Hyri nė shtėpinė e Big Brother me flamurin kombėtar nė dorė dhe doli pas 100 ditėsh prej aty, sėrish me flamurin mbi shpatulla, por edhe me kurorėn e fitimtarit. Arbėr Ēepani, njė model i shkėlqyer pėr tė rinjtė shqiptarė nė njė intervistė pėr revistėn “Shqip”, tregon se vazhdon t’i pėrmbahet ėndrrės sė tij qė tė bėhet pjesė e ndryshimit tė shoqėrisė sonė. Historia dhe jeta e njė djali sa ėndėrrimtar aq edhe racional, mes vendlindjes, vendeve ku ka jetuar, studimeve dhe Madalenės, dashurisė sė tij italiane.Zakonisht nė kėtė garė fitojnė gjithmonė, personazhe qė nuk shfaqen qė nė fillim si protagonistė agresivė. Nuk fitojnė asnjėherė ata tė zhurmshmit, apo qė luftojnė egėr pėr dominancė.



Zakonisht fitojnė ata personazhe qė dinė ta menaxhojnė mjaft mirė veten e tyre, ditė pas dite dhe javė pas jave. Personazhe qė plotėsohen pėrditė e mė tepėr nė sytė e konkurrentėve tė tjerė dhe sytė e publikut qė i sheh dhe voton nga jashtė.Nuk pėrbėn mė diēka tė paditur. Arbėr Ēepani, djali 20 vjeēar, qė la pėrkohėsisht jetėn e studentit nė Itali, pėr t’u bėrė pjesė e programit “Big Brother”, ėshtė fituesi i merituar dhe i pakontestuar i garės sė fortė tė mbijetesės dhe sfidės pėr t’u dashur nga tė gjithė shqiptarėt. Inteligjent, i edukuar, me njė bagazh tė pasur intelektual, i formuar si personalitet, simpatik nė paraqitje dhe look interesant, nė mėnyrė krejt tė natyrshme, ai u bė sfidanti i 18 konkurrentėve qė hynė nė garė. Njė djalė nga i cili bashkėmoshatarėt e tij, por jo vetėm, kanė ēfarė tė mėsojnė. Nė intervistėn qė kemi zhvilluar me Arbrin, pak ditė pas fitores sė tij, pėr lexuesit e revistės “Shqip”, spikat edhe njė herė personaliteti i bukur i kėtij djali si dhe dėshira e tij e fortė qė t’i shėrbejė me sa mundet shoqėrisė sė cilės i pėrket.



Arbėr, ishte mė e vėshtirė tė menaxhoje situatėn brenda shtėpisė, apo suksesin jashtė saj?
Si situata brenda, ashtu edhe situata jashtė janė shumė tė ndryshme. Brenda ishte njė situatė e veēantė sepse duhet tė mbaje komunikim etik dhe tė merrje diēka nga konkurrentėt qė kishe pėrballė. Ishin fillimisht 14 konkurrentė qė mė pas u bėnė 18, me 18 karaktere tė ndryshme dhe me kėto karaktere tė ndryshme, ndoshta nė jetėn normale nuk do tė kisha dalė. Izolimi tė bėnte qė tė gjeje pikat e pėrbashkėta me ta. Kjo ishte e veēanta e menaxhimit brenda. Pas 100 ditėsh fitorja mė e madhe qė morėm secili prej nesh, ishte qė pėrfituam mjaft nga njėri tjetri. Sa pėr menaxhimin e suksesit jashtė shtėpisė, ėshtė gjithēka njė kėnaqėsi. Thjesht fakti qė takon njerėz nė rrugė, njerėz tė cilėt mė pėrpara nuk i njihje, qė i pėrqafon, njerėz qė tė urojnė, afria me ata, ėshtė kėnaqėsia mė e madhe pėr mua. Mė shumė se menaxhim ėshtė tė jetosh kėtė lloj kėnaqėsie.

Si ju duket fakti qė jeni nė gojėn e mijėra shqiptarėve qė prej 100 ditėsh e mė tej?
(qesh) Kur mendon se je nė gojėn e mijėra e mijėra shqiptarėve!….Ndonjėherė mendoj, vėrtet jam unė?! Mė mirė tė mos e mendosh dhe tė shijosh vetėm pėrqafimet jashtė….. Gjithsesi ėshtė situatė interesante, sepse ne ishim tė izoluar totalisht dhe hymė nė njė program qė bėhej pėr herė tė parė nė Shqipėri, nuk e kishim fare idenė se si pėrceptohej jashtė. Ne vetėm kur dolėm nė natėn finale dhe pamė ata qindra mijėra vetė qė bėnin tifo, kuptuam impaktin qė programi dhe ne kishim pasur te njerėzit.

Vini nga njė eksperiencė e jetės nė Itali ku jeni familjarizuar me njė spektakėl tė tillė si “Grande Fratello”. Si ju dukėn konkurrentėt shqiptarė, krahasuar me to?
Kėndvėshtrimi ėshtė gjithmonė relativ, kur flitet pėr konkurrentėt. Nė Shqipėri ishin 18 karaktere tė ndryshme. Normalisht ka njė ndryshim mes Italisė dhe Shqipėrisė, sikurse ka njė dallim mes Italisė dhe Francės apo Anglisė. Konkurrentėt qė hyjnė nė secilin prej kėtyre vendeve pėrfaqėsojnė atė qė pėrfaqėson shoqėria. Kam pėrshtypjen qė kjo ka ndodhur edhe nė Shqipėri, ku janė pėrzgjedhur karaktere qė pėrfaqėsojnė shoqėrinė shqiptare nė linja tė pėrgjithshme. Kėshtu qė ka ndryshime mes karaktereve, sepse ėshtė ndryshimi i shoqėrisė.

Ju jeni shquar si djalė i debateve konstruktive, por qė jo gjithmonė gjenit debatues tė tė njėjtit nivel. Cili ėshtė komenti juaj?
Gjithsecili dinte diēka nė fushėn e tij dhe nė atė ēfarė bėnte nė jetė. Unė jam munduar gjithmonė, megjithėse kėtė ma kanė cilėsuar si strategji, qė tė paktėn tė kisha njė komunikim rreth fushės sė tyre dhe tė bashkėbisedonim rreth saj. Edhe nė qoftė se nuk kisha njė pėrgjigje nga debatet qė bėja, pėrpiqesha tė merrja nga gjėrat qė mė jepnin personat qė kisha pėrballė.

Ēfarė mendoni se bėri qė ju tė fitoni, intelekti, formimi, edukata, apo karakteri?
Besoj se ėshtė njė ndėrthurje e pak nga tė gjithave. Mė e rėndėsishmja ėshtė se unė aty brenda nuk i kam rėnė nė qafė asnjėrit. Kisha pikat e mia tė forta dhe u fokusova aty, nuk kisha pse fokusohesha te defektet apo mangėsitė e tė tjerėve. Nuk doja t’i luftoja tė tjerėt nė mėnyrė tė pabesė dhe tė dilja vetė i pari. Pika e fortė e Arbrit ishte qė tė fokusohesha te pikat e forta tė Arbrit, tė nxirrja se kush ėshtė Arbri. Qė ėshtė njė person me tė mirat dhe tė kėqiat e veta, qė nuk dėshiron t’i bjerė nė qafė tė tjerėve. Beson tek ajo qė mund tė japė dhe fokusohet tek ajo qė mund tė japė. Koha ecėn shumė pėrpara dhe besoj se asnjėri prej nesh nuk ka kohė qė tė merret me tė tjerėt. Po tė merremi me tė tjerėt do i hiqnim kohė vetes dhe fatkeqėsisht, karakteri dhe personaliteti ynė do tė shkojė nė regres dhe jo nė progres.

Ky kėndvėshtrim, mos ėshtė tipar i fituar nga jetesa jashtė?
Normalisht qė kur jeton jashtė merr eksperienca tė ndryshme dhe tė zgjerohet edhe horizonti. Por kam pėrshtypjen se jam 110 pėr qind puro shqiptar dhe jam shumė krenar qė i pėrkas dhe mbroj kėtė kulturė. Ajo ēfarė kam marrė jashtė ėshtė thjesht njė plus qė e performon akoma mė shumė kulturėn time. Sa i takon diskutimeve brenda nė shtėpi, nuk ka tė bėjė me faktin qė kam jetuar jashtė dhe diskutimi im ishte etik.

Cilat kanė qenė stacionet ku ka qėndruar Arbri, gjatė jetės sė tij?
Kam lindur nė Tiranė dhe menjėherė u nisėm pėr nė Havanė, nė Kubė. Aty kalova fėmijėrinė time e mė pas u ktheva nė Shqipėri dhe nisa shkollėn fillore. Nė moshėn 11 vjeēare u nisa pėr nė Itali ku vazhdoj akoma sot tė jetoj. Dhe si perfundim, nė moshėn 20 vjeēare u nisa pėr nė shtetin mė tė ri nė Shqipėri…Republika “Big Brother” (Qesh). Tė gjitha kėto udhėtime dhe spostime janė bėrė pėr shkak tė profesionit tė babait tim si diplomat karriere.

Ishte e vėshtirė apo e thjeshtė pėr ju tė fitonit, domethėnė tė nxirrnit nė pah vlerat tuaja?
Kjo ishte pikėrisht sfida, sepse kur je nė njė shtėpi me persona si ty, normalisht qė arrin edhe tė diskutosh, edhe tė nxjerrėsh mė tė mirėn tėnde. Por kėtu ishte sfida mė e bukur, tė arrije tė komunikoje dhe tė nxirrje vetveten edhe me persona qė ndoshta as nuk donin tė tė dėgjonin fare. Unė arrita tė jap e marr me kėta persona dhe kėtė e vlerėsoj. Sepse ēdo njeri ka aspektin e tij pozitiv dhe negativ. E rėndėsishme ėshtė qė ne tė marrim anėn pozitive, anėn negative ta njohim, por tė mos e pėrdorim te tė tjerėt. Kjo ėshtė mė e rėndėsishmja.

Eksperienca televizive e Arbrit qėlloi e suksesshme. Mendoni tė provoni eksperienca tė tjera televizive, qoftė edhe tė natyrave tė tjera?
Personazh televiziv do e shihja veten, vetėm nė njė program social. Do mė pėlqente shumė qė tė kisha njė program social qė tė lėvizte anėkėnd Shqipėrisė dhe tė kapte problemet e shqiptarėve nė pėrgjithėsi. Do tė ishte njė program qė do e vlerėsoja dhe ku do tė merrja pjesė me kėnaqėsi.

Ēfarė ka ndryshuar te ju qė nga momenti kur hytė nė shtėpi deri tani?
Arbri ėshtė gjithmonė ai qė ka qenė mė pėrpara. Thjesht tani ėshtė shumė mė afėr me njerėzit. Kjo ėshtė fitorja mė e madhe qė kam marrė nga Big Brother. Nė aspektin e eksperiencės ka qenė e jashtėzakonshme. Sfida u kalua me sukses dhe sigurisht qė ėshtė rritur besimi nė vetvete qė mund tė fitoj nė kėtė lloj sfidash. Nga ana tjetėr ishte edhe sfidė nė komunikim, unė do e quaja njė master nė komunikim me njerėzit. Ėshtė pikėrisht kjo qė tė rrit nga ana e karakterit. Nė qoftė se kam ndryshuar, kjo sepse kam fituar mė shumė besim nė vetvete.

Kė shihnit si rival dhe pse?
Sidomos nė finale ishim tė gjithė rival. Duke qenė tė izoluar totalisht ne nuk e kishim idenė se si perceptoheshim, se si komentoheshim dhe a pėlqeheshim nga pjesa jashtė. Nė njė farė mėnyrė e shikoja si rival dhe doja qė tė shkonte sa mė larg Astriti, pėr atė qė ai pėrfaqėsonte. Pėrfaqėsonte diēka shumė tė madhe nė Shqipėri dhe doja qė ai tė vlerėsohej sa mė shumė. Gjithashtu do tė doja qė tė vlerėsohej sa mė shumė nė atė lojė edhe Besa, gjithmonė pėr atė qė pėrfaqėsonte. Doja qė t’i shihja tė dy sa mė larg.

Gjithsesi ishte kėnaqėsi shumė e madhe qė isha nė finale me Olsin. Ai ėshtė njė person me tė cilin kam patur komunikim mjaft etik qė nga fillimi i Big Brother. Kishim njė komunkim xhentelmenėsh nė njė farė mėnyre, kėshtu qė ishte kėnaqėsi qė isha me Olsin deri nė fund.

Studioni pėr shkencat politike nė Itali. Mendoni tė hyni realisht nė politikė, apo keni hyrė?
Varet si e shikojmė konceptin e politikės. Nė qoftė se do ta shikoja politikėn si njė person qė do tė kalonte nga parlamenti nė komisionin parlamentar dhe nga komisioni parlamentar nė konferencė shtypi, atėherė nuk do tė doja kurrė tė isha pjesė e politikės. Nėse e shohim politikėn si pjesė e njė mjeti pėr tė sjellė ndryshim, atėherė sigurisht qė do tė doja tė bėhesha pjesė e politikės pėr tė ndryshuar diēka bashkė me tė tjerėt. Mė shumė se politikan do tė doja tė bėhesha njė qytetar, tė cilit i ka fjala mė shumė vlerė se njė deputeti. Kjo ėshtė ajo qė dua tė jem.

Ēfarė do tė donit tė ndryshonit?
E rėndėsishme ėshtė qė tė jepet njė mesazh se mund tė ndryshohet. Pa u fokusuar nė gjėra tė veēanta, nė Shqipėri themi shpesh herė se ky vend nuk bėhet, se s’ka pėr t’u bėrė kurrė, as pėr 50 apo 100 vjet. Por mendoj se e rėndėsishme ėshtė qė tė jepet mesazhi qė po tė duam ne, me punė mund tė bėhet ndryshimi. Ndryshimi nuk vjen nga perėndia por nga puna e secilit prej nesh. Nė qoftė se nuk ndryshojmė tė gjithė dhe e fusim nė mentalitet ndryshimin, nuk do tė arrijmė ndryshimin.

Keni premtuar njė fushatė sensibilizuese dhe bamirėsie. Ka filluar ajo?
Ka filluar, jemi nė pėrfundim tė planit se ku do shkojmė, jemi duke pėrfunduar edhe website-n dhe me promovimin e tij do tė iniciojmė zyrtarisht iniciativėn. Kemi dhe njė grup tė hapur vullnetarėsh dhe ėshtė surprizė e madhe qė ēdo ditė vijnė me dhjetėra e-maile tė vullnetarėve qė duan tė angazhohen. Kjo ishte e papritur nga ana ime. Ata vijnė nga Shqipėria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia. Ėshtė pikėrisht mbėshtetja e kėtyre personave dhe e shumė tė tjerėve, qė na forcon besimin se duhet vazhduar dhe luftuar.

Sa kohė do zgjasė?
Do shkojė gjatė gjithė muajve tė verės dhe nė fillim tė stinės sė vjeshtės. Pėr tė gjitha shpenzimet do tė ketė transparencė totale. Kemi disa gjėra nė plan, nga do tė veēoja projektin pėr mbrojtjen e natyrės. I tillė ėshtė projekti pėr ndalimin e prerjes masive tė pyjeve nė Lurė. Aty ku janė bėrė masakra ne do tė mbjellim fidanė. Tjetėr projekt ka tė bėjė me mbėshtetjen e njerėzve nė nevojė, si pėr shembull jetimėt, talasemikėt, mosha e tretė, njerėzit me aftėsi tė kufizuara, etj. Kemi shumė ide pėr tė bėrė diēka nė favor tė tyre. Ndėrkohė qė nisja e fushatės do tė jetė nga Gėrdeci, ku do tė japim mesazhin qė pavarėsisht fatkeqėsisė sė madhe, jeta duhet jetuar. Do tė shkojmė nė shkollat fillore ku do tė ndėrtojmė fusha sportive pėr fėmijėt, kėnde lojrash, etj.

Vjeshta do ju gjejė nė Tiranė, apo do vazhdoni studimet nė Bari tė Italisė?
Kam pėrshtypjen se sapo tė mbaroj fushatėn do i rikthehem studimeve, t’i mbaroj sa mė shpejt ato. Askujt nuk do i duhej njė Arbėr pa shkollė. Kur t’i kem tė gjitha tė pėrfunduara do tė kthehem pėrfundimisht nė Shqipėri.

Ky ėshtė premtim?
Kėtė ide e kam pasur gjithmonė. Kam jetuar jashtė, kam pėrjetuar eksperienca tė ndryshme, por gjithmonė me idenė fikse qė njė ditė do tė kthehem nė Shqipėri dhe kėto eksperienca do t’i vė nė shėrbim tė vendit tim.

Cila ėshtė njė ditė e zakonshme e Arbrit nė Itali?
Paradite jam nė universitet pėr tė ndjekur leksione tė ndryshme, para dreke e kam rutinė njė ecje tė shpejtė buzė detit pėr rreth 2 orė pasi kam fatin e mirė tė jetoj nė njė qytet bregdetar, pasditen mundohem t’ia dedikoj miqve dhe nata deri nė orėt e vona i pėrket studimeve tė ndryshme. Po mė duket pak si ato paketat turistike kjo dita ime e zakonshme (qesh)

Si e pritėn miqtė nė Itali fitoren tuaj?
Isha pėrpara dy ditėsh nė Itali, ku ndenja vetėm dy ditė. Ata mė bėnė njė festė surprizė, tė cilėn e vlerėsova pa masė. Janė persona qė mė kanė mbėshtetur shumė nė ēdo inisiativė nė Itali. Pjesa mė e madhe janė italianė, por mes tyre ka edhe shqiptarė. Me shokėt italianė, nė njė farė mėnyre, jam rritur sepse kam shkuar nė Itali qė adoleshent. Aty kam kaluar njė pjesė tė bukur tė jetės. Njė pjesė e tyre mė kishin ndjekur gjatė spektaklit pėrmes satelitit. Zakonisht ata mblidheshin tė shtunave te njėri prej tyre dhe e shihnin spektaklin sė bashku.

Po me Madalenėn si vazhdon historia?
Vazhdojmė historinė bashkė. Normalisht duhet kuptuar se zonjushat janė mė sentimentale se ne ēunat dhe njė mungesė prej muajsh nuk ėshtė pak, ndihet nga tė dyja palėt. Ajo ndihej nė njė fare mėnyre e mėnjanuar nga 3 muaj izolimi qė unė kalova nė Big Brother. Kjo ishte e gjitha dhe nuk ishte historia aq sa ē’u zmadhua. Shpresoj qė gjithēka tani tė shkojė edhe mė mirė. Jemi takuar dhe shpresoj qė gjithēka tė kthehet si mė parė. Jemi nė rrugėn e duhur. Ėshtė njė person me tė cilin kam kaluar shumė aventura tė bukura nė jetė, kėshtu qė nuk dėshiroj ta humbas. Duheshin thjesht tė sqaroheshin disa gjėra tė vogla.

Si jeni njohur me Madalenėn dhe si nisi historia juaj?
Kishim kohė qė njiheshim, pasi kishim dhe shoqėri tė pėrbashkėt…dhe Madalena ishte zonjusha tipike qė i vėrtiteshin shumė “peshkaqenė” qė nuk ia dilnin me sukses…Mė tėrhoqi shumė tipi i saj, dhe nė ndryshim nga “peshkaqenėt” e tjerė gjeta disa mėnyra mė elegante dhe fine pėr ta zėnė nė rrjetė (qesh). Kam mė shumė famėn e njė peshkatari tė mirė sesa tė njė peshkaqeni tė egėr (qesh).

E pėrcaktoni veten si idealist apo racional?
Idealizmin e kam pėr vete, jam tip ėndėrrimtari, por ėndrrėn dhe idealin i kam pėr vete. I shikoj si njė horizont i largėt dhe e kam si forcė dhe shpresė pėr vetveten. Kur ėshtė puna pėr kontaktet me njerėzit dhe pėr punė konkrete, jam shumė racional dhe me kėmbė nė tokė.

Ēfarė pėlqeni te vetja?
Tė qenurit i hapur ndaj ēdo lloj gjėje. Ndaj eksperiencave pozitive dhe negative. Tė qėnurit i hapur ndaj ēdo lloj kulture.

Ēfarė nuk pėlqeni nga vetja?
Kur nuk marr mėsime nga njė gabim.
Cili ėshtė pasioni mė i madh i Arbrit?
Pasioni mė i madh i Arbrit ėshtė qė tė ketė sa mė shumė pasione.