05/03/2008 - 11:08
Gerti Xhaja
Njė mjet fluturues fantazmė alarmon NATO-n dhe autoritetet shqiptare. Sinjalizimi i ardhur nė tė gdhirė tė ditės sė djeshme Ministrisė sė Mbrojtjes nga qendra e llakacionit tė NATO-s, nė Itali njoftonte pėr humbjen nga radarėt nė kufirin verior tė Shqipėrisė. Grupe shpėtimi dhe vėzhgimi janė ngritur me helikopterė tė Ministrisė sė Mbrojtjes dhe Ministrisė sė Brendshme nga Tirana, por kthimi i tyre i ka ēuditur tė gjithė. Helikopterėt kanė kėrkuar nė ēdo cep tė Alpeve tė Shqipėrisė, por nuk ėshtė gjetur asnjė gjurmė avioni apo helikopteri tė rrėzuar. Zėvendėsdrejtori i Pėrgjithshėm i Policisė, Rasim Borishi, i cili ishte vetė me grupet e kėrkimit nė helikopterin e MB-sė; shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura, gjeneral-major Luan Hoxha dhe shefi i Emergjencave Civile Alfred Olli, e quajtėn sinjalizim tė rremė rrėzimin e mjetit fluturues. Kthimi duarbosh i skuadrave tė kėrkim-shpėtimit e ka shtuar misterin.
Mjeti fluturues kishte shmangur radarėt, duke mbėrritur nė kufirin verior shqiptar dhe siē duket, kishte shmangur sėrish radarėt duke u zhdukur pa lėnė asnjė nam dhe nishan. Forcat e KFOR-it nė Kosovė, mohuan tė kenė humbur ndonjė avion apo helikopter, kėshtu edhe forcat e NATO-s, Forcat e Armatosura tė Shqipėrisė apo ato tė Malit tė Zi. Nė asnjė moment apo deklaratė, autoritetet shqiptare nuk kanė folur pėr mundėsinė e njė avioni spiun, qė mund tė vėzhgonte zhvillimet nė kufirin shqiptar me Kosovėn dhe Malin e Zi. Situata nė Ballkan nė dukje e qetė, ėshtė nxehur sė tepėrmi pas shpalljes sė pavarėsisė. Banorėt e zonės kanė kontaktuar drejtpėrsėdrejti me televizionin NEWS 24, i cili ndiqte minutė pas minute zhvillimet. Sipas tyre, ėshtė dėgjuar njė shpėrthim qė vinte nga maja e Jezercės, nė lartėsinė mbi 2600 metra, e cila ėshtė pika e dytė mė e lartė nė Shqipėri, pas malit tė Korabit. Burime tė rezervuara tė Komisariatit tė Policisė sė Tropojės, thanė pėr Gazetėn se nga shpjegimet e banorėve, zhurma qė ata e konsideronin shpėrthim, rezulton mjaft e pėrafėrt me zhurmat supersonik tė avionėve kur kalojnė shpejtėsinė e zėrit. Gjithsesi, burimet zyrtare tė informacionit kanė shmangur mundėsinė e njė avioni spiun, duke e konsideruar ngjarjen si njė gabim nė transmetimin e informacioneve, menaxhimin dhe pėrpunimin e tyre. Njė gabim nė dukje elementar, por qė sipas kėtyre burimeve, ngriti nė kėmbė tė gjithė shtetin shqiptar dhe NATO-n, pėr mjetin fluturues misterioz.
Ndryshe nga tė gjitha rastet e lėshimit tė sinjaleve SOS, apo edhe nė rastet e humbjes sė mjeteve fluturuese nga radarėt, nė njoftimet apo informacionet pėrcjellėse ka njė vend nisjeje, trajektoren e ndjekur dhe vendin e dyshuar ku mund tė ketė humbur apo ėshtė rrėzuar. Nė asnjė nga informacionet e servirura nuk rezulton vendi i nisjes sė mjetit fluturues, qė nga lokalizimet e radarėve tė NATO-s rezulton tė jetė avion i vogėl, apo helikopter. Kontrollet nga ajri dhe krehja e zonės nuk konstatuan asnjė gjurmė pėrplasjeje, shpėrthimi, apo mjeti fluturues.
Ngatėrresa
Nė orėt e mbrėmjes, burime tė pakonfirmuara pranė Ministrisė sė Mbrojtjes, fajėsonin pėrkthimin e keq tė mesazhit tė ardhur nga forcat e NATO-s, si shkak pėr tė gjithė situatėn e krijuar. Sipas tė njėjtit burim, ka qenė njė stėrvitje e forcave tė NATO-s, ku nė kuadrin e ushtrimeve ėshtė lėshuar edhe mesazhi SOS, i cili ėshtė marrė seriozisht nga autoritetet e Forcave tė Armatosura. Por, nė deklaratat e KFOR-it dhe autoriteteve shqiptare, nuk bėhet e ditur zyrtarisht mundėsia e njė manovre tė tillė.