Rezidencat qeveritare: Nė dispozicion tė politikanėve shqiptarė, mes tyre presidenti dhe kryeministri, janė nė dispozicion disa nga vilat dhe rezidencat qeveritare mes tė cilave nė Dajt, Durrės, Vlorė, Lezhė dhe Pogradec.
Mė nė fund edhe kryeministri Sali Berisha i ėshtė dorėzuar vapės sė gushtit. Nėse ėshtė deklaruar sė fundmi nė media se kryeministri nuk bėn asnjėherė pushime, kjo nuk ėshtė gjithmonė e vėrtetė. Ai duket se ka gjetur pakėz kohė tė lirė pėr t’u kredhur nė ujėrat e ftohta tė detit Jon, pikėrisht pak metra poshtė rezidencės qeveritare nė Dhėrmi, ku ka qenė nė fundjavė nėn shoqėrinė e familjes sė tij. Berisha ėshtė freskuar nė det, madje ka kaluar minuta tė tėra nė ujin e kripur, duke zbuluar kėshtu edhe njė tjetėr pasion tė fshehur, atė tė sportit tė notit.

Por, nėse aty pėrqark nuk duhet tė ishte i pranishėm askush, pėrveē njė barke shoqėruese qė i qėndron gjatė gjithė kohės nga afėr. Por duket se njė foto, origjina e sė cilės nuk dihet ende ka fiksuar momentet verore tė kryeministrit, madje edhe teksa ai ka qenė duke buzėqeshur pėrpara objektivit. Njė buzėqeshje qė nuk ėshtė shtrėnguar as nga kripėsia e detit, ndoshta pėr tė pozuar ashtu siē ndodh ngado, me kolegėt e tjerė tė politikės nė tė gjithė Evropėn dhe mė gjerė, zakonisht para paparacėve.

Fundja, pushimet janė dhe pėr politikanėt dhe pėrpos fjalės sė dhėnė se nuk do tė bėjė asnjė ditė pushim nė piskamėn e gushtit. Por nėse gjatė intervistave tė shkuara ai ka pohuar se mes dilemės pėr tė zgjedhur pushime nė det apo nė mal, do tė zgjidhte kėtė tė fundit, sivjet ka preferuar qė me familjen e tij tė akomodohet nė bregdet. Vila e Dhėrmiut ėshtė njė fortesė e vėrtetė pushimesh, pasi ėshtė larg vėmendjes sė pushuesve, me njė plazh tė vogėl dhe tė kufizuar vetėm pėr Berishėn, i cili duket se kėtė herė ka rėnė nė grackėn e fotografit, pėr tė treguar edhe njė anė tjetėr: atė tė njė kryeministri qė dashuron tej masė veēanėrisht sportet e ujit.

PUSHIME KALIMTARE
Fundjavat e kėsaj vere, kanė qenė mė shumė udhėtime tė vrullshme politikė pėr tė prerė sa mė shumė shirita, sesa pushime me plot kuptimin e fjalės pėr kryeministrin. Por, kur ka ardhur rasti, ai e ka shfrytėzuar atė teksa ka udhėtuar nė bregdet pėr t’u ēlodhur dhe pushuar nė kėtė sezon. Pas bilancit tė tri viteve qeverisje, kėto fundjavat verore tė Berishės, nuk janė as mė pak, as mė shumė, veēse pushime kalimtare. Ai ėshtė zhvendosur pėr disa orė nė rezidencėn qeveritare, larg zhurmės sė kryeqytetit, polemikave politike apo shkresave pa fund dhe detyrave tė tjera, qė duhet t’i pėrmbushte brenda tė zyrės me ajėr tė kondicionuar. Vila e Dhėrmiut, e cila mė parė ka qenė 100 pėr qind nė dispozicion tė ish-presidentėve, gjatė kėtij sezoni, ka qenė pėr fundjavė vetėm pėr kryeministrin dhe familjen e tij. Ndėrkohė qė nė dispozicion tė Berishės gjatė sezonit tė verės janė gjithashtu edhe rezidencat e Vlorės, Durrėsit dhe Pogradecit, gjithmonė nė gatishmėri, nė rast se kryeministri do tė preferojnė qė do tė zhvendoset kalimthi nė njėrėn nga kėto vila qeveritare.

VERA E DEPUTETĖVE
Pas 1 gushtit, pasi kanė lėnė sallėn e Kuvendit, deputetėt kanė ndalur vrapin nė plazhe dhe pishina. Pjesa mė e madhe ka preferuar rivierėn pėr tė pushuar, ndėrsa pjesa tjetėr ka planifikuar qė gjatė kėtyre ditėve tė qeta dhe pa debate politike, tė udhėtojnė plazhet e kushtueshme jashtė vendit nga Turqia deri nė Azi. Njė pjesė kanė zgjedhur tė kalojnė kėto ditė pushimesh me familjet, ndoshta pėr tė kompensuar periudhėn e mungesave larg tyre, pėr t’iu rikthyer sėrish rutinės nė shtator.