Koleksioni i kodikėve (the codex) pėrbėn njė prej pasurive mė tė rėndėsishme kulturore tė popullit shqiptar nė tė gjitha kohėrat dhe njė pasuri me vlera botėrore. Ky koleksion, i cili ruhet nė Arkivin Qendror tė Shtetit, pėrbėhet nga mbi 100 vėllime, qė pėrbėjnė vepra tė plota (dorėshkrime) dhe 17 fragmente, tė cilėt, tė gjithė sė bashku, njihen si "fondi 888". Jashtė kėtij fondi numėrohen edhe disa dhjetėra kodikė tė tjerė, qė i takojnė kishės sė shėn Gjon Vladimirit (Durrės). Pėrveēse nė AQSH, kodikė ka pasur edhe nė muzeun e artit mesjetar nė Korēė.Pėr herė tė parė ekzistenca e kodikėve tė Shqipėrisė ėshtė bėrė e ditur botėrisht nga njė botim nė gjuhėn greke i peshkopit tė Beratit (Aleksudes, A. - 186. Nė vitin 1886 njė studiues francez (P. Batiffol) pėrshkroi shkurtimisht nė njė katalog 16 kodikė qė iu lejuan tė shihte nė arkivat dhe bibliotekat e kishės ortodokse tė Beratit. Batiffol, i cili u ankua nė artikullin e tij se murgjit vendės "nuk e lejuan" tė njihte shumė dorėshkrime tė tjera, pagėzoi tre prej kodikėve mė tė lashtė tė Shqipėrisė: "Codex Purpureus Beratinus" - "Kodiku i Purpurt i Beratit" (i mbiquajtur edhe "Beratinus-1"); "Codex Aureus Anthimi" - "Kodi i Artė i Anthimit" (i mbiquajtur "Beratinus-2"); si dhe "Kodi Liturgjik i Gjon Gojartit". Deri atėherė, nė listėn botėrore tė letėrsisė sė krishterė tė tipit bizantin, njiheshin jo mė shumė se njė dyzinė dorėshkrimesh tė tipit "kodik". Me kalimin e kohės nga kjo listė janė zhdukur emra veprash tė rėndėsishme liturgjike, duke pėrfshirė edhe "Kodikun e Gjon Gojartit", qė gjendej nė Shqipėri.