14/03/2008 - 10:26
Tedi Blushi
Ambasada e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Tiranė, ka reaguar dje ndaj dhunės sė ushtruar ndaj gazetarit Besar Likmeta nga deputeti demokristian, Tom Doshi. Ambasadori John Withers, nė njė konferencė tė posaēme pėr shtyp ka dėnuar ashpėr aktin, duke deklaruar se nė njė vend demokratik, dhuna ėshtė e patolerueshme. Diplomati amerikan i kėrkoi autoriteteve tė hetojnė seriozisht akuzat, dhe e quajti tronditėse kėtė situatė ku pėrfshihen deputetė tė Kuvendit. Raporti i Departamentit Amerikan tė Shtetit, - tha Withers, - dėnon dhunėn nė njė vend demokratik. Mė tej, ai shtoi se ka ndjekur nga afėr raportimet rreth sulmit, tė cilin ai e quajti njė veprim burracak kundėr gazetarit Likmeta nga deputeti Doshi dhe nė praninė e ligjvėnėsit socialist, Arben Isaraj. Kėto raportime bėhen akoma dhe mė tronditėse, pėr faktin se ata janė tė dy anėtarė tė parlamentit. Raporti i tė drejtave tė njeriut tė qeverise amerikane, i publikuar vetėm dy ditė mė parė, e bėn plotėsisht tė qartė qė dhuna dhe kėrcėnimet me dhunė kundėr shtypit, janė tė patolerueshme nė njė demokraci, - theksoi gjatė fjalės sė tij ambasadori amerikan. Gjithashtu, Withers pėrshėndeti deklaratėn e kryeministrit Sali Berisha, i cili bėn thirrje pėr njė hetim tė plotė tė akuzave. Pėr kėtė pres tė shoh shpejt rezultatet e kėtij hetimi, - deklaron Withers. Ndėrkohė, ambasadori amerikan u ka bėrė thirrje edhe pėrfaqėsuesve tė shoqėrisė civile dhe veēanėrisht kolegėve tė gazetarit Likmeta, qė tė denoncojnė me guxim dhunime tė tilla tė lirisė sė shprehjes.
Akti i dhunės
Gazetari Besar Likmeta, i cili punon pėr agjencinė e njohur rajonale, BIRN (Balkan Investigative Reporting Netėork), ėshtė rrahur brutalisht nė datėn 10 mars nga deputeti i PDK-sė, Tom Doshi nė ambientet e barit tė Hotel Sheraton, rreth orės 10:45, nė prani tė klientėve dhe stafit tė hotelit. Dėshmitar dhe njėherėsh shoqėrues i deputetit Doshi, ishte edhe deputeti i Partisė Socialiste, Arben Isaraj, i cili ndonėse nuk ka ushtruar dhunė direkte mbi gazetarin, ėshtė pėrfshirė nė debatin paraprak me tė, nė krah tė Doshit. Likmeta, i cili pėsoi dėmtime nė fytyrė nga dhuna e parlamentarit, ka shkruar nė 20 shkurt tė kėtij viti mbi diplomat false tė deputetėve shqiptarė, mes tė cilėve ka qenė dhe demokristiani Doshi. Pasi kreu njė investigim tė pavarur mbi ngjarjen e rėndė, BIRN i ka dėrguar Kryeministrit Sali Berisha, pėrfaqėsuesve tė huaj nė Shqipėri dhe organizatave qė mbrojnė tė drejtat e njeriut, njė letėr, ku i njofton mbi ngjarjen dhe kėrkon ndėrhyrje tė menjėhershme tė tij. Duke kujtuar se ky nuk ėshtė precedenti i parė me karakter fizik i deputetit Doshi, edhe lėvizja Mjaft i ka bėrė thirrje pėrfaqėsuesve tė medias, pėrfaqėsive diplomatike dhe tė gjithė aktorėve tė shoqėrisė civile, qė tė reagojnė mbi kėtė ngjarje tepėr tė rėndė.