Shqiperia, progres ne parandalimin e tortures ne burgje


Shqiperia, ka bere permiresime te medha ne perpjekjet per parandalimin e tortures dhe trajtimin e te denuarve. Nje fakt i tille u be i ditur nga Raporti i Komisionit per Parandalimin e Tortures, Keshilli i Evropes, per vitin 2008, teksa informon se Shqiperia ka bere nje progres te ndjeshem, thelbesor krahasuar me vitin 2005. Ne raportin e vizites se vitit 2005, Komisioni per Parandalimin e Tortures, Keshilli i Evropes kishte shprehur shqetesime serioze, rreth faktit qe shumica e rekomandimeve qe kishte dhene pas vizitave te meparshme ne Shqiperi nuk ishin zbatuar. Objektivi kryesor i Raportit te vitit 2008 ishte per te pare, nese ishte arritur progres ne lidhje me rekomandimet e dhena nga Komisioni ne vizitat e viteve 2005 dhe 2006. Ne kete kontekst, vemendje e vecante u tregua ne lidhje me trajtimin e personave te ndaluar nga policia dhe kushtet ne qendrat e vuajtjes se denimit, si dhe ato te paraburgimit. Gjate gjithe vizites, sipas raportit, niveli i bashkepunimit nga autoritetet shqiptare ne nivel qendror, ka qene i shkelqyer. Gjate kesaj vizite, delegacioni ka verejtur nje numer te konsiderueshem permiresimesh thelbesore dhe shume domethenese qe nga vizita e vitit 2006. Ne vecanti, per sa i perket keqtrajtimit nga ana e policise, trendi i pergjithshem tregon permiresim, ndersa per sa i perket kushteve ne qendrat e paraburgimit, jemi shume afer qe te kthehet nje faqe e re. Ne fakt, situata ne disa qendra te paraburgimit, sic kane qene raportuar ne vizitat e viteve 2005 dhe 2006, i perkasin te shkuares. Komisioni per Parandalimin e Tortures, Keshilli i Evropes nenvizon se kryeministri i Shqiperise, ka denuar ne menyre publike aktet e tortures dhe format e tjera te keqtrajtimit dhe ka treguar se qeveria do te ndjeke politiken e 'tolerances zero' ne kete drejtim. Per t'ia arritur kesaj, i jane dhene instruksione nga ana e Ministrise se Brendshme te gjithe oficereve te policise. Komisioni per Parandalimin e Tortures, Keshilli i Evropes thekson ne Raport se delegacioni i tij, ka verejtur nje numer te konsiderueshem permiresimesh thelbesore ne lidhje me kushtet e mbajtjes, ne qendrat e paraburgimit.

Se pari me perfundimin se fundmi, te transferimit te pergjegjesise se qendrave te paraburgimit nga Ministria e Brendshme, tek Ministria e Drejtesise, te gjitha qendrat e burgimit tani jane subjekt i rregullave te njejta.

Se dyti, disa qendra te paraburgimit te cilat jane rekomanduar si te papershtatshme, jane nxjerre jashte sherbimit.

Se treti, jane kryer investime te medha per te ndertuar qendra te reja paraburgimi (si per shembull ne Durres, Fushe Kruje, Korce dhe Vlore), te cilat pa dyshim do te lehtesojne problemin e vazhdueshem te mbipopullimit ne shume qendra.

Se katerti, standardet e ushqimit ne sistemin e burgjeve, jane permiresuar. Nuk ka pasur asnje akuze kohet e fundit per keqtrajtim fizik te qellimshem, ne qendrat e paraburgimit ne Durres dhe Vlore. Per sa i perket Durresit ne vecanti, kjo perben nje permiresim te dukshem. Komisioni per Parandalimin e Tortures, Keshilli i Evropes eshte i impresionuar nga standardi i larte i kushteve materiale, ne njesine per te burgosurit e mitur. Sipas Raportit 2008, Kushtet ne njesine per te burgosurat femra, ishin ne total te kenaqshme dhe Sigurimi i Kujdesit Shendetesor duket ne teresi, te jete adekuat ne shumicen e qendrave te vizituara. Permes Raportit, Komisioni per Parandalimin e Tortures, Keshilli i Evropes shpreh besim se autoritetet shqiptare, do te vazhdojne perpjekjet e tyre per te permiresuar situaten ne driten e rekomandimeve te Komitetit, ne perputhje me parimin e bashkepunimit, i cili shtrihet ne zemer te Konventes.



Permiresimet e konstatuara nga KE

1. Perfundimi i transferimit te pergjegjesise se qendrave te paraburgimit, nga Ministria e Brendshme tek Ministria e Drejtesise.

2. Disa qendra te paraburgimit te cilat jane rekomanduar si te papershtatshme, jane nxjerre jashte sherbimit.

3. Jane kryer investime te medha per te ndertuar qendra te reja paraburgimi (si per shembull ne Durres, Fushe Kruje, Korce dhe Vlore).

4. Standardet e ushqimit ne sistemin e burgjeve, jane permiresuar



"Keqtrajtimi ne paraburgime apo burgje do te marre fund"

"Nuk mundesh kurre, te lesh tjetrin ne burg pa vendim gjykate 70 dite, sic ka ndodhur ne Shkoder apo edhe ne qytete te tjera te bera evidente nga ministri i Drejtesise apo Avokati i Popullit. Sikunder do te rritet roli i Avokatit te Popullit, ky institucion do te kete te gjithe mekanizmin per monitorimin e shoqerise shqiptare, ne te gjitha skutat aty ku mund te cenohet e drejta e qytetareve, te gjitha format e komunikimit me avokatet me ata qe vuajne denimin etj. Perseri ka qytetare shqiptare qe perfaqesuesit e shtetit i keqtrajtojne, ne paraburgime apo burgje, madje edhe i torturojne. Perseri standardet ne institucionet tona te vuajtjes se denimit, nuk jane ato qe duhet te jene", ka deklaruar kryeministri Berisha.