Rindėrtohet gjimnazi Abdulla Keta
Njė tjetėr objekt arsimor i rinovuar pėr periferinė e Tiranės. Bėhet fjalė pėr shkollėn e mesme Abdulla Keta nė zonėn e Shkozės, e cila u rindėrtua falė njė kredie prej 512,855 Euro nga Banka e Kėshillit tė Europės (CEB).
Nė pėrurimin e kėsaj shkolle Kryetari i Bashkisė Edi Rama ka vėnė nė dukje se kėto shkolla tė reja apo tėrėsisht tė rindėrtuara, janė tempuj tė dijes dhe njėkohėsisht hapėsira tė bashkėjetesės pėr tė rinjtė nė kėto komunitete periferike.
Para rikonstruksionit shkolla kishte vetėm 6 klasa tė thjeshta dhe 2 laboratorė, ndėrsa pas ndėrhyrjes, nė dispozicion tė nxėnėsve janė 16 klasa mėsimore dhe 3 laboratorė, njė palestėr 270 m² dhe 50 m² mjedise ndihmėse, zyra e senatit si dhe laboratorėt kompjuterikė.
Si tė gjitha shkollat e pėrfshira nė kėtė projekt tė Bashkisė sė Tiranės, pėr pėrmirėsimin e infrastrukturės arsimore nė kryeqytet, pajisja dhe mobilimi i tė gjitha mjediseve tė brendshme sipas standarteve bashkėkohore ėshtė pjesė pėrfshirėse e procesit tė rehabilitimit. Qėllimi kryesor mbetet krijimi i kushteve cilėsore nė veprimtarinė shkollore duke plotėsuar e respektuar standartet europiane. Pėr kėtė janė kompletuar kabinetet e gjuhėve tė huaja, laboratorėt kimikė e fizikė, biblioteka, mjediset ndihmėse sportive, asistenca mjeksore ku nxėnėsit do tė kenė mundėsi kėshillimi dhe trajtimi shėndetėsor si dhe sistemimi i mjediseve tė jashtme me gjelbėrim dhe trotuare.
Gjimnazi Abdulla Keta, ndodhet nė rrugėn Ali Demi, e cila shtrihet nė skajin verilindor tė kryeqytetit dhe pėrfshihet nė territorin e Njėsisė Bashkiake Nr.1.
08.09.2008