- Trėndafili i ēamėrisė
-
Super Forumist
Lirenti-Addicted
- Reputacioni
- 0
Trėndafili i ēamėrisė
Ah Trėndafil i Ēamėrisė
Te Qafa e Botės u nda bota jonė
E unė shumėherė u turpėrova pranė fletės sė bardhė
Qė mu desh ta mbush me shkronjat e zeza tė pafuqisė
Shumė herė u turpėrova nga dheu pa mėmė e mėma pa dhe
Se njėrėn pa tjetrėn se quaja dot mėmėdhe
Njė natė nė ėndėrr mi pėshpėrite ca fjalė tė qėmotshme:
Mė the: Jemi tre: ti, unė e dhimbja.
Nėse vjen, dhimbjen do ta mund me ty
Nėse svjen, dhimbja do na mundė tė dy
Tė thashė: ja ku jam, po flasim me njė zė
Por ėndrra na iku e ne sishim Njė
Ah Trėndafil i Ēamėrisė!
Do tė doja tė mė shponin gjembat tu
Qė ta ndjeja afėrsinė tėnde thellė nė brendinė e qenies
Qė trupi im tė pėrgjakej pėr hir tė aromės sate
Se shpirti i mėrzitur nga mungesa e asaj qė do
I ngjanė shpirtit tė mėrzitur nga prania e asaj qė nuk e do
E prania e jetės pa ty, mė bėnė qė asnjė pamje tė mos mi kėnaq kėta sy
Mbase nuk di tė shkruaj por dhimbja mė bėri poet
Kėto fjalė nuk vijnė nė botė nga lapsi por nga malli i ndarjes
Si mund tė bėjė trupi diēka qė shpirti se mban brenda e tij?
Si mund tė shkruaj e tė mos jem vetė poezi?
Si mund tė tė puth edhe njė herė o trėndafil nė Ēamėri?
E tė mbahem mend si puthje e pėrgjakur nė histori!
Njėzet e shtatė qershor!
Mė shumė se njėzet e shtatė dhimbje pėr shpirtin njerėzor
Ky muaj qė shėnon mesin e vitit
Mė bėn tė mendoj pėr ditėn kur do ndahet trupi prej shpirtit
Trupin nuk mund tua lė amanet se ai i takon tokės
Shpirtin nuk mund tua lė amanet se ai i takon Qiellit
Amanet vetėm kėtė poezi tua lexoni tė gjithė njerėzve tė mi
Pėr Trėndafilin tim tė tharė nė Ēamėri
Nėse e kėrkojnė pėrgjigjen time tė fundit,
Mund ta gjejnė nė pyetjet e mia,
A mund tė mos shkaktojė dhimbje ndarja pa dėshirė?
A mund tė mos ua kujtojė ndarjen fjala lamtumirė?
Scroll