Virusi i Obamas sėrish vėrshon internetin
Tre milionė e gjysmė kompjuterė tė infektuar brenda vetėm 24 orėve, ėshtė rezultati i vėrshimit tė virusit tė ri kompjuterik, i cili pėr herė tė parė ėshtė paraqitur nė tetor tė muajit tetor tė vitit tė kaluar.
Nė fund tė vitit tė kaluar virusi i cili pėr shpėrndarjen e vet pėrdorė porositė me e-mail, gjoja qė lidhen me kryetarin e sapozgjedhur amerikan, ka filluar sulmin e tij nė kompjuterėt e pėrdoruesve nė mbarė botėn. Ekspertėt e sigurisė kanė arritur qė ta detektojnė me sukses dhe tė pėrditėsojnė mekanizmat e tyre kundėr viruseve, mirėpo tani ai ėshtė paraqitur sėrish, por me emėr tė ri.
Siē raportojnė ekspertėt e kompanisė F-Secure, virusi kompjuterik Conficker ėshtė paraqitur sėrish, mirėpo tani bart emrin Downadup.
Krimbi fshihet prapa lidhjeve tė internetit tė pėrfshira nė porositė me e-mail, tė cilėt gjoja ridrejton nė faqet zyrtare tė presidentit tė ri amerikan, Barack Obama.
Google shuan njė numėr tė madh shėrbimesh
Nga gjiganti i internetit Google jemi mėsuar nė paraqitjen tė pareshtur tė shėrbimeve tė reja, mirėpo kėtyre ditėve Google e ka bėrė pikėrisht tė kundėrtėn: ka shuar disa shėrbime tė cilat nuk kanė treguar perspektivė.
Shėrbimet tė cilat janė shuar apo ėshtė paralajmėruar shuarja e tyre janė Jaiku, Google Notebook, Dodgeball dhe Google Video.
Shuarja e Google Videos nuk ėshtė edhe ndonjė befasi, kur merret parasysh qė Google e ka blerė shėrbimin YouTube i cili ofron po tė njėjtėn gjė: shkėmbimin e dosjeve video. Prej sot Google Video mė nuk do tė pranojė video materiale tė reja, derisa arkiva do tė mbetet aktive edhe pėr njė kohė.
Google Notebook ėshtė njė shtojcė pėr shfletuesin Firefox e cila u mundėson shkrimin e rikujtuesve (reminders) qė lidhen me ndonjė faqe, mirėpo qartazi shfrytėzuesit nuk e kanė pėrdorė sa duhet, prandaj Google ka vendosur ta shuaj.
Dodgeball ėshtė shėrbim pėr porosi tė ēastit i ngjashėm me atė Twitter, derisa shuarja e tij zyrtare ka qenė vetėm ēėshtje kohe sepse qėmoti ka qenė e njohur se nuk ka gjė prej tij.
Pjesėrisht ėshtė kjo dhe pėr kėtė Google e kishte blerė shėrbimin Jaiku, njė klon i Twitter i cili po ashtu mundėson pėrpunimin e njė mikroblogu shumė tė thjeshtė nė tė cilin artikujt e ri janė tė kufizuar nė 140 karaktere, dhe ata mund ti dėrgoni me anė tė porosisė SMS. Ajo ēka ėshtė mė e ēuditshme fakti se as Jaiku nuk do tė zhvillohet tutje. Megjithatė, nuk bėhet fjalė pėr shuarjen e plotė, Google sigurisht do ta ofrojė si shėrbim pėr pėrpunimin e mikroblogut tė vet tė personalizuar.
Google Chrome vjen edhe pėr Mac e Linux
Shfletuesi i parė i kompanisė Google pėr internet - Chrome sė shpejti do tė paraqitet edhe nė platformat tjera, Linux e Mac OS X.
Google planifikon tė pėrfundoj zhvillimin e shfletuesit tė vet pėr Mac e Linux gjatė pjesės sė parė tė kėtij viti tė cilėn gjė pėr portalin CNet e ka vėrtetuar edhe Brian Rakowski, udhėheqės i ekipit pėr zhvillim tė shfletuesit Chrome.
Aktualisht ėshtė duke u pėrpunuar versioni fillestar testues i Chrome pėr Linux e Mac nė tė cilin ėshtė e mundur vetėm tė hapen faqet e internetit, derisa prioritet ėshtė pėrpunimi i njė paraqitjeje stabile dhe tė thjeshtė.
Pėr gjitha guximtarė tė cilėt kanė njohuri tė programimit Google ofron mundėsinė e shkarkimit tė versionit "test shell" pėr Mac nė kėtė adresė.
Youtube heq video klipet e Warner grupit
Shtėpia diskografike Warner Music, do tė luftoj mė shumė kundėr videove ilegale tė publikuara nė Youtube.
Ky produksion muzikor, ka detyruar Youtube tė largoj tė gjitha videot e ngarkuara tė tyre.
Arsyeja e njė vendimi tė tillė ishte sepse Wanrer dhe Youtube nuk u ran dakord pėr marrėveshjen e bashkėpunimit. Kėshtu, tė gjitha materialet e artistėve tė kėsaj kompanie (Red Hot Chili Peppers, Madonna, etj), fillimisht janė hequr nga publikimi.
Sipas disa lajmeve, shtėpia diskografike nga SHBA-tė, ka kėkuar mė shumė hapėsirė pėr promocion nė kėtė portal. Pėrkundėr kėsaj, industria muzikore ėshtė e detyruar tė ulet sėrish nė tryezė pėr tė gjetur kompromis me video portalin, pasi gjenerojnė tė ardhura mjaft tė majme nga ky biznes i internetit.
nga RVR