Receta Gatimi

Konkursi pėr t‘u bėrė polic, zbulohet "testi i budallait"


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Konkursi pėr t‘u bėrė polic, zbulohet "testi i budallait"

    Publikohen pyetjet qesharake qė nuk u zgjidhėn nga 936 konkurrentė

    Shpeshherė kemi dėgjuar me shaka se pėr t‘u bėrė polic, duhet tė kesh muskuj dhe jo tru. Por, nuk e kishim besuar se kjo mund tė jetė e vėrtetė. Pas testimit tė parė me shkrim tė 941 personave, qė donin tė hynin nė polici dhe pas publikimit tė pyetjeve tė testit, vihet re se bėhet fjalė pėr njė nivel skandaloz konkurrentėsh, mbase mė tė dobėtit e regjistruar ndonjėherė nė shkollėn e policisė. Rezultatet e dobėta tė konkursit pėr shkollėn e policisė kanė treguar haptazi nivelin e tė rinjve, qė tregojnė interes pėr tė hyrė nė radhėt e uniformave blu.

    Kjo, jo pėr faktin e numrit tė personave pjesėmarrės, por pėr inteligjencėn e tyre tė dobėt, pasi nuk kanė mundur tė marrin minimumin e pikėve tė testit me shkrim. Pavarėsisht se testi ka qenė i njė niveli pėr fėmijė 12-13 vjeē, vetėm pesė prej mė shumė se 900 konkurrentėve, kanė mundur tė kapėrcejnė kufirin pėr t‘u kualifikuar nė etapėn tjetėr tė konkursit. I njohur si "testi i budallait", nuk ėshtė kaluar dot nga 936 konkurrentė. Ky duket si njė fakt tejet negativ pėr policinė, duke vėnė re se interesi pėr njė profesion tė tillė ka mbetur vetėm te personat me nivel tė ulėt diturie. Pėr mė tepėr, nga burimet zyrtare tė policisė ėshtė deklaruar se nė konkurs kanė qenė edhe persona me arsimim tė lartė, por nuk ėshtė publikuar ndonjė numėr i saktė i tyre.

    Pikėrisht dje, policia ka vėnė nė dispozicion disa prej pyetjeve qė kanė qenė nė testin e konkurrimit, ku duket qartė thjeshtėsia e pėrgjigjeve. Por, kjo nuk ėshtė kuptuar prej konkurrentėve. Me datėn 10 korrik, sipas planifikimit tė bėrė mė parė, nė ambientet e Pallatit tė Kongreseve nė Tiranė, ėshtė zhvilluar testimi me shkrim i aplikantėve qė konkurrojnė nė Shkollėn Bazė tė Policisė dhe nga 1049 aplikues, nė testim morėn pjesė 941 prej tyre, prej tė cilėve 63 femra dhe 878 meshkuj. Fakti mė i ēuditshėm ėshtė ai qė vetėm pesė prej konkurrentėve mundėn tė kalojnė kufirin prej 60 pikėsh dhe tė kualifikohen pėr etapat e tjera tė konkursit.

    E kjo i ka detyruar drejtuesit e policisė tė ndėrmarrin njė veprim, sa pozitiv edhe negativ. Duke anuluar testin e parė, ka njoftuar pėr njė testim tė dytė, ku ka ftuar edhe kandidatė tė tjerė, duke marrė shkas nga niveli i dobėt e kandidatėve tė parė. Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit njofton tė gjithė shtetasit qė nuk kanė mundur tė aplikojnė pėr tė vazhduar konkurrimet pėr "Patrullėn e Pėrgjithshme", janė tė ftuar tė aplikojnė nga data 17-30 korrik 2008, pranė drejtorive tė policisė nė qarqe. Sipas policisė, konkurrimi me shkrim do tė bėhet nė datėn 08 gusht 2008, nė ambientet e Pallatit tė Kongreseve, nė orėn 07.00. Kuota e pranimit nė Shkollėn e Policisė do tė jetė 150 persona.

    Ndėrkohė, personat qė kanė qenė tė regjistruar mė parė, duhet tė paraqiten nė drejtoritė e policive nė qarqe pėr tė marrė fletėn e pranimit bashkėlidhur me fotografi. Por, pesė kandidatėt fitues tė testit tė zhvilluar nė datėn 10 korrik 2008 nuk do t‘i nėnshtrohen kėtij testimi, pasi janė direkt tė kualifikuar dhe do tė paraqiten vetėm nė fazėn tjetėr tė konkurrimit, nė testin fizik. Pėr informacione tė mėtejshme mbi formularin e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshėm tė gjithė tė interesuarit mund tė paraqiten pranė drejtorive tė policisė nė qarqe ku banojnė ose tė vizitojnė faqen e internetit tė Ministrisė sė Brendshme (nėse dinė tė pėrdorin internetin).



    Udhėzime pėr testin me shkrim

    Testi pėrbėhet prej 100 pyetjeve tė hartuara pėr tė testuar aftėsitė tuaja nė disa fusha. Ėshtė e rėndėsishme qė ju t‘ju pėrgjigjeni tė gjitha pyetjeve gjatė kohės sė pėrcaktuar.

    Do tė keni nė dispozicion 3 orė pėr tė pėrfunduar testin. Do tė njoftoheni kur tė kenė mbetur 30 minuta nga koha dhe mė pas edhe kur tė kenė mbetur 5 minuta nga pėrfundimi i kohės.

    Duhet tė pėrdorni laps pėr t‘ju pėrgjigjur pyetjeve. Nėse keni nevojė tė ndryshoni pėrgjigjen, mund tė fshini pėrgjigjen e parė dhe tė jepni pėrgjigjen e re.

    Duhet ta mbushni me laps tė gjithė rrethin e pėrgjigjes qė do tė jepni. Nė rast se ajo nuk mbushet plotėsisht mund tė mos lexohet nga lexuesi optik (skaneri), ndaj tė bėhet kujdes gjatė mbushjes rrethit.

    Nė kutinė qė shėnon "Test Form" (Formulari i testit) mbushni atė shkronjė qė i korrespondon shkronjės nė cepin e djathtė sipėr, tė faqes sė parė tė testit, pra plotėsoni variantin e testit.

    Mos e plotėsoni kutinė qė shėnon "Subj Score" (Rezultati pėr lėndė).

    Pėr ēdo pyetje ju jepen katėr mundėsi zgjedhjeje A, B, C dhe D.

    Zgjidhni njė pėrgjigje pėr ēdo pyetje dhe mbushni atė nė fletėn e skantronit me ngjyrė rozė.

    Shėnoni pėrgjigjen tuaj nė shkronjėn korresponduese nė fletėn e pėrgjigjeve me ngjyrė rozė qė do t‘ju jepet.

    Mos bėni asnjė shenjė tjetėr nė fletėn e pėrgjigjeve.

    Sigurohuni qė tė plotėsoni kutinė nė pėrgjigjen e duhur.

    Nėse jeni tė pasigurt pėr pėrgjigjen e njė pyetjeje, mos e plotėsoni dhe kthejuni mė vonė nėse do tė keni kohė.

    Mos shkruani asgjė nė materialin e testit. Do t‘ju jepet njė fletė e bardhė pėr pėrdorim gjatė testit.

    Nuk ju lejohen makina llogaritėse, telefona celularė apo ndonjė mjet tjetėr qė mund t‘ju ndihmojė pėr testin. Celularėt duhet tė fiken para shpėrndarjes sė testit dhe deri nė momentin e pėrfundimit tė provimit. Pėrdorimi i mjeteve tė tilla do t‘ju ēojė automatikisht nė skualifikim.

    Nuk duhet tė komunikoni nė asnjė mėnyrė me ndonjė aplikues tjetėr gjatė testimit. Nėse do tė komunikoni, do tė skualifikoheni menjėherė nga procesi i pėrzgjedhjes. Nėse keni pyetje, ngrini dorėn dhe prisni qė drejtuesi qė ndodhet nė klasė t‘ju pėrgjigjet.

    Megjithėse tė gjithė kandidatėt do tė kenė tė njėjtin testim, rendi i pyetjeve mund tė ndryshojė. Nėse kopjoni pėrgjigjet nga fleta e njė kandidati tjetėr, kjo do tė dėmtojė mjaft mundėsinė tuaj pėr ta kaluar testin dhe pėr mė tepėr do tė skualifikoheni automatikisht nga procesi i pėrzgjedhjes.

    Tė gjitha materialet (materiali i testit, fletėt e pėrgjigjeve, shėnimet etj.,) duhet tė dorėzohen pas pėrfundimit tė testit. Nuk mund tė merrni asgjė me vete nga ambienti ku zhvillohet testi.

    Testi do tė korrigjohet nė mėnyrė elektronike menjėherė pas pėrfundimit tė tij dhe do tė shpallen rezultatet. Mos u largoni nga ambienti i testimit pa parė rezultatet.

    Kėto rezultate do tė pėrfshijnė edhe oraret e testimit tė aftėsive fizike pėr kandidatėt qė e kanė kaluar testin. Nuk do tė kryhet asnjė njoftim i mėtejshėm.

    Nuk ju lejohet tė keni me vete ēanta apo materiale tė ndryshme nė momentin e hyrjes nė Pallatin e Kongreseve.


    Udhėzime shtesė pėr kandidatėt

    Kandidatėt qė kanė aplikuar pėr testimin e datės 10 korrik 2008, nuk do tė paraqesin aplikime tė reja, por tė konfirmojnė pjesėmarrjen nė testin e datės 08 gusht 2008 pranė drejtorive tė policisė nė qarqe

    Kėta kandidatė do tė pajisen me fletėn e pranimit nė testin me shkrim, po qe se pėr arsye objektive nuk e disponojnė atė.

    Pranimi nė testin me shkrim do tė bėhet vetėm me fletėn e pranimit. Ata kandidatė qė nuk do tė kenė me vete fletėn e pranimit nė testin me shkrim, nuk do tė pranohen tė marrin pjesė nė testim.



    SHEMBUJ PYETJESH


    1. Pėr dy vjet, im atė do tė jetė saktėsisht tre herė mė i madh nė moshė sesa jam unė tani. Im atė ėshtė 37 vjeē. Sa vjeē jam unė?


    12
    13
    14
    15


    2. Nėna e dėrgoi Lenin nė dyqan pėr tė marrė 9 kuti konservash me bizele. Leni mund tė mbante vetėm dy kuti nė njė rrugė. Sa herė iu desh tė shkonte nė dyqan pėr t‘i marrė tė gjitha?


    3
    4.5
    5
    5.5


    3. Punonjėsi i policisė doli nga shtėpia nė 07:15 pėr t‘u ndodhur nė zyrėn e tij nė Komisariatin e Policisė nė orėn 08:00. Ai mbėrriti nė zyrė nė orėn 07:52. Sa minuta iu deshėn atij pėr tė mbėrritur nė zyrė?


    35 minuta
    37 minuta
    45 minuta
    47 minuta


    4. Znj. Hysi mbėshtolli tabelėn e saj me letėr me ngjyrė. Tabela ishte 74 cm e gjerė dhe 44 cm e gjatė. Sa cm letėr me ngjyrė iu nevojit asaj pėr tė mbėshtjellė tabelėn?


    236 cmĀ²
    592 cmĀ²
    3146 cmĀ²
    3256 cmĀ²


    5. Z. Lesi po mblidhte tė dhėna qė tė ndihmonte familjen e tij pėr tė hartuar buxhetin. Ai kishte shėnuar shpenzimet e tyre pėr ushqim pėr 4 javė rresht. Ata kishin shpenzuar 9.735 Lekė, 8.807 Lekė, 9.198 Lekė dhe 9.620 Lekė. Cila ėshtė mesatarja e shpenzimit tė tyre pėr ushqim pėr 4 javė?


    9.003 lekė
    9.271 lekė
    c. 9.340 lekė

    d. 9.406 lekė



    6. Xheni bleu njė biēikletė qė shitej pėr Ā¼ e ēmimit tė zakonshėm. Cila shifėr dhjetore i korrespndon thyesės sė mėsipėrme?


    0.14
    0.25
    0.40
    0.75


    7. Rrethi i treguar kalon nė pikat me koordinata (1, 4), (3, 2), (1, 0) dhe (-1, 2). Qendra e rrethit ndodhet nė pikėn me koordinata:



    (1, -2)
    (1, 2)
    (2, -1)
    (2, 1)



    8. Njė pyetėsor i plotėsuar nga 100 njerėz tregon vendet qė ata do tė donin tė vizitonin mė shumė nga 7 mundėsitė e ofruara. Sa njerėz kanė zgjedhur Australinė, Francėn dhe Hauain si vendin qė ata do tė donin tė vizitonin mė shumė?


    62
    44
    42
    38




    9. Zgjidhni kollonėn me pėrgjigjet sakta: (a) (b) (c) (d)







    286 + 399 = _____ 675 685 685 675


    998 - 107 = _____ 891 891 891 891


    123 x 9 = _____ 1107 1107 1107 1117


    1216/76 = _____ 16 16 66 66


    10. Zgjidhni kollonėn me pėrgjigjet sakta: (a) (b) (c) (d)







    1001 + 712 = _____ 1723 1713 1723 1733


    775 - 289 = _____ 486 486 486 486


    27 x 15 = _____ 405 405 405 405


    425/25 = _____ 27 17 17 27


    11. Pėrgjigjuni pyetjes sė mėposhtme vetėm mbi bazėn e informacionit vijues:


    "Si pasojė e intervistave tė shumta me paditės dhe dėshmitarė tė krimeve tė dhunshme, punonjėsi i policisė Balliu ka vėnė re njė rritje tė dukshme tė numrit tė pėrdhunimeve nė zonėn e tij tė patrullimit nė tre muajt e fundit. Ai ka vėnė re se pėrdhunimet ndodhin zakonisht ditėn e hėnė dhe tė mėrkurė dhe pjesa mė e madhe e tyre ndodh nga ora 08:00 deri nė 11:00."


    Punonjėsi Balliu ėshtė informuar nga eprori i tij se do tė caktohet pėr tė patrulluar ēdo javė nė mėnyrė qė tė pėrqendrohet nė uljen e numrit tė pėrdhunimeve. Cili do tė ishte orari mė i pėrshtatshėm qė punonjėsi i policisė Balliu tė patrullonte?


    Tė martėn deri tė shtunėn, 20:00 deri nė 04:00.
    Tė hėnėn deri tė premten, 7:30 deri nė 15:30.
    Tė mėrkurėn deri tė dielėn, nga mesdita deri nė 20:00.
    Tė hėnėn deri tė premten, 15:00 deri nė 23:00.


    Pėrgjigjuni pyetjes 12 vetėm mbi bazėn e informacionit tė mėposhtėm:

    Kur njė punonjės policie ndesh njė fėmijė qė ka humbur, ai duhet tė kryejė veprimet e mėposhtme nė rendin e dhėnė:

    Tė njoftojė punonjėsin e sallės operative.
    Tė pyesė personat aty afėr se ku ėshtė gjetur fėmija dhe se ēfarė tjetėr mund tė dinė ata pėr tė.
    Ta ēojė fėmijėn nė Komisariat nėse nuk gjendet njė i afėrm i tij.
    Tė pėrgatisė njė raport.


    12. Punonjėsi i policisė Gjergji dhe kolegu i tij Sinjari janė duke patrulluar njė zonė tė banuar kur vėnė re njė fėmijė qė sillet vėrdallė i vetėm nėpėr rrugė. Kur punonjėsit e policisė i afrohen fėmijės, ajo fillon tė qajė dhe thotė se ka humbur. Punonjėsit

    e policisė njoftojnė sallėn operative. Hapi tjetėr qė ata duhet tė ndėrmarrin ėshtė:



    Ta marrin fėmijėn me vete tek Komisariati dhe t‘i shpjegojnė situatėn punonjėsit tė sallės operative atje.
    Tė mbledhin informacion dhe tė hartojnė raportin pėrkatės.
    Tė sjellin tė afėrmin tek zyrat e Komisariatit kur ta gjejnė.
    Tė pyesin personat nė zonėn ku u gjend fėmija.


    13. Nė mėnyrė qė tė parandalohet shitja e drogės nga makinat, rregulli ėshtė qė punonjėsit e policisė tė vėzhgojnė makinat e parkuara pranė vendit tė tyre pėr tė parė nėse kanė arsye pėr tė dyshuar qė veprimet e personave brenda nė makinė janė tė dyshimta. Cilėn prej situatave tė mėposhtme duhet ta konsideronte mė tė dyshimtė njė punonjės policie?


    Dy tė rritur nė njė makinė tė parkuar pranė oborrit tė njė shkolle gjatė orės sė pushimit, tė cilėve u afrohen ēdo ditė fėmijė tė ndryshėm.
    Njė furgon qė sjell njė femėr pėrpara shkollės dhe qė largohet me shpejtėsi.
    Njė shofer taksie qė parkon nė tė njėjtin vend pėr 30 minuta ndėrkohė qė lexon gazetėn.
    Tre adoleshentė qė ulen mbi njė makinė tė parkuar pranė njė parku ndėrkohė qė dėgjojnė muzikė.


    Pėrdorni hartėn dhe busullėn e mėposhtme pėr t‘iu pėrgjigjur kėtyre pyetjeve:


    14. Cili shtet ndodhet nė Lindje tė Shqipėrisė?


    a. Bosnja

    b. Mali i Zi

    c. Maqedonia

    d. Adriatiku


    15. Nėse dua tė udhėtoj pėr nė Malin e Zi nga Tirana, nė cilin drejtim do tė shkoja?


    Jug (South)
    Lindje (East)
    Veri (North)
    Jug-Juglindje (South-SouthEast)


    16. Nė cilin drejtim tė qytetit tė Lushnjes gjendet qyteti i Korēės?


    a. Jugperėndim (SW)

    b. Lindje-Juglindje (ESE)

    c. Juglindje (SE)

    d. Lindje-Verilindje (ENE)




    17. Motorēikleta e Policisė pėrshkoi 180 km pėr 5 orė, cila ishte shpejtėsia mesatare?

    a. 18 km

    b. 30 km

    c. 36 km

    d. 38 km


    18. Drejtoria e Qarkut ka njė buxhet prej 6.000 Lekė pėr pajisje zyre. Njė faturė prej 2.000 Lekė pėr blerjen e disa pajisjeve tė zyrės ėshtė paguar. Ēfarė pėrqindje e buxhetit ka mbetur afėrsisht?


    20%
    33%
    47%
    67%


    19. Koha e reagimit pėr 5 telefonata pėr ndihmė qė mori njė punonjės policie ishin 38 minuta, 2 minuta, 32 minuta, 8 minuta dhe 25 minuta. Cila ishte koha mesatare e reagimit?


    2 minuta
    21 minuta
    38 minuta
    105 minuta


    20. 4a + b = 13

    2b + a = 12

    b-a =


    1
    3
    4
    7



    PĖRGJIGJET E SAKTA JANĖ:


    b
    c
    b
    d
    c
    b
    b
    a
    b
    b
    b
    d
    a
    c
    c
    b
    c
    d
    b
    b


    Gazeta Shqip

  2. #2
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Konkursi pėr t‘u bėrė polic, zbulohet "testi i budallait"

    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga EMAUS
    8. Njė pyetėsor i plotėsuar nga 100 njerėz tregon vendet qė ata do tė donin tė vizitonin mė shumė nga 7 mundėsitė e ofruara. Sa njerėz kanė zgjedhur Australinė, Francėn dhe Hauain si vendin qė ata do tė donin tė vizitonin mė shumė?


    62
    44
    42
    38
    Pergjigjen e sakte te kesaj pyetje Emaus e ka vene "a"!

    Mund te me shpjegoje njeri perse eshte "a" pergjigjja e sakte? Apo edhe ju jeni te gjithe polica?

  3. #3
    i/e rregjistruar 35% Maska e PoLiGrAfIkSi
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Vendndodhja
    SOUTH BEACH MIAMI
    Postime
    852
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Konkursi pėr t‘u bėrė polic, zbulohet "testi i budallait"

    Emaus ka shenuar (a) sepse pergjigja 62 persona korsepondon me me pergjigjen (d)38 persona qe del e barabart me numrin e personave qe jan pyetur.

  4. #4
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Konkursi pėr t‘u bėrė polic, zbulohet "testi i budallait"

    Ja fute kot poligraf!

    Ajo pyetje nuk e ka as edhe nje lloj kuptimi! Keshtu qe nuk mund ti jepet nje pergjigje perderisa eshte pyetje idiote.

    Tani, gabimi ose eshte i Top-Channel nga ku Emaus ka marre kete artikull dhe e kane shkruar ata gabim, ose eshte faji i POLICEVE qe kane hartuar testin.

    Ne fund te fundit edhe ata police jane!


+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Jeni "Pro" apo "Kunder" klonimit te njeriut?
    Nga smocking2 nė forum Votime dhe Sondazhe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 08-12-2014, 01:00 AM
  2. "Metro" do te quhet "Windows 8"
    Nga vaaldr1n nė forum Microsoft Windows
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-08-2012, 09:06 PM
  3. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-04-2012, 01:42 PM
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2009, 01:15 PM