Meshkujt e sotėm deklarojnė se preferojnė vajzat qė kanė pasur eksperienca mė parė, por kjo bie ndesh me numrin e madh tė vajzave qė paraqiten nė maternitet


Mesatarisht 3 vajza nė ditė i nėnshtrohen ndėrhyrjes kirurgjikale

Virgjėria ėshtė njė koncept i gjerė, i cila vitet e fundit diskutohet shumė gjerė nė ambientet e tė rinjve. Njė pjesė e mirė e tyre e shohin atė si njė stad qė duhet kaluar gjatė adoleshencės, pėr tė mos hasur probleme emocionale mė vonė. Ndėrsa tė tjerėt e konsiderojnė virgjėrinė “trofe” pėr femrėn. Meshkujt e sotėm deklarojnė se preferojnė vajzat qė kanė pasur eksperienca mė parė, por kjo bie ndesh me numrin e madh tė vajzave qė paraqiten ēdo ditė nė dyert e maternitetit apo klinikave private pėr t’u rikthyer “tė virgjra”. Duket qesharake, por ėshtė shumė e vėrtetė qė njė pjesė e mirė e vajzave paguajnė deri nė 20 mijė lekė pėr tė pasur mundėsi tė krijojnė familje. Edhe pse ndėrhyrjet tė tilla nuk lejohen nė spitalet shtetėrore, burime brenda maternitetit tregojnė se ka njė numėr tė madhe vajzash qė i nėnshtrohen kėsaj ndėrhyrje. Sipas mjekėve ato preferojnė tė mbeten anonim dhe pėr kėtė arsye nuk ka statistika konkrete pėr numrin e saktė tė tyre. Por mendohet tė jenė mesatarisht 3 ndėrhyrje nė ditė, por nė tė vėrtetė numri nuk mund tė pėrcaktohet, pasi mjekėt deklarojnė se numri mė i madh i ndėrhyrjeve bėhen nė klinika private. Ndėrhyrja mund tė rezistojė deri nė tre ditė dhe brenda kėtij afati kohor vajzat gjatė aktit seksual mund tė nxjerrin hemorragji, e cila ēon nė dukjen e virgjėrisė sė saj. Pas kėtij afati nuk mund tė ndodh asgjė, pra shenjat e virgjėrisė sė shtirur nuk mund tė shfaqen. Mjekėt gjinekolog tregojnė se kjo lloj ndėrhyrje vėrtet mund tė ēojė njė femėr drejt martesės, por ajo mund t’i rrezikojė asaj edhe jetėn. Hemorragjia qė vajzat presin tė kenė pas ndėrhyrjes gjatė aktit seksual, mund tė ēojė nė humbje e njė sasie tė konsiderueshme gjaku, deri nė vdekjen e saj. Pėr faktin qė kėto ndėrhyrje bėhen nė mėnyrė mjaft tė fshehtė, vajzave nuk u jepet njė informacion i duhur pėr pasojat qė ato mund tė kenė pas kėsaj ndėrhyrjeje. Grupmosha e femrave qė i nėnshtrohen kėsaj ndėrhyrje ėshtė e ndryshme, ato variojnė nga 18 deri nė 30 vjeē. Pjesa mė e madhe e tyre janė nga kryeqyteti, pasi zonat rurale jo vetėm qė kanė mungesė informacioni, por kanė njė periudhė mjaft tė hershme tė martesave tė vajzave. Pėr tė kryer njė ndėrhyrje tė tilla mjafton tė kesh njė numėr telefoni tė personelit tė maternitetit dhe ēdo gjė mund tė mbarojė pėr disa orė, edhe pse askush nga mjekėt nuk e pranon ekzistencėn e ndėrhyrjes brenda ambienteve tė maternitetit.
Lind me dy dhėmbė, fat apo...
Pranė maternitetit “Kocco Gliozheni” njė nėnė 18-vjeēare nga Kukėsi, me banim nė Paskuqan ka sjellė nė jetė njė djalė me dy dhėmbė. Ky fėmijė bėn pjesė nė rastet e rralla tė lindjeve. Shefi i pediatrisė, Eduart Tusha thotė pėr Gt-nė se fėmijė gėzon shėndet tė plotė dhe nuk ka asnjė problem pėr jetėn, madje ai ėshtė si fėmijėt e tjerė. Fėmija ka lindur me peshė normale 3,4 kg dhe dhėmbėt janė vėnė re nga mjeku qė ka pritur fėmijėn. Dhėmbėt e tija janė nė pjesėn e poshtme tė gojės dhe sipas mjekėve ato do tė bien shumė shpejt dhe do tė zėvendėsohen nga dhėmbėt e tjerė qė do tė dalin nė periudhėn e caktuar tė tyre. Familjarėt e fėmijės dhe sidomos nėna e saj e kanė pritur shumė keq kėtė gjendje tė fėmijės, pasi siē deklarojnė edhe ata vet gojėdhėnat e tyre tregojnė se fėmijėt qė lindin mė dhėmbė nuk duhet t’i shohė njėri pėrveē nėnės sė vet, pasi nuk e kanė jetėn e gjatė. Kjo ėshtė edhe arsyeja qė ata ndihen tė pafuqishėm pėr ta pėrballuar situatėn. Ndėrkohė mjeku pediatėr deklaroi se rastet e tilla i pėrmban edhe literatura nė rastet e rralla, por qė nuk asnjė informacion pėr jetėgjatėsinė e fėmijės. “Pėrderisa fėmija nuk shfaq shqetėsim pėr shėndetin, nuk ka arsye pse tė mendohet qė ai nuk do tė rrojė gjatė”, - pėrfundon mjeku.

Burimi Gazeta Tirana