Koha e qendrimit te nje te huaji per motive turistike pa leje qendrimi eshte deri ne 30 dite

Shtetasit qe vijne nga vendet e Bashkimit Evropian si dhe Zvicra, Izraeli, ShBA, Kanada, Kore e Jugut, Kroacia, Zelande e re, Turqia, Japonia dhe Malajzi hyjne pa vize ne territorin Shqiperi dhe kundrejt nje takse prej 10 euro qe paguhet ne momentin e hyrjes. Ne periudhen e sezonit turistik (1 qershor-30 shtator) hyjne pa vize edhe shtetasit e vendeve Serbi-Mali i zi dhe Bosnje-Hercegovine.

Qendrimi

Koha e qendrimit te nje te huaji per motive turistike ne Shqiperi pa leje qendrimi eshte deri ne 30 dite. Per te qendruar me shume duhet te kerkohet nje zgjatje te kohes se qendrimi prane autoriteteve qe mund te zgjatet deri ne 90 dite.

Makina

Eshte e mundur te hysh ne territorin shqiptar me nje makine duke deklaruar ne dogane qe do e fusesh perkohesisht. Do te marresh nje leter hyrje qe kur te dalesh duhet ta dorezosh per te llogaritur taksen e qarkullimit (1 euro per makinat e cilindrates se mesme). Eshte e nevojshme gjithashtu pagimi i siguracionit te perkohshem ne kufi per 15 dite kushton 50 euro.

Te levizesh midis qyteteve

Mjetet me te frenkuentura per te levizur ne Shqiperi jane furgonet private ose autobuset shteteror ose privat.. Ky transport funksionon vetem gjate dites. Rruget nuk jane ne gjendjen me te mire. Nese doni te levizni me makine, duhet te keni parasysh qe pikat e karburantit jane te shumta ne qendrat e banimit dhe te pakta ne zonat rurale. Rrjeti i hekurudhave eshte i kufizuar. Trenat e udhetareve nisen cdo dite dhe pershkojne qytetet kryesore, por nuk ofrojne komoditet. Per te levizur ne qytetet e medha mund te perdorni mjetet e transportit publik, autobuset. Kostoja e tyre varion nga 20-30 leke. Gjithashtu taksite kane nje kosto prej 2-2.5 eurosh (300leke).

Parashikimet

Ne listen e vendeve qe premtojne rritje ne sektorin e turizmit ne dhjete vitet e ardhshme, hartuar nga Keshilli Boteror i Turizmit dhe Udhetimeve, Shqiperia ndodhet ne vendin e nente. Masterplani i zhvillimit dhe menaxhimit te integruar te bregdetit te jugut perben nje sfide per te ardhmen e turizmit shqiptar. Zhvillimi i zones se bregdetit te jugut behet duke pasur parasysh qe mos te perseritet pervoja negative e betonizimit te Golemit. Deri tani tradicionalisht ka qene tregu i shqiptareve nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi ka furnizuar sherbimet turistike. Vendet, qe frekuentohen shpesh, vazhdojne te mbeten ata qe kane qene. Vendet e Mesdheut jane shume te preferuar. Spanja, Italia vazhdojne te jene ne vendin e pare, kjo tendence nuk pritet te ndryshoje. Por edhe udhetimet e largeta per ne Azi, Afrike dhe Amerike jane shume te kerkuar per shkak te debatit aktual per mbrojtjen e klimes. B.Hoxha



Konkurrenca

Kete vit, cmimet ne plazhin e Durresit duken paksa me te lira se, vitet e kaluara. Ne kete aspekt, nje rol te rendesishem duket se, ka luajtur edhe rritja e cmimeve ne plazhet e Malit te Zi, te cilat terheqin nje pjese te pushuesve kosovare.

[align=left:1zkks7vk]Gazeta KohaJone[/align:1zkks7vk]