Mare nga gazeta shqiptare shkruar nga YLLI POLOVINA
Libri Gjysma e harruar e Skėnderbeut, tė cilin para disa kohėsh e promovova nėn kujdesin e Qendrės Ndėrkombėtare tė Kulturės "Arbnori", arriti tė bėhej modestisht lajm. Kjo bėri qė shumė bashkėkombės tė informohen jo vetėm pėr ēka synonte nė evidentimin e gjysmės sė harruar tė Skėnderbeut libri i parė, por edhe i gjithė projekti i triptikut, tre vėllimėshit qė po pėrgatis. Dhe duke qenė se deri sa tė pėrfundojnė e dalin pėr publikun dy librat e tjerė, njė ēast mendova se do tė ishte e dobishme qė kėtė distancė ta bėja tė ndjeshme pėr vėmendjen e lexuesit duke botuar nė shtypin e pėrditshėm herė pas here njė pjesė tė vogėl tė temave qė do tė trajtoja nė ta. Kėshtu mendova njė ēast, por pastaj kjo dėshirė mu zbeh. Deri ditėn kur njė miku im, autor shumė i dėgjuar librash, njohės, zhbirues i historisė dhe nė profilin e vet dijetar, tek u takuam njė ditė rastėsisht mė tha se nuk ishte gjė ajo historia sipas tė cilės Gjergj Kastrioti ka pasardhės tė gjallė. Ai nuk ishte i pari qė e thoshte kėtė gjė. Ky opinion ka me dhjetėra e dhjetėra dekada qė ėshtė akademik e zyrtar, i shumė pohuar dhe i patundur, aspak i vėnė nė dyshim. Mirėpo nė rastin konkret, kur pėr herė tė parė ftuam sė bashku me njė botues italian dhe prezantuam nė Shqipėri Alesandro, Paola e Xhulio Kastriotin, miku im i mirė i pati pritur me respekt. Kjo nuk donte tė thoshte patjetėr se duke u treguar i sjellshėm edhe i njihte si trashėgues tė besueshėm biologjikė tė Skėnderbeut. Nė tė vėrtetė, tre Kastriotėt qė jetojnė nė Pulia tė Italisė as qė patėn ardhur pėr tė marrė apo imponuar nė Tiranė ndonjė konfirmim zyrtar. Ardhja e tyre ishte projektuar thjesht si fillimi i njohjes. Do ta vendoste tė vėrtetėn koha e gjatė e kėsaj njohjeje si edhe paraqitja korrekte prej nesh e shumė dokumenteve qė bashkėkombėsit, duke nisur nga njerėzit e thjeshtė e deri tek elita akademike dhe ajo politike, tė bindeshin ose jo. I ishim ruajtur spektaklit tė 27-28 nėntorit 2004, kur i sollėm nė Shqipėri Kastriotėt. Media u tregua e ngrohtė, njerėzit e thjeshtė po ashtu, e mėnjanuar klasa politike dhe korrektėsisht nė distancė profesorati. Por historia e kontaktit me Shqipėrinė e italo-shqiptarėve me mbiemrin Kastrioti dhe e mirėbesimit tė tyre prej opinionit, ėshtė shumė e ndėrlikuar dhe e gjatė, pėrmban mes tyre tė vėrtetė dhe falsė. Kur promovova "Gjysma e harruar e Skėnderbeut", pėr ta bėrė tė qartė se ai botim dhe i gjithė triptiku ishte fryt i njė pune prej mė shumė se dhjetė vitesh e jo pasion i disa muajve apo krijim publicistik qė do tė shpėrfillte rregullat e rrepta tė dokumentacionit, tregova njė episod. Ishte 17 janar 1998, kur vetėm disa javė i ardhur pėr arsye pune nė Romė, ndėrsa mora pjesė nė pėrvjetorin e vdekjes sė Skėnderbeut, pashė pėr herė tė parė nė mbledhjen pėrkujtimore njė njeri qė drejtuesit e prezantuan si pasardhės tė Skėnderbeut. Ai nė kuvend nuk foli. Kur pas mbledhjes i befasuar se ndryshe nga sa kishim mėsuar nė Shqipėri heroi ynė kombėtar paskej pasur tė gjallė trashėgimtarė biologjikė, kėrkova ta takoj, pretenduesi u largua me shpejtėsi. Kėshtu nisi tundimi pėr tė kėrkuar tė vėrtetėn dhe nė verė tė vitit 2003, kur botova shkrimin e parė, pata vėzhguar, takuar, kontaktuar, mbledhur prova dhe dokumente tė mjaftueshme pėr tė bindur veten qė Skėnderbeu kishte pasardhės tė gjallė. Ja pėrse nėpėrmjet artikujve nisa "pėrpunimin" e butė tė opinionit, me shpresė se ndėrkohė do tė vazhdoja tė gjeja dėshmi tė reja gjersa mė nė fund tė kisha guximin, siē po bėj tani, tė bindja tė tjerėt, veēanėrisht botėn akademike dhe studiuesit e thellė tė Gjergj Kastriotit.
Me historianėt nuk bėhet shaka. Ata janė njerėz tė ditur qė punėt i kryejnė ngadalė, por nė mėnyrė tė sigurt. Veē deri ato ēaste nuk kisha qenė unė i vetmi qė pata bėrė tė ditur praninė e pasardhėsve tė gjallė tė Kastriotėve. Vetėm pak muaj mė vonė nga episodi qė pėrjetova nė Romė, nė prill 1998, kishin qenė gazetarėt e Televizionit Shqiptar Engjėll Ndocaj dhe Namik Ajazi, tė cilėt bėnė publik dokumentarin e tyre "Emėr qė nuk shuhet". Nė tė pėrshkruhej me gjuhė tė ngrohtė dhe me kujdes qė tė mos mungonin dėshmitė konkrete, figura e Fra Xhorxho Maria Kastriotit, pasardhėsit gjenealogjik tė Skėnderbeut nė degėn e Kastriotėve tė Napolit. Dy telegazetarėt tepėr menēurisht futėn nėn kamera edhe Xhorxho Maria Kastriotin, vazhduesin e tanishėm tė dinastisė sė tyre. Prej dy vitesh Fra Xhorxho nuk jeton mė. Tė regjistruar nė atė dokumentar janė edhe pamjet e djemve tė Xhorxhos, njėri prej tė cilėve, mė i madhi, Filipi, do tė jetė nesėr nė degėn e Napolit vazhduesi i "emrit qė nuk shuhet". Ajazi dhe Ndocaj atė titull dokumentarit tė tyre qė ėshtė transmetuar mbi dhjetė herė, ia gjetėn nė njė kuptim tė dyfishtė simbolik: Gjergj Kastriot Skėnderbeut nuk do t'i shuhet jo vetėm vepra e tij nė histori, por edhe trashėgimia nė linjėn mashkullore.
Nė njė sekuencė tė reportazhit tregohet se si Fraxhorxho Maria u dėshmon dy gazetarėve tė televizionit publik shqiptar pemėn gjenealogjike tė familjes sė tij. Kėtė dokument autentik unė e sigurova shumė kohė mė pas dhe njė fragment tė tij po e bėj publike sot nė "Gazetėn Shqiptare". Nė kamera atėherė, thjesht pėr shkaqe teknike, nuk dallohej dot asnjė hollėsi. Tani lexuesi bashkėkombės mund ta shohė fare tė qartė se qė nė 3 shkurt 1910, autoriteti mė i lartė i Konsultės Heraldike Italiane konfirmon se "Pema gjenealogjike e Skėnderbeut e pėrbėrė nga katėrmbėdhjetė breza, duke filluar nga Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, Princ i Shqipėrisė, e mbėshtetur dokumentarisht me akte qė ruhen nė Arkivėn e Konsultės Heraldike, deklarohet autentike". Kjo vėrtetėsi miratohet edhe nga Kryeministri italian, nga ministri i Brendshėm dhe nga Presidenti i Konsultės Heraldike.
Po mbushet njė shekull nga ky ēast, e megjithatė historiografia qė studion jetėn dhe veprėn e Gjergj Kastriotit ngul kėmbė qė njė vijimėsi nė linjė mashkullore tė Skėnderbeut nuk ka. Sipas saj, ajo ėshtė ndėrprerė shumė shpejt, qė me nipin e tij, dukėn Ferrante. Ky lindi vetėm dy fėmijė. Njėri ishte njė djalė qė pati fat tė hidhur: vdiq dhjetė vjeē. Fėmija e dytė e nipit tė Skėnderbeut ishte vajza me emrin Erina. Duke qenė se pasardhėsit nė degė femėrore sipas tė gjitha rregullave tė atėhershme e tė deritanishme nuk e fitojnė tė drejtėn e trashėgimisė sė njė dere, ėshtė marrė vendimi formalisht korrekt qė nė brezin e katėrt ėshtė shuar pėrfundimisht familja e Gjergj Kastriot Skėnderbeut.
Por a mund tė ketė edhe njė tė vėrtetė tjetėr, ose sė paku njė saktėsim?
Gjithēka qė do tė tregojmė nis nė fillim pranverė tė vitit 1469, kur pas vdekjes sė Skėnderbeut bashkėshortja e tij, princesha Donikė, e shoqėruar nga djali i vetėm, Gjoni trembėdhjetė vjeēar, si edhe disa vejusha komandantėsh shqiptarė tė rėnė nė luftė, kapėrceu detin pėr t'u vendosur nė Itali. Ajo nuk po ikte si njė emigrante qė nuk do tė rikthehej mė nė principatėn e vet. Kruja u ishte dorėzuar pėrkohėsisht, pėr tė rritur aftėsinė e saj mbrojtėse, Republikės sė Venedikut dhe shpresohej shumė qė falė edhe rezistencės sė shqiptarėve e ndihmės sė Evropės, pushtimi osman tė prapsej. Donika nė pragpranverė 1468 po e kapėrcente detin bashkė me princin trashėgimtar, pėr ta vijuar luftėn pėrkohėsisht prej andej dhe nė rastin mė tė parė pėr t'u rikthyer. Kastriotėt, mė ato ēaste me Gjonin trembėdhjetėvjeēar, ishin njė dinasti e re nė trojet shqiptare: vetėm katėr brezash. Veē qenė njė dinasti me etje tė fortė pėr pushtet, me vullnet tė madh pėr t'i mbėrritur synimet e tyre, me agresivitet zgjerimi dhe me rregulla shumė tė rrepta tė ruajtjes tė sė drejtės sė trashėgimisė. Pėr arsye qė nuk qartėsohen dot nėpėr disa artikuj dhe qė mjaft historiografė e kanė shpjeguar me aq dokumente sa kanė kėrkuar e parė, Gjergj Kastrioti u martua vonė dhe pėr ta trashėguar principatėn e tij e sidomos statusin e kryekomandantit tė Lidhjes Shqiptare tė Lezhės, ishin preokupuar jo pak. Dihet qė kur martesa e vonė me Donika Arianitin dha frytin e gėzuar tė njė djali (Gjoni lindi afėrsisht nė vitin 1455), ndodhi edhe tradhtia e madhe e nipit tė tij, Hamzait, atij qė pas vdekjes sė tė ungjit, nė kushte tė mungesės sė njė fėmije mashkull, do t'i takonte kurora e Shqipėrisė.
Si ndodhi qė Donika dhe Gjergj Kastrioti nuk lindėn mė fėmijė tė tjerė, provuan, por nuk ja dolėn dot apo u mjaftuan me lindjen e parė qė pėr fatin e tyre ishte mashkull dhe jo femėr, ėshtė njė temė joshėse jo vetėm pėr historianėt. Domethėnie, pėr kėndin ku ne po trajtojmė ciklin e kėtyre shkrimeve ka fakte se jeta e trembėdhjetėvjeēarit Gjon nė atė ikje tė pėrkohshme drejt brigjeve tė gadishullit tė Apenineve si edhe ajo e pasardhėsve tė tij meshkuj nė Itali, merr mes Kastriotėve rėndėsi tė veēantė. Madje nė tokat pėrtej detit e mbart kėtė peshė edhe mė tė madhe se nė trojet amtare. Nė Itali dhe nė Evropė Skėnderbeu kishte njė emėr tepėr tė madh dhe familja e tij, pra trashėgimtarėt, njė vlerė shumė tė posaēme pėr t'u pėrdorur, qoftė edhe propagandistikisht nė luftėn e gjatė qė kontinenti i krishterė po bėnte kundėr perandorisė osmane me fe zyrtare islamizmin.
Zhvillimet qė ndodhėn pas mėrgimit tė pėrkohshėm tė familjes sė Gjergj Kastriotit ishin tė tilla, qė brenda njė dekade pothuaj e shuan mundėsinė e rikthimit tė tyre. Megjithėse vetė Gjoni dhe tė paktėn dy nipėr tė tij dėshmohet se nė krye tė komandove tė ndryshme tė financuara e pajisura nga Republika e Venedikut apo Mbretėria e Napolit, kanė rihyrė nė Shqipėri pėr akte diversioni, kapje plastdarmesh apo edhe operacionesh tė gjėra ēlirimi, ajo ikje e pragpranverės 1468 kishte qenė pa rikthim.
Qė prej kėtij ēasti familja princėrore Kastrioti Skėnderbej e vazhdoi jetėn e saj larg trojeve tė shqiptarėve dhe pėr fat tė trishtė, edhe larg lidhjeve e vėmendjes reciproke tė dy palėve, duke krijuar kėshtu njė nga gropat mė tė mėdha tė kujtesės sonė kombėtare e duke shkaktuar atė dukuri qė e kemi quajtur "gjysma e harruar e Skėnderbeut". Tokat nė vendin e vet i humbi, por jetoi nė feude qė tė atit ja kishte falur pėr shėrbime tė veēanta mbreti Ferdinand i Napolit. Gjoni nuk humbi shkallėn e fisnikėrisė: u quajt Dukė. Nė trashėgimin e titullit ai nuk pati asnjė problem: ishte djalė i vetėm. Problemet nisin mė pas, ku fillon vėrtet njė labirint. Kėtu autorit tė kėtyre radhėve i ėshtė dashur pėr vite me radhė tė ecė me shumė kujdes, gati me kėmbė tė plumbta, pėr t'u shpėtuar ngatėrrimeve tė paqėllimta dhe grackave tė paramenduara. Nė punėn e gjatė tė mbledhjes sė dėshmive, duke e kėrkuar posaēėrisht, katėr vite mė parė ai takoi njėrin prej studiuesve italianė tė familjes Kastrioti, tė cilin e konsideron edhe mė tė vyerin.
Quhet Xhankarlo Valone, profesor nė Universitetin e Salentos nė Itali. Ai ėshtė i biri i Aldo Valones, nė vendin e vet njė italianist dhe rinovues i studimeve mbi Danten. Historiani me kulturė tė thellė juridike, krahas objekteve tė tjera tė hulumtimit, i ka nisur kėrkimet mbi Kastriotėt nė Italinė e jugut qė nė mes tė viteve shtatėdhjetė tė shekullit tė shkuar. Publikimet e studimeve tė tij kanė filluar nė vitin 1981, janė pėrtėritur mė 1986 dhe 1993. Formėn e plotė, e sigurisht jo pėrfundimtare kėto hulumtime e kanė marrė pak vite mė parė. Njė pjesė prej tyre tashmė sė fundmi ėshtė botuar, njė pjesė akoma jo, prandaj disa tė dhėna qė do tė pėrdorim mė pas, pėrveē tė shkruara do tė jenė dėshmi edhe tė regjistrimit me zė nga Profesor Valone. Ai i hedh mendimet me njė shkurtimėsi tė jashtėzakonshme, pothuaj si tė jenė tekste nė shifėr. Shumica e studimeve tė tij jo mė shumė se dhjetė-pesėmbėdhjetė faqe secili, dy tė tretat referenca dhe vetėm njė e treta tekst i drejtpėrdrejtė parashtrues, nuk mund t'i deshifrosh dot pa ditur qė mė parė shumė gjėra. Pėrfshi edhe pasardhėsit e Skėnderbeut nė Itali. Njeri fisnik dhe i pazhurmshėm, Profesor Xhankarlo Valone jo vetėm nuk i bėri kurrė publicitet kėrkimeve tė tij shkencore, por vazhdon t'i paraqesė faktet e dokumentuara rigorozisht nė njė mėnyrė tė tillė, qė tė lė hapėsirė pėr t'i interpretuar lirisht.
Kur shpjegon familjen e Gjonit me pasardhėsit e tij, studiuesi Valone konfirmon atė qė e kanė dėshmuar me kohė shumė historianė tė mėparshėm. Pothuaj nuk ka asgjė tė re. Risia dhe kontributi e tij i veēantė nis me fatin nė Itali tė trashėgimtarėve apo pasardhėsve tė Skėnderbeut nė brezin e katėrt pas tij, pra nė vijim tė Gjonit. Siē dihet, Gjon Kastrioti u martua nė Itali me Erina Brankoviēin, vajzėn e princit serb Llazar. Edhe kėta, pėr shkak tė pushtimit osman, ishin tė emigruar. Siē dihet vetė, Erina ishte bijė e lidhjes martesore tė Llazarit me Helena Paleologun, pjesėtare e familjes perandorake tė Bizantit. Mund tė thuhet se me atė martesė nė shkallėn e fisnikėrisė, Gjon Kastrioti realizoi njė ngjitje mė tė madhe se i ati i tij i famshėm dhe mė tė lartėn nė tė gjithė historinė e derės sė tij. Jo pak libra dhe disa enciklopedi tė mesjetės shkruajnė qė nė rast se nė Itali dhe mė tej saj duan tė gjejnė njė dėshmi pranie tė vijuar tė perandorit bizantin Manuel Paleologu, kėtė gjė duhet ta bėjnė duke kėrkuar nė pasardhėsit e Gjergj Kastriot Skėnderbeut.