Receta Gatimi

Big Brother Albania 2 - Live


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 5 nga 8 FillimiFillimi 12345678 I funditI fundit
Rezultatet nga 81 deri tek 100 prej 142
  1. #81
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Jetoje diten, si te fundit

    O zot, plotėsoma dėshirėn!- ėshtė lutur Mimoza me sytė nga qielli. Lutja e saj ishte pėr tė mos dalė kėtė tė shtunė. Republika e ka pyetur se cfarė do tė kishte bėrė mė tepėr po tė rrinte akoma. “Do tė ēuditesh!” – i ka thėnė ajo Republikės, duke shtuar se njeriu nuk i planifikon dot tė gjitha gjėrat. Mimoza tha se se kur je nė nominim, cdo mengjes dhe gjatė gjithė ditės, mendon sesi tė kėnaqesh sa mė shumė, si ta shijosh sa mė shumė, sepse nuk e di sesa mund tė qėndrosh akoma. Republika i ka thėnė se nuk mendonte se Mimoza do tė dilte. Ajo i ka thėnė asaj qė ta jetonte cdo ditė si tė ishte e fundit.


    Aida: Bika, ti je idealiste


    Republika i thotė vajzave qė Anjeza ka tipare shumė tė rregullta. Nga kjo merr shkas Aida pėr tė folur pėr tė. Sipas saj Anjeza nuk duket pėr 20 vjec ,por tregon mė e madhe. Lirita kėrkon njė mendim tė Aidės nė lidhje me moshėn e saj, dhe e pyet:-“Po unė dukem pėr 22vjec?” Aida i thotė qė pėr tė, ajo tregon pėr 25 vjec, dhe kjo vjen nga mėnyra e tė menduarit. Dhe Republika i bėn tė njėjtėn pyetje tė Liritės. Aida i thotė:-“Ta kam thėnė, ti je idealiste!” Pėr Liritėn, Republika duket pėr 23 vjec. Republika thotė qė ajo nuk e ka problem kur tė tjerėt i thonė qė duket mė e vogėl, apo mė e madhe. Aida i thotė:-“Ty tė paktėn pjekuria jote, dhe idealizmi jot nuk tė rrit nė moshė. Mua pjekuria ime mė ka rritur gjithmonė nė moshė.” Sipas saj Republika duhet tė jetė mė fleksibėl si natyrė ndaj gjėrave tė reja dhe dėshirave.


    Bukuria nuk eshte loje

    Adi diskuton pėr ngjyrat e produkteve kozmetike tė femrave. Ai thotė qė ngjyra rozė nuk e duron dot, por i pėlqen e kuqja qė Anjeza kishte lyer buzėt. Adelajda i thotė qė asaj nuk i shkon ajo lloj e kuqeje. Kėtu merr shkas Bjordi pėr tė komentuar atė. Ai thotė:-“Ti nuk ke stil fare, ta them me zemėr!” Adi e kėshillon Adelajdėn qė kur tė dalė nga “Big Brother” tė shkojė nė njė qėndėr estetike, dhe t`ja lė nė dorė pamjen e saj njė profesionisteje. Anjeza mendon qė femra qė ėshtė mė e bukur nė shtėpi ėshtė Adelajda. Sipas saj, ajo i ka tiparet mė tė rregullta se Mimoza. Adi ia kthen, qė pėr syrin e mashkullit Mmimoza ėshtė mė e mirė. Ai shton:-“Adelajda ka tiparet e fytyrės mė joshėse, por kėtu fillon dhe mbaron ajo!” Bjordi shton:-“Bukuria nuk ėshtė lojė!”


    Me ke hapur probleme qe nuk reagove


    Lirita i tregon Aidės se ka pėrshtypjen se kėtė tė shtunė do tė dalė ajo pėr shkak tė debatit qė nuk ka reaguar. Ajo thotė se publiku nuk e kupton se si ėshtė situata nė shtėpi. Aida i thotė se e ka kuptuar ashtu se si ia ka spjeguar ajo. Ajo thotė se e kupton karakterin e Liritės dhe i tregon asaj se merr parasysh aspektin pozitiv tė marrėdhėnies sė tyre dhe ndaj e justifikon por, qė ajo duhej tė reagonte gjithėsesi. Aida mendon se mosreagimi i saj i ka hapur probleme mė shumė asaj sesa vetes sepse mendon se tė tjerėt e shohin kėtė fakt si tė dyshimtė ndaj Aidės. Sipas saj Adela nuk hyn nė kėtė cėshtje sepse vėrtetėsia e fjalės sė saj duhej tė pėrforcohej nga fjala e Liritės.


    Djemte ndjehen te ofenduar


    Arjoni shikon Adelėn qė ndodhet nė dhomėn e vajzave. Ai i kėrkon qė ta puthė e pėrqafojė dhe i kėrkon qė tė vijė aty ku ndodhet ai, pasi nuk mund tė kalojė pragun e derės sė dhomės sė vajzave sepse e kanė tė ndaluar. Brenda nė dhomė ndodhet e dhe Bika e cila e komenton menjėherė veprimin e Arjonit. Ajo pėrsėrit me tone ironike shprehjen e Arjonit se nuk e kalon pragun e derės. Adela i thotė se Arjoni ndihet i ofenduar qė pas vendosjes sė rregullit tė saj. Bika ia kthen me tė njėjtin ton se kur u ofendua Bjordi, i cili nuk kishte pėrse tė ofendohej sepse ajo ia spjegoi mirė, jo mė Arjoni.

    Burimi: Top Channel

  2. #82
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30




    Gara ne “Big Brother” eshte forcuar tashme. Banoret u detyruan mbremjen e djeshme nga “Vellai i Madh” qe te kandidonin njeri-tjetrin jo me ne dhomen e rrefimeve, por perballe njeri-tjetrit.

    Kete here ka qene Lirita qe ka lene garen sepse shqiptaret e votuan per te dale nga shtepia me e famshme ne Shqiperi.

    Nderkohe, Bjordi eshte shpallur i zoti i shtepise, sepse per te eshte dhene numri me i madh i porosive per pica.


    Eshte larguar nga shtepia e Big Brother Albania 2 Lirita Halili

    Lirita





    Te nominuarit per jave e ardhshme jane:





  3. #83
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Bjordi: E kam puthur une

    Adi pyet Bjordin nėse Adela e kishte puthur dhe ai i pėrgjigjet se ai e kishte puthur atė dhe jo e kundėrta. Adi e pyet sėrish nė lidhje me veprimin e tė shtunės. Bjordi i thotė se ajo nuk e pranon qė e ka bėrė gabim ndėrsa Adi i thotė se realisht nuk ėshtė gabim, por sipas Bjordit dhe dicka e lehtė nuk ėshtė. Adi mendon se me sjelljen e saj nė shtėpi, vetėm vetes sė vetė i ka bėrė dėm. Ai shton se do tė ishte mirė qė Adela ta diskutonte cdo gjė mė parė me Bjordin pėr vendimet qė do tė merrnin tė dy dhe tė gjenin njė zgjidhje.


    Jam e vetme ne kete loje


    Arjoni pyet Anjezėn pėr ndryshimin e mendimit tė saj pėr banorėt nga jashtė shtėpisė, brenda saj. Anjeza i tregon se i ka ndjekur, por nga jashtė dukeshin mė ndryshe, ndėrsa tani qė ėshtė dhe ajo brenda ka filluar t’i njohė mė mirė. Arjoni e pyet se pėr cilin banor ishtė kurioze qė tė ballafaqohej dhe ajo i pėrgjigjet pėr Sorin. Ajo thotė se ėshtė ndryshe nga ai qė mendonte, por ėshtė ende herėt pėr tė dhėnė njė pėrcaktim mbi tė. Anjeza tregon se dita ditės i shtohen ose i pakėsohen vlerėsimet pėr tė gjithė banorėt dhe se ndihet pak nė vėshtirėsi pėr tė dhėnė pėrcaktime tė sakta pėr tė gjithė. Sipas Arjonit, ėshtė dicka pozitive nga ana e saj qė ka ardhur pėr t’i dhėnė shans tė gjithėve pėr t’i njohur. Anjeza thotė se i bėn pėrshtypje qė cdo gjė qė thotė ajo, banorėt e marrin si tė mirėqėnė vetėm sepse ajo vjen nga jashtė dhe mund tė dijė opinionin e publikut. Ajo thotė se shpreh vecse mendimin e saj. Arjoni mendon se kjo mund tė jetė njė lloj arme pėr tė qė mund ta pėrdorė kundėr tė tjerėve, pasi ata tė gjithė kanė frikė se cfarė mendon publiku pėr ta. Anjeza tregon se e mendonte mė tė vėshtirė pėr t’u afruar me tė tjerėt, por nė fakt i doli krejt e kundėrta. Arjoni e lidh me faktin se ajo vjen nga jashtė dhe banorėt e kanė afruar jo pėr ta njohur, por pėr tė kuptuar prej saj. Ai i tregon se me aq sa ka kuptuar nga ajo, ajo ka hyrė me “detyrat e shtėpisė” tė bėra mirė, qėndron aty ku e vėnė pa problem dhe se ėshtė shumė dinake, por kėtė gjė nuk po e fsheh dot. Arjoni i thotė se pėrvec kėtyre, asaj i kanė shpėtuar shumė gjėra nė kėtė shtėpi dhe e kėshillon qė tė mos rrijė vetėm, por Anjeza ia kthen se e vetme ka ardhur nė kėtė lojė.


    Duhet te luftosh njehere ketu, pastaj jashte


    Adelajda i ka thėnė Bjordit se ėshtė ndjerė shumė mirė me tė, nė tė gjitha rastet. Sipas Bjordit, ajo ishte ndjerė mirė sepse gjithcka kishte ndodhur brenda kufijve qė kishte vendosur ajo. “Pėr ty nuk janė mirė kėto kufij?” – e ka pyetur Adela. “Jo! – i ėshtė pėrgjigjur ai. Adelajda i ka thėnė se e kishte tė qartė se me atė qė i kishte kėrkuar Bjordit tė bėnte, ai kishte dalė nga vetja dhe kėtė e kishte bėrė vetėm pėr tė. Ajo po e kuptonte tashmė se ajo ishte ndjerė mirė dhe ai jo. “Tani mė thuaj cfarė tė bėj unė qė ti tė ndihesh mirė! A do t’i heqim kufijtė?”. Bjordi i ka thėnė se nuk mund t’ia thoshte kėtė, kjo ishte diēka qė duhet ta vendoste vetė ajo. Adelajda i ka shpjeguar se edhe po tė ishin jashtė, ajo do tė sillej po njėsoj, nė mos mė e larguar sepse nuk do tė kishin patur kaq kohė pėr tė kaluar bashkė. Sipas Bjordit, nuk mund tė llogariteshin gjėrat, duke marrė pėr bazė cfarė mund tė ndodhte jashtė. “Ti nuk ke kurajo ti ndryshosh gjėrat!”- i ka thėnė ai. Adelajda i ka thėnė se ai nuk e kishte idenė sesa tė vėshtirė e kishte ajo. Sipas Bjordit, nėse ajo nuk luftonte dot kėtė luftė tė vogėl kėtu brenda, si do t’i pėrballonte vėshtirėsitė e jetės. Ai i ka thėnė se kėshtu nuk mund tė vazhdonte mė sepse ai nuk kishte pretenduar e nuk pretendonte asgjė nga ajo; kishte qenė Adela qė kishte pretenduar prej tij dhe ai i kishte bėrė, por nuk mund tė pranonte mė qė “injoranca tė ndėrhynte nė jetėn e tij”. “Ti e di sa njerėz duan tė mė puthin apo pėrqafojnė kėtu apo jashtė?” – i ka thėnė ai.


    Mimozen e ndjej timen


    Pasi ka vallėzuar me Mimozėn, Arjoni i ka thėnė Aidės se Mimoza i pėlqen shumė. Aida i ka thėnė se e ka tė kotė. Ai ka shtuar se e shihte si tė tijėn. Aida e ka pyetur nėse e kishte fjalėn pėr brenda nė shtėpi apo kur tė dilnin. Ai i ėshtė pėrgjigjur nė tė dyja rastet. “Kur e shikoj, e shikoj sikur ėshtė e imja!” – ka thėnė Arjoni. Pėr tė qenė sa mė e qartė Aida e ka pyetur nwse nwnkuptonte si shoqen e tij, kur thoshte “si tw tijwn”. Arjoni ka mohuar. Sipas, Aidės, ndikonte “edhe ngjashmėria me tė kaluarėn”. “Moza mė vė nė siklet dhe janė tė rralla femrat qė mė bėjnė kėtė efekt!”- ka thėnė Arjoni, duke shpjeguar se nė shumicėn e rasteve ishte ai dominanti. “Atėherė pse jo – i ka thėnė Aida, duke e kėshilluar gjithashtu “tė mos dilte me flamur nė dorė”, por dhe tė kishte parasysh se koha nuk luante nė favor tė tij.


    Adelajda: Bera gabim


    Adelajda dhe Dritani diskutojnė pėr nominimet e tė shtunės. Dritani shprehet i habitur nė lidhje me nominimin e Bjordit nga Adelajda ,dhe thotė se arsyeja qė ajo dha, ishte kot. Adelajda i thotė qė ajo nuk e kishte nė plan qė ta nominonte. Sipas saj ajo kishte ndėrmend tė nominontė Aidėn dhe njėrin nga tė rinjtė, por meqė ato kishin imunitet ajo u vu pak nė siklet. Dritani i thotė:-“Na ėshtė ngushtuar rrethi!” Ajo i thotė qė e kishte diskutuar me Bjordin mė pėrpara, dhe ai vetė i kishte thėnė qė nėse ajo do vihej nė siklet mund tė thonte emrin e tij. Ajo shton:-“Bėra gabim!” Adelajda thotė qė nėse Bjordi do kish dalė nė nominim, ajo nuk do ja kishte falur vetes. Dritani i thotė qė rėndėsi ka kur tė dalin jashtė pasi nuk janė ato qė e mbajnė njėri-tjetrin brenda , por ėshtė publiku Ai shton:-“Ndihem keq qė nuk kam dalė nė nominim!” Sipas tij , ai do ndihej shumė keq nėse nė momentin e parė qė ai tė dilte nė nominim tė ikte nga shtėpia. Adelajda thotė:-“Sa herė jam nė nominim i them vetes qė jeto ditėt ,orėt .Kur tė jesh atje pėrjashta, do shikosh televizor dhe do i thuash vetes sa budallaqe paskam qenė!”


    Dritani keshillon Bjordin


    Bjordi, kryefamiljari i ri i shtėpisė sė Big Brother, i ka kėrkuar Dritanit qė t’i japė ndonjė kėshillė nga eksperienca e tij si kryefamiljar. Dritani i ka thėnė se gjėrat mė tė rėndėsishme gjatė javės si kryefamiljar ishin buxheti, prova e javės dhe punėt e shtėpisė. Gjatė buxhetit ai duhet tė kishte vėmendjen gjatė pėrpilimit tė listės sė ushqimeve, gjatė provės sė javės, pėr suksesin e tė cilės ai mbante pėrgjegjėsinė e tij, duhej tė tregohej i vėmendshėm nė pėrcjelljen e qartė tė informacioneve nga Vėllai i madh tek banorėt e shtėpisė. Ndėrsa pėrsa i pėrkiste punėve, duhet tė kishte parasysh ndarjen e grupeve dhe mbikqyrjen e tyre.

    Burimi: Top Channel

  4. #84
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Adelajda maskohet pas Kuranit

    “E more vesh qė Adela ka nominuar Bjordin?”- i ka thėnė Arjoni Qetsorit. “Adela ėshtė lojtare e fortė, ėshtė lojtarja mė e fortė kėtu brenda!” – ka thėnė Qetsori. Por Arjoni nuk ka qenė dakord me kėtė. Qetsori ka vazhduar tė shpjegojė se Adela bėn lojėn e tė bezdisurės, por sipas tij, nėse vazhdojnė edhe pak, ata do tė kenė njė marrėdhėnie dhe sipas tij kjo ėshtė njė mėnyrė pėr tė kontrolluar lojėn. “Ajo e ka maskuar atė lojė shumė mirė pas Kuranit!”- ka thėnė ai duke shtuar se”kur ta grisi Kuranin”, do tė interpretohet sikur ia grisi Bjordi dhe kjo, sipas tij, ishte njė mėnyrė shumė e mirė pėr tė ecur nė lojė. Sipas Arjonit, Adela ka gjetur njė lloj komoditeti te Bjordi. “Por Bjordit s’ia ndjen shumė edhe ai ėshtė lojėtar!”- ka thėnė Arjoni.


    Adelajda: Do na marrin leket

    Adelajda diskuton me Mimozėn nė lidhje me nominimet e tė shtunės. Ajo i thotė:-“Tė duket pak qė thashė emrin e Bjordit!” Mimoza i thotė qė ajo ka vepruar shumė keq. Adelajda i thotė qė ato duhet tė mendojnė qė tė gjithė janė konkurentė, dhe shton:-“Nuk duhet tė mendojmė mė se kėtė nuk e nominoj dot. Ato janė konkurentėt tanė, dhe ne jemi nė lojė.” Ajo pėrdor dhe shprehjen e Qetsorit –“Do na marrin lekėt, duhet t`i nxjerrim!” Ajo thotė qė ėshtė penduar shumė qė ka nominuar Bjordin, dhe shton:-“Nuk e bėj mė atė gabim. Nuk e di nga mė erdhi ai mendim i ndritur!” Sipas saj ajo nominoi Bjordin pasi mendonte qė ai nuk rrezikonte. Mimoza i thotė qė ėshtė shumė e vėshtirė momenti i nominimit. Sipas Adelajdės janė ato qė e bėjnė lojėn e vėshtirė.


    Adi: Bjordi eshte i vecante


    Adi duke i bėrė tualet Adelės, e pyet pėr marrėdhėnien me Bjordin dhe se cfarė vendosėn. Adelajda mendon se tė dy duhet tė gjejnė njė zgjidhje pėr kėtė problem. Ajo i tregon se ata janė dy botė tė ndryshme dhe secili prej tyre duhet tė vazhdojė jetėn e vetė. Adi e ngacmon dhe i thotė qė pas kėsaj ata u puthėn apo cfarė dhe Adela ia kthen menjėherė se jo. Adi i thotė se ėshtė e dukshme qė asaj i ka ikur truri pėr tė, por Adela nuk e pranon kėtė gjė. Adi e pyet atė se ndoshta e mendon se e ka futur nė xhep Bjordin dhe se kėto janė vetėm lojėra tė saj. Adela i tregon se ata edhe si miq nuk mund tė qėndrojnė, pasi janė shumė tė ndryshėm nga njeri-tjetri. Sipas vlerėsimit tė Adit, Bjordi ėshtė njė djalė shumė i vecantė dhe me shumė vlera. Edhe Adela e mendon kėtė gjė dhe thotė se Bjordi kaq sa ka ndryshuar, e ka bėrė vec pėr tė edhe pse ajo nuk do donte.


    Bjordi: E kam puthur une


    Adi pyet Bjordin nėse Adela e kishte puthur dhe ai i pėrgjigjet se ai e kishte puthur atė dhe jo e kundėrta. Adi e pyet sėrish nė lidhje me veprimin e tė shtunės. Bjordi i thotė se ajo nuk e pranon qė e ka bėrė gabim ndėrsa Adi i thotė se realisht nuk ėshtė gabim, por sipas Bjordit dhe dicka e lehtė nuk ėshtė. Adi mendon se me sjelljen e saj nė shtėpi, vetėm vetes sė vetė i ka bėrė dėm. Ai shton se do tė ishte mirė qė Adela ta diskutonte cdo gjė mė parė me Bjordin pėr vendimet qė do tė merrnin tė dy dhe tė gjenin njė zgjidhje.


    Aida: Nuk te nxjer ne nominim


    Aida pėrfiton nga momenti qė ėshtė vetėm me Dritanin pėr ta pyetur nė lidhje me nominimin. Ajo e pyet:-“Ti vėrtet do tė jesh nė nominim?” Dritani i pėrgjigjet qė ėshtė vlerėsim po tė jesh, dhe se mendon qė ai do dalė. Aida i thotė qė nominimi ėshtė njė lloj testimi. Dritani i thotė:-“Duro dhe pak se do ta shuaj kuriozitetin nėse kam dėshirė tė jem nė nominim, apo jo!” Aida i kthehet:-“Nė nominim dua tė jem vetė, ndėrsa ty nuk tė nxjerr!” Sipas tij ai disa veprime i kthen nė favorin e tij. Ajo tregon qė kishte parė filxhan dhe shton:-“Mė tha rrugė tė mbarė!” Ajo kėshillon Dritanin qė ngacmimet t`i bėj pak mė tė rafinuara, sepse sipas mendimit tė saj janė tė turbullta. Dritani i thotė qė ka qejf ta ngacmojė, por i vjen keq qė gjejnė terren tė tjerėt nga kjo gjė. Ai vazhdon diskuton pėr nominimet dhe shton:-“Kėtė javė ėshtė e fortė! Pėrplasen katėr veta dhe rrinė Antonini dhe Anjeza!” Sipas Aidės nga tė rinjtė priten ‘fildisha’. Dritanit thotė qė banorėt janė lidhur shumė me njėri-tjetrin, dhe u duket sikur humbasin dicka kur largohet dikush.


    Tani nuk po mund dot Aiden


    “Tė gjithė jemi shumė tė qartė se cfarė na rrethon!” – ka thėnė Arjoni duke shtuar se secili e dinte fort mirė se ku “kapej” tjetri. “E vetmja situatė qė nuk po kuptoj, ėshtė Dritani!”-ka thėnė ai. Sipas Arjonit, ai e kishte nxjerrė karakterin e vėrtetė tė tij, qė donte tė ishte dominant. “Aq ka Tani!”- ka thėnė Qetsori, -Nuk ka mė tepėr!”, duke shtuar se ai ende nuk e kishte kuptuar lojėn. “Tani nuk po mund dot Aidėn! E dėrgon Aida qė t’i marrė bukė!” – ka thėnė ai. Sipas Qetsorit, Aida ishte shumė “dobiēe”, shumė dinake, ndėrsa Tani, shumė djalė i mirė, dhe kjo lojė, sipas tij, “nuk do ēuna tė mirė”, pasi ata do tė ishin tė fundit qė mund tė fitonin diēka.

  5. #85
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Nuk dua ta mendoj ikjen

    “Nuk dua as ta mendoj qė do tė dal!”- i ka thėnė Republika Adelajdes, ndėrsa qėndronin ende shtrirė nė krevat, nė dhomėn e gjumit tė vajzave. “Po sikur tė dal unė?!” – i ka thėnė Adelajda. Republika i ka kėrkuar qė nėse do tė ishte kėshtu, ajo t’i pėrqafonte tė vėllanė, “fort, fort”. Republika ka thėnė se kėtė tė shtunė “do tė luhej mes dy personave”, njė prej tė cilėve mund tė ishte ajo. Sipas saj, as Adelajda, as “ujku plak”, nuk rrezikonin. “Publiku ėshtė i zgjuar”- ka thėnė ajo. Adelajda ka thėnė se do t’i bėhej shumė qejfi sikur “ujku plak”, Qetsori, tė dilte.

    Kush hiqet i veshtire, eshte i lehte

    “Ai qė bėn si i vėshtirė, ėshtė mė i lehtė sesa i lehti!”- ka thėnė Republika nė prani tė Mimozės dhe Qetsorit, ndėrsa vrojtonin njė skenė, ku Bjordi pėrpiqej ta puthte Adelajden dhe kjo nuk e linte. Adelajda qė e ka dėgjuar i ka thėnė ta pėrsėriste edhe njėherė atė qė kishte thėnė. Republika i ka thėnė se do t’ia thoshte nė dhomė, pasi nuk donte t’i jepte shkas Qetsorit pėr ta komentuar, por Adelajda ka kėmbėngulur dhe ajo ia ka pėrsėritur fjalė pėr fjalė. Adelajda e ka pyetur se cfarė donte tė thoshte ajo me kėtė. “Ti mė the ta pėrsėrisja, jo tė tė thosha kuptimin, - i ka thėnė ajo, - po tė dogji, nuk ėshtė faji im!”


    E dime qe jeni puthur


    “E dimė qė jeni puthur!”- ka ngacmuar Arjoni Adelajden. Anjeza ka shtuar se nėse ajo ndjen diēka nuk pse ta fshehė. “Ju s’dini gjė fare dhe flisni kot!” – ua ka thėnė Adelajda banorėve qė e ngacmonin. Arjoni ka shtuar se ata e dinin shumė mirė dhe fakti qė ajo nuk po thoshte jo dhe nuk po nevrikosej, ishtė njė provė mė tepėr. “Puthuni qė tė arrini nė finale!”- i kanė ngacmuar banorėt. Adela ėshtė ēuar dhe ka bėrė sikur do tė dilte.

    Pse Moza diti ta largoje Bjordin?


    “Ti asnjėherė s’mė ke treguar asgjė!” – i ka thėnė Mimoza Adelės, kur Adi i ka thėnė asaj (Mozės) qė t’i fliste dhe ajo nė lidhje me Bjordin. Adelajda i ka thėnė se nuk ishte e vėrtetė ajo qė thoshte Mimoza, por edhe nėse nuk e kishte bėrė, arsyeja ishte se Mimoza nuk i merrte seriozisht fjalėt e saj, por fillonte ngacmonte. Atėherė Adi ka ndėrhyrė duke thėnė: “Pse Moza diti ta largojė Bjordin?! Kjo tregon qė ti e do!” Adelajda ka thėnė se nuk e kuptonte si mund tė thoshin tė tjerėt pėr atė, gjėra qė ajo nuk i dinte akoma vet. Ndėrsa pėr pyetjen e Adit qė pse Moza diti ta largojė Bjordin, ajo ka thėnė se mes tij dhe Mozės gjėrat ishin shumė ndryshe dhe ajo dinte mė tepėr nė lidhje me kėtė, sesa mund tė dinin ata. “Kjo nuk ėshtė e vėrtetė, gjėrat varen nga ti!” – ka thėnė Mimoza. “Ti pėr cfarė ke hyrė? – e ka pyetur Adi Adelėn, duke shtuar se ajo ishte vajzė e zgjuar dhe e kuptonte fort mirė se nė kėtė lojė, protagonizmi luante rolin kryesor.

    Koleksioni “Big Brother”
    Pjesa e parė e provės javore ka tė bėj me “Javėn e modės”. Big Brother ka vendosur qė banorėt duhet tė konceptojnė dhe tė realizojnė koleksionin pranverė-verė Big Brother Albania 2009. Koleksioni duhet tė pėrbajė veshje kokteji, tė pėrditshme dhe rroba banje. Pėr t`ia lehtėsuar punėn Big Brother ka mundėsuar praninė e dy stilistėve tė cilėt i dhanė udhėzime banorėve. Ato dhanė mendimet e tyre nė lidhje me veshjet nėn konsulencėn e stilistėve tė cilėt i orientonin dhe nė lidhje me materialet qė duhet tė pėrdorinin. Banorėt mėsuan si tė bėnin matjet e pėrmasave si dhe si ta pėrdorinin makinėn qepėse. Duke parė idetė e banorėve stilistėt mendonin qė ato do e kalonin pjesėn e parė tė provės.

    Burimi: Top Channel

  6. #86
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Mos me fol kur nuk te flas

    Aida, duke diskutuar me Sorin dhe tė tjerėt, i thotė atij “shpirt i vogėl”. Sori i kthehet menjėherė duke i vėnė nė dukje se nuk ėshtė hera e parė qė ajo ia thotė kėtė gjė dhe ai i ka kėrkuar qė tė mos e pėrdorė kėtė shprehje. “Unė nuk flas ashtu dhe nuk dua qė dhe ti tė mi thuash” i kėrkon sėrish Sori Aidės. Biseda e tyre kthehet nga njė bisedė me tone tė qeta, nė njė bisedė me tone tė larta. Aida ia kthen se ai po flet nė mėnyrė tė gabuar dhe se nuk ėshtė nevoja qė ai tė kapet me kėto gjėra. “Mjaft bėrė filma me shpirt e zemėr”- vazhdon Sori. “Nuk jemi budallenj ne qė tė mos kuptojmė se kur do tė kapesh ti”- ia ka kthyer Aida.


    Arjoni dhe Sori kunder Bjordit


    Qetsori del nė kopėsht dhe thotė se nuk ka ndėrmend t’i bėjė mė as punėt, as gatimin pasi edhe dy ditė mund tė qėndrojė nė shtėpi, ndaj do mundohet tė bėjė qejf. Ai u thotė banorėve se ka konkuruar nė Big Brother jo se ėshtė kuzhinier, por pėr t’u argėtuar. “Meqė qenkan keqkuptuar njerėzit, nuk dua tė bėj mė rolin e kuzhinierit. Nėse duan, le tė mė nxjerrin.”- shprehet ai i mėrzitur. Arjoni qėndron i shtrirė nė divan dhe i mėrzitur me Bjordin pėr fjalėt qė tha. Sori i thotė Bjordit se po keqmenaxhon situatėn apo familjen dhe se ka krijuar pėrcarje mes tė gjithėve duke treguar paaftėsi nė organizim. “Cfarė tė bėjė unė?”- ia kthen Bjordi dhe largohet. Si Sori, edhe Arjoni janė tė mėrzitur sepse ata e bėjnė punėn e caktuar nė mėnyrė perfekte dhe pretendojnė qė edhe tė tjerėt tė bėjnė ato qė iu takojnė nė tė njėjtėn mėnyrė, por nė fakt ata paragjykohen dhe u thonė patetikė apo servila ndonjėherė.


    Pse rri ti me mua?


    Bjordi ka diskutuar me Adelėn nė lidhje me provėn e javės. Sipas tij, kjo provė ėshtė e humbur, por Adela i ka thėnė se gjithsesi ata duhet tė pėrpiqen deri nė fund. Sipas Bjordit, ishte absurd kundėrshtimi i saj pėr rrobat e banjos, kur ajo nė plazh e bėn njė gjė tė tillė. “Kėtu nuk jemi nė plazh!”- i ka thėnė ajo. Pėr mendimin e Bjordit, edhe ajo ka pjesėn e vet tė fajit, pėr humbjen e gjysmės sė provės, qė nuk pranoi tė dilte me rroba banje. Adela i ka thėnė se ai nuk kishte pse ta pėrforconte, kur ajo e dinte qė kishte gabuar. “Qė ta kuptosh se je budallaqe!” – I ėshtė pėrgjigjur ai. Ajo i ka thėnė se, nė fund tė fundit, ajo ishte veshur me rroba banje, pavarėsisht se me rrobdishambėr sipėr dhe masat i kishte marrė. Bjordi e ka pyetur se kush ia kishte marrė masat dhe Adela i ka treguar se kishte qenė Adi. Ajo ka shtuar se nuk ishte aspak budallaqe, sepse budallallėku, nuk tregohej kėtu. “Edhe kėtu tregohet!” – i ka thėnė ai. “Atėherė pse dreqin rri ti me mua?”- e ka pyetur ajo. “Sepse jam njeri i mirė dhe dua tė tė jap edhe ty pak nga e mira ime!” – i ėshtė pėrgjigjur Bjordi.


    Ti nderhyn ne cdo debat!


    “Ti e ke fiksim tė ndėrhysh nė cdo debat!”- i ka thėnė Dritani Aidės, i revoltuar. Ai ka shtuar se ndėrhyrjet e saj janė vend e pa vend dhe fare pa lidhje. Aida i ka thėnė se ai s’kishte pse acarohej kaq shumė. Ajo i ka thėnė se nėse do tė ishin jashtė, “me njė mė fal se nuk e dėgjova”, diskutimi do tė lihej aty. “Por kėtu tė pėlqen ta interpretosh si ndėrhyrje!” – i ka thėnė ajo. “Kėtu nuk jemi nė botėn jashtė!” – ia ka kthyer ai –dhe ty tė pėlqen tė ndėrhysh kėshtu siē ndėrhyn!”. Aida i ka thėnė tė qetėsohej, ndėrsa Dritani i ėshtė pėrgjigjur se ishte ajo qė duhet tė qetėsohej. “Thotė hajduti kapeni hajdutin!”- i ka thėnė ai.


    Bika: Ndihem e ofenduar


    Gjatė provės sė javės Republika ka provuar njė fustan tė cilės nuk i pėlqen. Kėtė gjė e diskuton me Aidėn duke i thėnė qė duhet ta ndryshojnė modelin e fustanit . Aida i thotė qė ato nuk dinė se si ta stilojnė ndryshe atė copė dhe shton:-“Nuk jemi kėtu qė tė tė veshim ty, por qė ti tė vishesh me provėn!” Republika i pėrmend faktin qė pėr fajin e saj ato kanė humbur 50% tė provės. Aida i thotė qė prova ėshtė e tė gjithėve. Aida i thotė qė ajo ka mundėsinė ta rregullojė me 50%-in tjetėr tė provės. Sipas Republikės gjysma tjetėr e provės pėrfshin njė fustan. Aida e kundėrshton duke i thėnė qė ato duhet tė stilojnė nga dy fustane. Sipas Republikės dhe nėse ajo i bėn dy fustanet dhe rrobat e banjos ajo sėrisht nuk do pranontė tė vishte kėto tė fundit. Ajo shton:-“E shikon qė nuk bėhet, dhe prap dal unė!” Sipas Republikės ajo ėshtė pėrpjekur nė cdo provė qė kanė bėrė banorėt dhe nuk ėshtė krim qė nė kėtė provė ajo dorėzohet. Aida i thotė qė ajo donte ta ndihmonte pėr tė bėrė fustanin. Republika i thotė qė duhet tė merren tė gjithė me kėtė gjė dhe jo vetėm Aida. Ajo shton:-“Jam e ofenduar nga fakti qė nuk u kujtua asnjeri pėr veshjen time pėrvec Mimozės!” Aida i thotė qė ajo nuk ka pse ta marrė si personale. Republika e sqaron se ndihet kėshtu pėr faktin qė ajo e kishte deklarruar qė nė fillim qė ajo nuk ishte e aftė pėr kėtė provė.


    Do nominoj nje mashkull e nje femer


    Antonini diskuton me Adin nė lidhje me nominimet e tė shtunės. Adi e pyet se si ka menduar Ani tė nominojė. Ai i thotė qė do nominojė njė femėr dhe njė mashkull, dhe shton:-“Se mos i ngeli hatri ndonjėrit!” Antonini i thotė qė ai do nominojė ato persona qė ai nuk ėshtė afruar dhe thotė me iniciale:-“Do nominoj shokun tėnd B, dhe ai qė ėshtė krahu i mesit A!” Adi i thotė qė B-nė nuk ka pse ta nominojė. Adi i thotė qė ai duhet tė mendojė se nga kush mund tė rrezikohet Ani nė mėnyrė qė ta rrezikojė dhe ai atė.


    Jemi shume me fat


    Aida dhe Arjon qėndrojnė nė kopėsht dhe diskutojnė pėr jetėn pas “Big Brother”. Arjoni e pyet:-“A thua qė do na ndryshojė jeta pėrjashta?” Aida i thotė qė po tė fitosh 70mijė eurot ėshtė normale qė ndryshon. Sipas saj varet nga ajo qė jep brenda shtėpisė. Arjoni mendon qė “Big Brother” mund t`i shėrbejė si trampolinė pėr dicka nė jetė, dhe shton:-“Kjo ėshtė shans, jemi shumė me fat!” Sipas Aidės me pak dėshirė dhe vullnet cdo gjė arrihet.

    Burimi: Top Channel

  7. #87
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Bika e shqetesuar per daljen

    Republika gjatė gjithė darkės pėrmend faktin se e shtuna erdhi shumė shpejt dhe se nuk i dihet fatit tė saj. Ajo ėshtė e shqetėsuar dhe shumė nė ankth. Bika i thotė Adelės, e cila ėshtė nė gjendjen e saj, se ato nuk kanė mė asgjė nė dorė. “Ne kemi nė dorė vetėm tė nominojmė njeri-tjetrin, pėr tė tjerat e ka publiku”- shprehet ajo. Ajo shtrihet pėr tė fjetur, por qėndron e menduar nė krevat.


    Arjoni: Do nominohem


    Arjoni i thotė Aidės se ka dėgjuar nė shtėpi qė do tė nominohen Bjordi dhe Dritani dhe ndėr ta edhe ai. Ai shprehet se nuk e ka aspak problem madje ėshtė shumė dakord qė tė nominohet. Aida e pyet e habitur pėr kėtė mendim dhe ai i spjegon se ėshtė mė mirė qė tė ballafaqohet qė tani me publikun sesa mė vonė. Aida shprehet se nuk mund ta thotė me siguri, por nuk e mendon atė nė nominim, ndėrsa pėr Bjordin dhe Tanin po.



    Me kane bere te ndjehem keq


    Ani tregon se kur ka qėnė fėmijė, nuk e ka ditur qė kishte kėtė lloj problemi dhe e ka kuptuar kėtė gjė kur ka shkuar nė gjimnaz. Dritani e pyet nėse ėshtė ndjerė ndonjėherė keq nė lidhje me kėtė gjė dhe ai i tregon se ka patur raste qė e kanė ofenduar, ndonjėherė vajzat e ndonjėherė fėmijėt. Dritani mendon se fėmijėt nuk i kuptojnė mirė kėto gjėra e ndaj nuk duhet tė kapet me ta. Ani vazhdon tė tregojė se ndonjėherė ua ka kthyer fjalėn atyre personave, ose ka bėrė sikur nuk ka dėgjuar. “Mė parė i kam vėnė re kėto gjėra, ndėrsa tani nuk e vras mė mendjen”- thotė ai. Dritani i jep zemėr se nuk duhet ta vrasė mendjen sepse ai ėshtė i zoti i vetes.


    Nuk kam arritur te te njoh


    Dritani bisedon me Anjezėn nė lidhje me sjelljen e saj brenda nė shtėpi dhe afrimitetin qė ka krijuar me disa banorė. Ai i vė nė dukje se ajo po shoqėrohet vetėm me disa, 2 apo 3 banorė, ndėrsa me tė tjerėt rri shumė pak. Sipas tij, ajo nuk duhet ta bėjė kėtė gjė sepse duhet t’u japė mundėsi tė gjithėve pėr ta njohur apo pėr t’i njohur. Anjeza e sheh nė mėnyrė tė habitur dhe i thotė se ajo mendon se shoqėrohet me tė gjithė, por ndoshta kėtė pėrshtypje ka lėnė. Ajo mendon se ka folur shumė pėr veten, duke u krijuar mundėsinė tė tjerėve pėr ta njohur, por edhe fjalė kot pėr veten nuk mund tė thotė. Dritani mundohet t’i spjegojė se ai e sheh nė tė tillė mėnyrė: tė kufizuar e tė pėrqėndruar marrėdhėnien e saj nė pak persona. Ai i tregon se nuk e kishte menduar mė parė kėtė bisedė, thjesht iu dha mundėsia e po ia thotė kėto gjėra sepse, sipas tij, ėshtė e vėshtirė qė ai tė japė njė pėrcaktim pėr tė. Anjeza mundohet qė nė vija tė pėrgjithshme, tė tregojė dicka nga vetja, por duke u ndjerė nė siklet nga kjo bisedė.
    


    Adela: Pres pyetje te sikletshme


    Gjatė provės Adelajda i kėrkon Dritanit t`i bėj njė caj. Ajo i thotė:-“Ta pimė njė caj se nesėr nuk i dihet cfarė ndodh, dhe nuk do kem mė mundėsinė tė pijė caj me asnjėrin nga banorėt!” Dritani i thotė qė ėshtė e vėshtirė dhe bėn shaka duke i thėnė:-“Nuk ka problem, kėtė javė del ti, javėn tjetėr unė, dhe takohemi jashtė e pimė!” Dritani i kėrkon Adelajdės qė ta nominojė. Ajo i thotė qė nėse qėndron nė shtėpi ajo e nxjerr nė nominim,
    por nuk di se cfarė arsyeje tė japi. Ai i thotė:-“Thuaji qė jam shumė i gjatė ose qė ėshtė cun i mirė por nuk ka dalė asnjėherė nė nominim!” Ajo i thotė qė nuk e di se cfarė mund tė ndodhė, dhe shton:-“Nė spetakėl pres ndonjė pyetje tė sikletshme!” Ai e pyet nėse ka ndodhur ndonjė gjė nė lidhje me Bjordin. Ajo i pėrgjigjet qė jo , por banorėt e kanė komentuar. Dritani thotė:-“Ky lloj raporti nuk zgjat shumė, duhet tė ndryshojė!” Ajo i thotė qė ka ardhur me ide tė qarta dhe shton:-“Nuk kam ndėrmend!” Ajo nuk i ka folur gjithė ditėn Bjordit. Ai e ngacmon pėr disa shikime qė kishte parė tek ajo ndėrsa shikonte Bjordin. Sipas saj gjėrat brenda shtėpisė nuk janė tė qarta dhe niveli i pėrjetimeve ėshtė i lartė. Ajo thotė qė e ka bezdisur fakti qė banorėt e tjerė e kanė komentuar kėtė gjė. Ajo nuk e kupton se pse banorėt keqkuptojnė atė, dhe jo raportin e Anjezės me Arjonin. Adelajda thotė :-“Unė nuk e di vetė kam gjė apo jo , dhe dinė tė tjerėt para meje?!”


    Leku eshte dicka, apo gjithcka?


    Republika ka menduar si temė diskutimi “Leku ėshtė dicka apo gjithcka?” Adi mendon qė leku ėshtė dicka qė tė ndihmon tė kesh gjithcka. Republika kėrkon mendimin e secilit banor . Arjoni i thotė:-“Leku nuk tė bėn tė lumtur, por ndihmon lumturinė!” Aida mbėshtet mendimin e Arjonit. Sipas Adelajdės leku ėshtė i rėndėsishėm , por ndjenjėn e vėrtetė tė lmturisė nuk ta jep. Pėr Bjordin leku ėshtė gjithcka, dicka dhe asgjė, kjo varet nga personi qė i ka dhe mėnyra se si ai i pėrdor. Sipas Dritanit leku ėshtė shumė i rėndėsishėm. Mimozėn leku e bėn tė lumtur. Adi thotė:-“A e mendoni ju botėn po tė mos ishte leku?!”


    Anjeza: Adi me pelqen si tip


    Arjoni dhe Anjeza qėndrojnė nė kopėsht, dhe njė bisedė e Adit tėrheq vemendjen e tyre. Ajo thotė:-“Adi mė kėnaq fare!” Sipas Arjonit arsyeja se pse ajo pėlqen Adin ėshtė se ai nuk e ka lodhur ende. Ajo i thotė qė sipas mendimit tė saj ai nuk ka pėr ta lodhur asnjėherė. Ai thotė:-“Mua mė ka ngopur pavarsisht se qesh me batutat e tij!” Ajo i thotė qė me Adin ka bėrė si biseda pėr tė qeshur , si ato seriozet. Arjoni mendon qė ai (Adi) ėshtė shumė serioz jashtė, pavarsisht se sillet shumė gazmor brenda shtėpisė. Anjeza thotė:-“Mua mė pėlqen shumė si tip!”

    Burimi: Top Channel

  8. #88
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30
    Lorgohet nga shtepiae Big Brother Albania 2 Republika


    Rebublika



    Te nominuarit per javen e ardhshme jane:




    Ne shtepi jane futur dhe tre banoret e rinj te cilet jane: Arjani,Eltoni,dhe Juna

  9. #89
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Nuk e prisja qe ti te qaje

    “Nuk e prisja qė ti tė qaje!”- i ka thėnė Arjoni Dritanit. Ai ka shtuar se mund tė priste lotė nga kushdo, por vetėm nga Dritani, jo. Arjoni i ka thėnė se e kishte kuptuar gjithashtu sesa i inatosur ishte ndjerė ai ato momente. “Pavarėsisht se nuk dukej, por ti dhe Bika ishtit shumė tė lidhur!” – ka thėnė ai. Dritani ka shpjeguar se ishte mėrzitur dhe inatosur shumė e pėr mė tepėr nuk dinte si t’ia thoshte Republikės qė ishte ajo qė duhet tė linte shtėpinė. Ai tha se qė kur kishte parė se nė fund kishte ngelur Adela dhe Bika, ia kishte marrė mendja se ose Bjordi, ose ai, do tė ishin ata qė kishte zgjedhur Vėllai i Madh pėr t’ua komunikuar tė nominuarave. Arjoni i tha se kishte parandjerė tė njėjtėn gjė. “Kur i pashė tė dyja me sytė me lotė, - ka thėnė Dritani, - fillova tė qaja. Vetėm kapa Adelėn pėr krahu, nuk mund tė thosha dot gjė tjetėr!”


    Nuk kemi armiq njeri-tjetrin


    “Ne nuk kemi mė armiq njėri-tjetrin!”- ka thėnė Qetsori, nė vazhdėn e strategjisė sė re, qė sipas tij,ėshtė momenti tė pėrdorin. Ai ka shtuar se duhej gjetur njė aspekt, ku t’i luftonin tė rinjtė. Sipas Adelajdes, por edhe tė tjerėve, banorėt e rinj kishin mjaft nivel dhe nuk do tė ishte aq e lehtė. Po sipas Adelės, ata kishin edhe pėrparėsi tė tjera, sic ishte fakti qė ishin tė kthjellėt e tė freskėt, fakti qė i njihnin mjaft mirė ata dhe situata e krijuara brenda shtėpisė e po ashtu synimet qė kishin. “Synime kemi tė gjithė!” – ia ka kthyer Dritani. “Po, por ata janė tė kthjellėt, nuk kanė pesė javė nė nominim!” – i ėshtė pėrgjigjur ajo. “Atėherė rri jashtė! Ēohu dhe ik tek ata!” – ėshtė ēuar nė kėmbė dhe ka bėrtitur ai. “Duhet tė luajmė fort!” – ka thėnė Qetsori. Tė gjithė banorėt kanė qenė tė mendimit se nuk ishte e drejtė qė tė nominonin mė njėri-tjetrin, sepse kishin arritur tė rezistonin kaq kohė brenda shtėpisė. “Po nuk bashkėpunuam, po nuk krijuam strategji pune, do tė biem nė kurth!” – ka shtuar Qetsori.


    Me ka ardhur zor nga vetja


    Gjatė spektaklit, Vėllai i Madh i ka lejuar banorėt e eleminuar nga loja qė tė komunikojnė me banorėt brenda shtėpisė dhe t’iu thoshin cfarė kishin pėr t’iu thėnė, pasi i kishin parė gjėrat nga jashtė. Kėshtu, Mesida e pyeti Adelajden sesi ishte e mundur qė kur Aida qante pėr tė atin, ajo kėndonte. Adelajda i ėshtė pėrgjigjur se nuk e dinte cfarė kishte ndodhur me Aidėn. (kėsaj tė fundit, Vėllai i Madh i kishte dhėnė njė zarf qė brenda kishte fotografinė e tė atit, qė kishte ndėrruar jetė dhe njė poezi qė njė kushurirė kishte shkuar pėr babanė e saj). Ajo i tha tė njėjtėn gjė edhe Aidės dhe po ashtu edhe Qetsorit, kur ky ia pėrmendi mė vonė. Adelajda e interpretoi kėtė si njė keqdashje, si njė qėllim pėr ta nxjerrė keq nė sytė e publikut e pėr t’i bėrė keq. Ajo ka thėnė se nė ato momente i kishte ardhur zor nga vetja. “Unė nuk jam ashtu dhe do t’ua tregoj tė gjithėve qė nuk jam ashtu! Nuk mund tė qesh unė me prindėrit e vdekur tė dikujt! Nuk jam aq e pashpirt!” – i ka thėnė ajo Qetsorit, e revoltuar. Ajo ka shtuar gjithashtu se Aida do tė kishte bėrė mirė, qė mos t’u thoshte tė tjerėve “cepave’, qė Adelajda nuk kishte respektuar dhimbjen e saj, por t’ia kishte thėnė asaj vet. “Ndėrsa Mesidės, turp t’i vijė!” – ka pėrfunduar ajo.

    Ti ben loje te piset

    Duke biseduar nė tavolinėn e ngrėnies, Adelajda, Mimoza, Qetsori dhe Dritani, Adelajda i ka thėnė Qetsorit se ai tjetėr gjė i thoshte asaj, tjetėr gjė njė tjetri e tjetėr gjė bėnte. Sipas saj, nuk kishte aspak koherencė nė veprimet e fjalėt e tij. “Unė luaj!”- i ka thėnė Qetsori. “Ti luan, por bėn lojė tė pisėt!” – i ėshtė pėrgjigjur ajo.


    Pse kerkove te nominoheshe?


    Gjatė gjithė kėsaj jave, Dritani u ka kėrkuar banorėve tė tjerė tė shtėpisė qė ta nominonin, sepse donte ta provonte ē’do tė thoshte e veē kėsaj tė shihte sa i fortė ishte, pra sa do tė vlerėsohej ai nga publiku jashtė. Por jo tė gjithė banorėt e bėnė kėtė. Gjithsesi, ai “arriti” tė jetė njė nga tė nominuarit e javės. Sipas Qetsorit, vetėm ditėn e parė do ta kishte mė tė vėshtirė, pastaj do ta kalonte. Por ai ka thėnė se ky nuk ishte aspak problem pėr tė. Sepse kishte qenė vet qė e kishte kėrkuar. Adelajda i ka shprehur mendimin e vet; sipas saj ai nuk kishte pse ta kėrkonte me aq ngulm qė tė nominohej, kishte ende kohė pėrpara.

    Dritani merzitet per Biken


    Dritani ka qėndruar gjatė gjithė mbrėmjes i mėrzitur. Banorėt e tjerė e kanė pyetur nėse kjo kishte lodhje me nominimin, por ai ka thėnė qė jo. Shkak pėr mėrzitjen e tij ishte dalja e Republikės. Ajo, kėtė tė shtunė, la pėrfundimisht shtėpinė e Big Brother. Sipas Qetsorit, megjithėse ai kishte dėshiruar daljen e Aidės, siē theksoi, Republika e kishte patur vet fajin, sepse nuk kishte dhėnė asgjė e pėr mė tepėr ishte kapur me Anin. Pėr Dritanin, njė tjetėr moment shumė i vėshtirė, ishte sipas tij, kur duhej t’ia komunikonte kėtė Bikės. Nė fakt, Big Brother ka zgjedhur kėsaj rradhe qė tė ishte dikush nga banorėt qė t’u komunikonte tė nominuarve qėndrimin ose daljen nga shtėpia.


    70 mije eurot do t’ia marr Qetsorit


    “Atmosfera nė shtėpi ėshtė shumė e rėndėsishme!”- ka thėnė Arjani, banori i ri i shtėpisė. Dhe pėr ta arritur kėtė, sipas ti, nuk kanė rėndėsi kush u nominua, kontradiktat apo solidaritet mes banorėve, apo cfarė strategjish duhen pėrdorur. Parėsore ėshtė pėrpjekja pėr t’ia kaluar mirė, sepse, nė fund tė fundit, ai qė vendos, ėshtė publiku. “Po, por ti do tė mė marrėsh 70 mijė eurot!”- i ka thėnė Arjoni me shaka. “70 mijė eurot do t’ia marr Qetsori!” - ia ka kthyer, po me shaka, Arjani.

  10. #90
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Adi dhe Ani imitojne Junen

    Adi, Juna, Ani dhe Eltoni kanė kaluar tė minuta tė tėra duke qeshur me tė madhe nė dhomėn e gjumit. “Strumbullar” i tė gjithės ishte Adi, i cili sėbashku me Anin filluan tė imitonin tė qeshurėn e Junės. Juna, jo vetėm qė nuk e mori pėr keq, por qeshi me lotė. Nė fakt, kjo shkaktoi tė qeshura tė papėrmbajtura te tė gjithė.Mė pas ata sėrish kanė vazhduar tė qeshin me situatat e ndryshme, tė ndodhura brenda shtėpisė, tė treguara nga Adi.


    Nuk kam ardhur te ze shoke

    Anjeza dhe Qetsori kanė diskutuar nė lidhje me emocionet e spektaklit dhe amplifikimin e tyre nė momentet kur Arbana u bėnte pyetje apo nė momentin e pėrballjes me tė eliminuarit. Lidhur me kėtė tė fundit dhe raportin mes tij e Liritės, Qetsori i ka thėnė Anjezės se pėrgjigjia qė i kishte dhėnė Liritės ishte mėse normale dhe e vėrtetė. “Unė nuk kam hyrė kėtu pėr tė zėnė shokė!”- ka thėnė ai, - unė kam hyrė nė njė lojė”. Aq mė tepėr, sic ka thėnė ai, nė njė lojė ku ishte e vėshtirė tė zije shokė. Qetsori ka shtuar se negative ose jo, kjo kishte qenė parulla e tij. Ai e merrte me mend se nga kjo e kishin goditur brenda shtėpisė e mund ta paragjykonin edhe jashtė.


    Ti nuk me mbron asnjehere


    Adelės i vjen inat me Mozėn se pas cdo konflikti qė ka ajo me Adėn, ajo mban anėn e saj. Moza i kthehet se kjo nuk ėshtė e vėrtetė por i bėn ashtu si e sheh ajo tė arsyeshme. Adi i thotė Adelės se po flet gabim tani. Sipas tij, Moza nuk ka lidhje fare me zėnkat qė bėn ajo me Adiėn. Moza nuk ka pse tė zgjedhė se me kė tė rrijė vetėm se ia kėrkon ajo. Sipas tij, kėto zgjedhje bėhen vetėm nė debate shumė tė mėdhaja. Adela kėmbėngul se Moza gjithmonė e justifikon Aidėn dhe ndaj ndjehet e lėnduar. Ajo i thotė Mozės se asnjėherė nuk i ka thėnė se Aida e teproi me tė, por gjithmonė mundohet tė gjejė defektet te ajo. Adela mendon se Aida po pėrdor mėnyra shumė tė ulta vetėm pėr t’i bėrė keq.


    Mos bej rolin e te mirit


    Aida dhe Dritani debatojnė gjatė drekės pėr qėndrimin qė pati Aida pėr qejfmbetjen me Adelėn nė lidhje me indiferencėn e saj kur Aida shihte foton e tė atit. Ai e pyet atė se pėrse nuk u pėrball me Adelėn pėr kėtė gjė, por Aida mendon se nuk ishte momenti i pėrshtatshėm. Ajo thotė se Adela ende nuk e ka kuptuar se ajo qė bėri nuk kishte lidhje me edukatėn por ndjenjat e saja. Dritani ia kthen se ajo e ka gabim qė e mendon kėshtu por Aida ia kthen se ky ėshtė kėndvėshtrimi i tij pasi i intereson ta mendojė kėshtu. Pas kėsaj shprehje fillon debati mes tyre ku ai i thotė se ajo kėtė gjė po e bėn pėr lojė se nėse do tė ishin jashtė, Aida nuk do ta bėntė kėtė gjė. Ai tregon se qė nga debati qė patėn me Bikėn, ai ka filluar ta shohė Aidėn si lojtare dhe po vė re lojėn e saj dhe ndaj i kundėrvihet sepse e ka kundėrshtare. Aida ia kthen se meqė ai e vlerėson si kundėrshtare, atėherė t’i kundėrvihet pėr probleme qė i takojnė atij e jo pėr tė ndihmuar tė tjerėt. Ai i thotė se ndjehet i bezdisur nga debati i vazhdueshėm Aida-Adela. Dritani shprehet se nuk mund tė tolerojė qė ato tė zihen e tė pajtohen sikur s’ka ndodhur asgjė e kjo nė mėnyrė tė pėrsėritshme pasi nuk ka ardhur pėr tė dėgjuar vetėm ato. Sipas tij, ajo nuk ka dalė hapur me zyshėn e tė pėrballen pėr kėtė situatė. Aida i kthehet Dritanit dhe i thotė qė nuk ėshtė nevoja qė ai tė kapet me atė pėr problemet e saj me Adelėn. Ajo e pyet se pėrse po e bėn ai kėtė gjė, se ėshtė nė nominim e do tė krijojė situata ku tė dalė i mirė; ashtu sic doli mbrojtės i Bikės, tani tė dalė dhe mbrojtės i Adelės.


    Banoret e rinj na njohin


    Dritani dhe Adela komentojnė banorėt e rinj. Adela pyet pėr Arin se si i duket atij, pasi asaj i bėn pėrshtypje qė ai flet shumė dhe i duket tip ngacmues e provokues. Ai e pyet pėr banoren e re, Junėn, dhe ajo thotė se qesh tėrė kohėn, mė shumė sec duhet. Dritani mendon se banorėt e rinj janė njohur qė mė parė dhe kanė ardhur me njė mendje tė tre e janė tė kthjellėt pėr cdo gjė. Adela ka vėnė re se ata janė mė tė tėrhequr kundrejt banorėve tė vjetėr e mė tė bashkuar mes tyre. Sipas saj, edhe pėrgjigjet ata i japin si tė menduara qė mė parė. Ajo shprehet se situata ėshtė bėrė keq, ndėrsa ai e interpreton si interesante. Dritani shprehet se vajza e re nuk i pėlqen sepse nuk sheh nė sy kur bisedon me dikė. Ata tregojnė se tė tre banorėt e rinj janė me nivel, por ėshtė fillimi dhe mė pas do tė bėhen si ata. Adelajda mendon se banorėt e rinj janė futur se ndoshta ata nuk janė mė interesantė si nė fillim dhe i kanė futur pėr t’i zgjuar pak. Dritani e mendon thjeshtė si njė pjesė tė lojės.


    Anjeza: Jam e sigurt se do dal


    Qetsori i thotė Anjezės shprehjen e pėrhershme qė pėrdorin tė dy pėr njeri-tjetrin “tė hapsha derėn”. Anjeza nis me t’ia kthyer tė njėjtėn shprehje, por e lė pėrgjysmė duke thėnė se pėr Sorin, kjo shprehje nuk ėshtė mė e vlefshme sepse ai nuk ėshtė nė nominim, ndėrsa ai asaj mund t’ia thotė. Arjoni e komenton kėtė gjė si njė frikė tė Anjezės se mund tė dalė. Ajo ia kthen se nuk ka vlerė qė ta pėrdorė, pasi ai kėtė javė e ka tė sigurt ndenjjen nė shtėpi, ndėrsa asaj mund t’ia thotė nė cdo kohė shprehjen. Arjoni i spjegon se ajo duhet tė vazhdojė ta pėrdorė nėse ndjen siguri nė vetvete se nuk do tė dalė kėtė tė shtunė, por Anjeza ia kthen se e mendon vėrtetė eleminimin. Sipas saj nuk ėshtė frikė ajo qė ndjen, thjesht njė siguri.


    Adelajda: Nuk do ta kem me kompleksin


    Moza dhe Adi diskutojnė pėr Adelėn dhe kompleksin e saj pėr tė mos dalė me rrobat e banjės si ata, e pėr tė shijuar pishinėn. Ajo thotė se vetė fakti qė dalin tė gjithė tė luajnė nė pishinė, tė bėn qė tė mos rrish e distancuar. Adi i thotė Adelės, qė ndodhet pak mė larg, qė ta harrojė se ajo nuk do lahet nė pishinė bashkė me ta. Adela ia kthen se kėshtu si po i shikon tė gjithė, nuk ka pėr ta ndaluar dot tundimin qė i jep edhe asaj pishina. Tė tjerėt zbaviten duke bėrė hedhje nė pishinė.

  11. #91
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Se mendoj qe do mbaroj loja

    Ari futet nė dush pėr tu larė dhe Adelajda fillon tregon pėr javėt e para kur banorėt laheshin me rradhė. Ajo shton:-“Kemi qėnė 14 veta dhe prap 13 veta jemi!” Ari ia kthen:-“Se mos mendoni qė po mbaron loja!” Ajo i thotė :-“Nė kėtė pikė s`e mendoj qė do mbaroj loja!” Ai e pyet nėse e prisnin qė do hynin banorė tė tjerė nė shtėpi. Ajo i thotė qė e priste njė gjė tė tillė, por jo tre persona njėherėsh. Adelajda shton qė ka njė anė pozitive, dhe njė negative tė kėsaj gjėje. Adelajda thotė qė ana negative ėshtė qė ajo ka kaluar shumė situata tė vėshtira, shumė nominime me idenė qė tė vazhdoj lojėn, dhe shton:-“Tė vjen njė pikė qė tė duket sikur nuk ke ecur fare, dhe je nė fillim!” Ajo thotė qė banorėt e ri janė tė freskėt dhe i njohin shumė mirė . Ari i thotė qė duhet ta shikoj si negative nė rastin se ato duke njohur karakterin e tyre do krijonin distanca me to. Adelajda thotė qė ana pozitive ishte se kishte tre persona qė mezi priste t`i njihte.


    Arjoni: Isha i emocionuar

    Arjoni dhe Aida diskutojnė nė lidhje me nominimet. Aida duke marrė shkas nga nominimi i Anjezės e pyet Arjonin:-“Si po tė shkojnė punėt me Anjezėn?” Ai thotė qė gjėrat janė nė ngjitje, por shton se ajo bie nė kontraditė me gjėrat qė shprehu nė spetakėl. Aida i thotė qė ajo ia la gjėrat kohės. Arjoni i thotė Aidės qė e priste pyetjen e Arbanės dhe shton:-“Isha i emocionuar!” Aidės i kishte pėlqyer pėrgjigjja e Anjezės pasi sipas mendimit tė saj ajo i la gjėrat pezull.


    Shaka te deshtuara


    Adi, Bjordi dhe Eltoni qėndrojnė vec nė kopėsht dhe thurin plane pėr tė acaruar banorėt. Adi i tregon Eltonit pėr njė shaka qė i kishin bėrė Aidės gjatė emisionit tė saj tė debatit, duke luajtur me jastikė. Ai thotė:-“Kėtu thashė ti bėj njė tip loje banorėve!” Eltoni i propozon qė kur tė dalin nga dhoma e rrėfimit tė thonė 4 emra, por Adi i thotė qė e kanė bėrė dhe banorėt mė pėrpara dhe shton qė nuk janė tė besueshėm. Eltoni thotė njė tjetėr ide:-“T`i lidhim dyert me carcaf qė tė mos tė dalin dot!” Adi propozon qė kur Bjordi tė jetė nė banjo me njė nga vajzat tė hapė fjalė qė Bjordi po bėnte dashuri. Bjordit i pėlqen ideja. Ato japin ide qė kujt prej banorėve t`i bėjnė shaka. Eltoni i thotė Adit qė t`i bėjnė shaka Qetsorit qė nė momentin kur ai tė shkojė tek dhoma e rrėfimit tė gjithė banorėt tė fshihen duke e lėnė vetėm nė shtėpi. Bjordi thotė:-“Sa do lumturohet Qetsori kur tė mos shohė njeri nė shtėpi!” Bjordi propozon qė t`i bėjnė shaka Adelajdės dhe Aidės dhe thotė qė tė bėjnė planin nė bashkpunim me Vėllain e Madhė duke i thirrur tė gjithė nė dhomėn e rrėfimit duke pėrjashtuar ato tė dyja. Tė gjitha idetė e tyre pėr shaka dėshtuan.

    Egersia ime me mbulon disa dobesi


    Ari dhe Qetsori duke marrė rreze dielli diskutojnė pėr kėnqėsitė e jetės. Ari thotė:-“Kėnaqesitė mė tė mėdha nė jetė merren nga gjėrat e vogla!” Sipas tij fama nuk ėshtė asgjė nė krahasim me kėnaqėsinė qė tė jep familja. Qetsori thotė:-“Tė mė sjellin djalin mua nuk di si do reagoj!” Ari ia kthen:-“Mos e thuaj se do tė bie imazhi i burrit qė ke krijuar!” Qetsori i thotė qė e ka marrė shumė malli pėr djalin e tij, dhe shton:-“Egėrsia ime mė mbulon disa dobėsi!” Ari i thotė qė njeriu i vėrtetė duket nė momentet e vėshtira. Sipas tij vetėm tek familja mund tė kesh mbėshtetje.

    Edhe hile, edhe burreri


    Adi ka thėnė se pėr tė fituar 70 mijė eurot, vėrtet duhet hile, por njeriu duhet tė tregojė edhe pak burrėri. Ai tha se ishte kjo arsyeja qė ai nuk i kishte nominuar kėsaj jave as Qetsorin, as Aidėn, sepse atyre u duhej ta merrnin veten nga gjithė ai emocion dhe tension qė kishin pėrjetuar pėr javė me rradhė. “Mė vjen keq pėr ty, - i ka thėnė ai Aidės, -sepse u zgjat shumė!”. “Mos tė tė vijė keq, -ia ka kthyer ajo me shaka, - se unė kam vendosur tė hyjė nė Gines!” Adi ka shtuar se po qe se Aida do tė shpėtonte edhe kėtė herė, pavarėsisht se mund tė dilte tė shtunėn e ardhshme, ajo do tė ishte njė pėrson qė kishte lėnė gjurmė nė kėtė shtėpi. Edhe Qetsori ka qenė i tė njėjtit mendim, qė Aida nuk duhet tė ishte rinominuar nga banorėt.


    Eshte fati ai qe vendos


    Adelajda e ka pyetur Arin nėse ai besonte nė njė fuqi tė mbinatyrshme, pa marrė parasysh kėtu besimet e ndryshme dhe ai i ėshtė pėrgjigjur se shpeshherė, kur gjėrat apo situatat kalojnė pėrtej shpjegimeve tė tij, apo gjen qetėsi dhe shpresė nė besimin e ekzistencės sė botės sė pėrtejme, ai sheh si pėrgjigje pikėrisht praninė e njė fuqie tė mbinatyrshme. “Unė besoj nė zot! - ka thėnė ai, -kam shumė respekt pėr fetė, por nuk u besoj formateve qė mė janė ofruar, librave qė i ka shkruar dikush e m’i jep mua t’i lexoj!”. Adelajda e ka pyetur nėse ai beson se gjėrat kanė ndodhur, ndodhin dhe do tė ndodhin vetvetiu, apo sepse ėshtė dikush qė i komandon. Ari i ėshtė pėrgjigjur se ai nuk e besonte kurrė kėtė, qė tė ishte dikush qė i komandonte gjėrat dhe nėse kjo do tė ishte e vėrtetė, atėherė ky dikush do tė ishte fajtori pėr tė gjitha poshtėrsitė e kėsaj bote. “Nėse qenka ai qė na ka krijuar kėshtu, ose ai paska njė qėllim cinik ndaj nesh, ose nuk ka ditur ta bėjė mirė!”- ka thėnė Ari. Adelajda ka marrė si shembull njė palė pantallona qė njeriu i zgjedh vet, i qep vet, i shkurton nėse i mbushet mendja ta bėjė dhe i djeg apo i zhduk fare, sepse nuk i pėlqejnė mė; ato janė tė vetat dhe ai mund tė bėjė ē’tė dojė. Nė analogji me kėtė ajo ka thėnė:”A nuk mendon se dhe ai ka tė drejtė tė bėjė ē’tė dojė me ne, pėrsa kohė qė jemi krijesa tė tij?” Adelajda ka vazhduar duke pyetur nėse do tė ishte mė mirė dhe mė lehtėsuese qė pėr gjithė ato tė kėqija qė po kalon njerėzimi sot, qė ai kishte pėrmendur, shkaktari tė ishte dikush tjetėr dhe jo njerėzit. Ai ėshtė shprehur se pėrsa u pėrkiste besimeve tė ndryshme, mė shumė e gjente veten mė pranė fesė budiste, sepse ajo tė mėsonte tė respektoje natyrėn pėrreth, pasi besimi bazė i saj ishte inkarnimi pėr 7 herė rresht nė jogjallesa e gjallesa tė ndryshme. Dhe sipas tij, ishtė fati ai qė i vendoste gjėrat


    Une jam shume klasik


    “Unė jam shumė klasik!”- ka thėnė Ari, -Mė pėlqejnė shtėpitė e vjetra, makinat e vjetra dhe pėr modėn e vjetėr!”. Por, sipas Arjonit, nėse do tė kishte lindur nė atė epokė do t’i pėlqenin tė rejat. Ai ka thėnė se ishte i lumtur qė kishte lindur nė kėtė epokė, nė njė epokė tranzicioni, sic e pėrkufizoi ai, sepse dinin cfarė ishte tė mos kishe shumė gjėra, si celulari, makinat dhe cili ishte ndryshimi po t’i kishe. Ari u shpreh i pasigurtė nėse teknologjia e sotme apo sasia e madhe e informacionit, tė bėnte mė mirė apo keq. “Nuk e di a jam i lumtur qė po jetoj nė kėtė epokė!” – ka thėnė ai. “Ndėrsa unė jam!” – ia ka kthyer Arjoni.

    Burimi: Top Channel

  12. #92
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Se mendoj qe do mbaroj loja

    Ari futet nė dush pėr tu larė dhe Adelajda fillon tregon pėr javėt e para kur banorėt laheshin me rradhė. Ajo shton:-“Kemi qėnė 14 veta dhe prap 13 veta jemi!” Ari ia kthen:-“Se mos mendoni qė po mbaron loja!” Ajo i thotė :-“Nė kėtė pikė s`e mendoj qė do mbaroj loja!” Ai e pyet nėse e prisnin qė do hynin banorė tė tjerė nė shtėpi. Ajo i thotė qė e priste njė gjė tė tillė, por jo tre persona njėherėsh. Adelajda shton qė ka njė anė pozitive, dhe njė negative tė kėsaj gjėje. Adelajda thotė qė ana negative ėshtė qė ajo ka kaluar shumė situata tė vėshtira, shumė nominime me idenė qė tė vazhdoj lojėn, dhe shton:-“Tė vjen njė pikė qė tė duket sikur nuk ke ecur fare, dhe je nė fillim!” Ajo thotė qė banorėt e ri janė tė freskėt dhe i njohin shumė mirė . Ari i thotė qė duhet ta shikoj si negative nė rastin se ato duke njohur karakterin e tyre do krijonin distanca me to. Adelajda thotė qė ana pozitive ishte se kishte tre persona qė mezi priste t`i njihte.





    Mafia dhe Kanuni


    Ari dhe Sori bisedojnė pėr mafian dhe Ari i krahason ligjet qė vendos ajo pėr anėtarėt e saj njėsoj me ligjet e kanunit. Ai tregon se ato ligje dikur janė respektuar shumė, por mė pas filluan tė mos zbatoheshin mė, njėsoj si ligjet e kanunit tė cilat tani nė shumė zona nuk kanė mė tė njėjtėn vlerė. Sori tregon pėr njė dokumentar qė ka parė mbi mafian italiane dhe nė tė thuhej me fakte e spjegime se ajo ishte e bazuar mbi ligjet e kanunit tė Lek Dukagjinit. Biseda e tyre lidhet me historinė e Pavlinit, i cili e trajtoi temėn e kanunit lidhur me jetėn e tij. Ari jep mendimin e tij pėr kėtė duke u shprehur se e ka ndjekur pak nga jashtė historinė e Pavlinit. Ai mendon se Pavlini nuk e trajtoi si duhej atė histori. Ata pėrfundojnė duke thėnė se kanunin nuk e kuptojnė.


    “Ne rrezikojmė mė shumė”

    Sori shprehet se Juna i duket njė lojtare e fortė dhe se ia ka frikėn. Ai tregon se edhe Ari i duket njė tip me shumė bagazh e qė mund tė ecė nė lojė. Tani mendon se nuk ėshtė e drejtė qė tani qė po afron fundi i lojės dhe ku loja po bėhet mė interesante dhe e bukur, ai ose ndonjė banor i vjetėr tė dalė e tė rrinė brenda tre banorėt e rinj tė cilėt janė shumė tė freskėt e jo nė kushte tė barabarta me ta. Sori e kėshillon se meqė sot ėshtė e mėrkurė, ai tė bėjė spektakėl qė tė mund tė vazhdojė tė rrijė nė shtėpi si pėrshembull ndonjė debat. “Nuk kam nerva tė merrem me tė rinjtė”- shpehet Dritani. Sori shton se gjithėsesi ai nuk rrezikon dhe mė e rrezikuara mund tė jetė Anjeza, por qė ka krijuar shumė afrimitet me Arjonin, gjė qė ia shton pikėt. Tani pohon se Anjeza dhe Arjoni janė afruar vėrtetė. Ata vazhdojnė tė diskutojnė edhe pėr nominimet qė do tė bėjėn tė shtunėn. Sipas tyre, nėse tė rinjtė do tė kenė edhe kėtė javė imunitet, atėherė do ta kenė vėshtirė se kujt t’i vėnė gishtin. Dritani mendon se nėse tė rinjtė nuk mund tė nominohen, atėherė banorėt e vjetėr rrezikojnė shumė, ndėrsa tė rinjtė mund tė luajnė rehat pjesėn e fundit tė lojės.


    “Mund ta nxjerr Eltonin nė lojė”

    Dritani dhe Qetsori janė ndėr tė parėt banorė qė janė zgjuar kėtė mėngjes. Ata fillojnė tė diskutojnė nė kopėsht, kryesisht pėr banorėt e rinj. Qetsori shprehet se ishte kapur njė natė mė parė me Eltonin nė lidhje me temat pėr diskutim qė banorėt bėjnė nė mbrėmje. Ai tregon se Eltoni ishte shprehur se nuk i pėlqenin kėto lloj diskutimesh, ku banorėt e tjerė duhej t’i bėnin pyetje vetėm njė tjetri sepse nė kėtė formė, diskutimi nuk bėhej spontan. Sipas Eltonit, ata do tė bėheshin tė gjithė kundėr njėrit ose njė kundėr tė gjithėve. Qetsori i kishte thėnė se nė kėtė mėnyrė ata mund tė njiheshin, tė tregonin mendimet, botėkuptimet dhe karakteret e ndryshme qė kishin dhe nė tė njėjtėn kohė tė luanin lojėn pėr tė cilėn kanė ardhur. Ai mendon se nėse nuk ka pak organizim, bisedat do tė zhvilloheshin nė vende tė ndryshme, me grupe e nė tė njėjtėn kohė, duke mos i lėnė hapsira njeri-tjetrit pėr t’u njohur nga tė gjithė. Qetsori thotė se nėse dėshiron, ai mund ta kapė kur tė dojė Eltonin e ta nxjerrė nė lojė. Dritanit i vjen inat qė nuk u gjend nė ato momente bashkė me Qetsorin, por ai i tregon se me tė ndodhej Adi, por qė nuk u hodh fare nė mbrojtje tė tij, madje qėndroi pasiv nė kėtė bisedė. Dritani shprehet se Adi mund tė shkojė nė anėn e tė rinjve, ndėrsa tė vjetėrit tė mendojė t’i eleminojė.
    

  13. #93
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    “Loja po bėhet e vėshtirė”

    Sori pyet Anin, i cili ende ėshtė nė vėshtirėsi pėr personat qė duhet tė nominiojė, nėse ka vendosur pėr ndonjė dhe duke nėnkuptuar me kėtė gjė veten. Ai shton se vėrtetė gjėrat janė ngatėrruar. Ani ia kthen se nuk e ka menduar akoma kėtė gjė, por loja po i duket e vėshtirė. Sori e kėshillon qė ai ta shohė lojėn me kujdes dhe nėse dėshiron, tė luajė edhe vetė. Ai i thotė se me kalimin e kohės, cdo javė do tė bėhet edhe mė e vėshtirė.


    “E kemi armikun brenda”


    Sori shprehet se Adi po u prish shumė punė pasi ende nuk po del nė lojė. Ai mendon se Adi ka krijuar njė aleancė tė fuqishme duke pėrdorur si mjet batutat dhe shakatė e tija. Tani mendon se kjo ėshtė mėnyra e tė luajturit e tij, por Sori ia kthen se pėr Adin kjo ėshtė gjė e mirė, ndėrsa pėr tė jo dhe se ai me kėtė sjėllje e ka vėnė nė mendime se si t’ia prishė kėtė lojė. Sori i propozon Tanit qė tė dy tė bėhen bashkė e tė luftojnė Adin, ndėrsa Tani ia kthen se lufta ndaj tė rinjve i duket mė e duhura pėr momentin. Ai shton se ata gjithmonė e kanė thėnė se ėshtė shpejt qė tė pėrballen me njeri-tjetrin, por Sori thotė se Adi ende nuk po pėrballet me asnjė. Tani e pohon se as atij nuk i pėlqen ky pozicionim i Adit dhe Sori i propozon qė t’i marrin situatat nėn kontroll me radhė; njėherė tė bėjnė si thotė ai, e pastaj si thotė Tani. Sori kėrkon aleancė me Tanin, por ky i fundit heziton ta krijojė kėtė. Sori mundohet t’i mbushė mendjen se ka qė mbrėmė qė po e mendon mirė dhe seriozisht kėtė punė qė mė mirė tė luajė kundėr Adit sesa ndonjė tjetri. Tani mendon tė kundėrtėn se nuk ėshtė ende momenti pėr tė luajtur kundėr Adit, por kundėr tė rinjve. Sori i bėn njė krahasim qė Tani ta kuptojė situatėn mė mirė. Ai i thotė se tė rinjtė janė kapur pas Adit pėr tė hyrė mirė nė lojė dhe Adi po luan lojėn e njė dege ku janė varur kėto degėzat. “Unė e kam mė mirė t’i bie degės sesa degėzave”- sqaron ai. Tani e shikon nė tjetėr kėndvėshtrim. Ai mendon se Adi ėshtė afruar me tė rinjtė, pasi janė fytyra tė para nė jetėn jashtė shtėpisė dhe thjesht po iu jep njė mbėshtetje, sikurse do ta bėntė edhe ai tė njėjtėn gjė nėse i vinin disa banorė nga Gjirokastra qė mund tė mos t’i njihte fare. Sori e sheh aleancėn e Adit me banorėt e rinj si njė rrezik duke menduar se ata bėhen nė numėr mė shumė se tė tjerėt. “Faktori numėr ndikon nė lojė dhe nė nominime duke qėnė nė disfavor pėr ne”- mendon ai. Ata fillojnė tė diskutojnė pėr nominimet dhe eleminimet. Sipas tyre nuk ėshtė e drejtė qė tė vazhdojė tė dali nė nominim i njėjti person gjithmonė, si pėrshembull Aida qė ka dhėnė dicka e duke qėndruar nė lojė persona tė tjerė qė nuk japin asgjė. Dritani mendon se dhe Moza nuk duhet tė vazhdojė tė qėndrojė vetėm se ka bukurinė. Sori ia kthen se pėr aq kohė sa ka padrejtėsi nė mėnyrėn se si e konceptojnė, nuk mund tė bėjnė asgjė sepse fundja ata luajnė, por vendimi i takon tė tjerėve. Pėr Mozėn, Sori mendon se ajo po vjen duke u ngritur nė kėtė lojė. “Unė e kuptoj qė t’i nuk do tė mė dėgjosh sepse mendon se do tė ndikoj te mendimet e tua, por kjo qė them, ėshtė me e drejtė, sepse armikun e kemi brenda”- pėrfundon Sori bisedėn me Tanin.


    “Do ta cojmė deri nė fund!”


    Tė parėt qė janė zgjuar kėtė mėngjes janė Sori dhe Tani. Tė dy duken pak tė menduar pėr lojėn dhe pėr ardhjen e tė rinjve, por qė mundohen ta kalojnė duke bėrė biseda tė ndryshme qė iu mblidhen sėrish nė pikėn e parė. Sori tregon se dhe Juna, dhe Ari e kishin me qejf temėn pėr debat, pėr t’u njohur me ta, ndėrsa Toni jo. Tani i thotė se ai ashtu e sheh tė arsyeshme, por Sori ia kthen se duhet ta kundėrshtojė Eltonin sepse e ka pėr detyrė. Ata, duke shijuar kafen pranė pishinės, nėn rrezet e diellit, vazhdojnė tė bisedojnė sėrish pėr lojėn e tė rinjve qė po u pengojnė lojėn atyre, por kėtė bisedė e bėjnė me batuta filmash e duke i personifikuar banorėt e rinj si gjermanė qė erdhėn i pushtuan. “Po u kryqėzuan me rrugėn tonė, duhet tė kemi kujdes se gjermani tė vret”- thotė Sori pėr ta. Ai pyet Tanin nėse ėshtė ende dakord pėr planin qė bėnė njė ditė mė parė, pėr sjelljen ndaj tė rinjve gjatė javės qė vjen. Dritani ia kthen se nėse do tė jetė ende, normalisht qė ėshtė dakord dhe se ato qė menduan, do t’i vėnė nė zbatim. Sori thekson se edhe nėse nuk do tė jetė nė nominim, ai do ta cojė deri nė fund fjalėn e dhėnė dhe shton se nuk mund tė qėndrojė mė pasiv, pa u ngacmuar me tė tjerėt. Dritani ia kthen se nominimi nuk ka rėndėsi sepse loja duhet bėrė njėsoj, si tė jesh e si tė mos jesh nė nominim.

  14. #94
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    “Big brother”, surpriza ne mbremjen e djeshme


    Dritani dhe Ani ishin te skualifikuarit nga gara ne shtepine e “Big Brother”, largim te cilin ata dhe banoret e tjere te shtepise me te famshme te shqiptareve e kane percjelle me shume emocion.

    Dhe ne kete spektakel emocionet ishin shume te forta pasi organizatoret kane ofruar shume surpriza per banoret.

    Moza, e shpetuara nga eleminimi i pare ka njoftuar banoret e tjere per vendimin e “vellait te madh” dhe menyren se si do te eleminohej personi i dyte.
    Kater konkurentet e rinj ne kete gare kane dale ne kandidim dhe nga televotimi qe zgjati shume pak Ani doli nga shtepia.

    Qetesori eshte emocionuar sepse per here te pare ka degjuar rrahjet e zemres se vajzes se tij qe lind pas disa muajsh. Me pas ai ka takuar edhe bashkeshorten e tij.


    Te nominuarit per javen e ardhshme jane:



  15. #95
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Ti nuk je e sinqerte

    Duke biseduar tė tre, Mimoza, Ari dhe Qetsori, Ari i ka thėnė Mimozės se ajo nuk ishte aspak e sinqertė. Mimoza nuk e ka pranuar kėtė dhe ka kėrkuar nga Ari qė ai t’i shpjegojė arsyet pse e mendonte apo e thoshte diēka tė tillė. “Sepse fjalėt e tua nuk janė koherente me veprimet qė bėn!” – i ka thėnė ai. “Kush ėshtė mė i sinqerti nė kėtė shtėpi?”- e ka pyetur Qetsori Arin. “Nuk e di, - i ka thėnė ai, - por kjo jo!”


    Te falenderoj per gjithcka


    Arjoni i ka thėnė Anjezės se ishte ai qė kėtė javė, do tė linte shtėpinė e Big Brother. “Do tė tė pres jashtė!” – i ka thėnė ai. Por sipas Anjezės nuk ishte ai qė do tė dilte. Ajo i tha se kėtė e dinte shumė mirė. “Ashtu siē e dije se do tė dilje ti?!”- i tha Arjoni me shaka. “Jo, ti nuk do tė dalėsh!” – ka kėmbėngulur ajo. Mė pas Anjeza i ka thėnė Arjonit se e falenderonte shumė, pėr gjithcka qė ai kishte bėrė pėr tė kėtė javė. “Mė ke bėrė tė ndihem shumė mirė!” – i ka thėnė ajo.


    Eshte hera e pare qe ndjej kaq shume


    “Mami jot ėshtė shumė e mirė dhe tė kupton!”- i ka thėnė Adi Anjezės qė po qante. Adi ka shtuar se njerėzit jashtė duhet tė kuptonin qė ndryshe i shihje gjėrat nga jashtė dhe ndryshe ishte kur ishe brenda. Lidhur me kėtė, Anjeza ka thėnė se edhe me atė kėshtu kishte ndodhur. Ajo ka shtuar se kur kishte qenė jashtė, Arjoni ishte njeriu qė nuk e mendonte as tė rrinte apo tė bisedonte dhe jo mė tė kishte kaq afrimitet. “Ėshtė i vetmi njeri qė mė ka dhėnė ndjenja, qė jashtė nuk i kam gjetur ndonjėherė!”. “Tė lutem, respektoje kėtė ndjenjė!” – i ka thėnė Adi. Anjeza i ėshtė pėrgjigjur se atė ishte duke bėrė. Sipas Adit, ajo duhej tė bėnte atė qė ndjente, qė i thoshte zemra, pa patur asnjė lloj kompleksi. “Ėshtė hera e parė qė ndjej kaq shumė!” – ka thėnė ajo. Adi i ka thėnė gjithashtu se i vinte shumė mirė qė Arjoni kishte zgjedhur pikėrisht atė si shoqe. Mė pas aty ka ardhur Bjordi, qė kur e parė Anjezan tė qante, e ka pėrqafuar. Adi i ka thėnė se duhet ta dinte qė atė moment ishte me dy njėrėz qė e donin. “Qė i dua dhe mė duan!” – ka thėnė Anjeza.


    Ti me je ndodhur prane


    Bjordi i ka treguar Arjonit se e kishte nominuar. Ai i ka treguar gjithashtu edhe arsyen qė i ka thėnė publikut dhe Vėllait tė Madh, qė nuk i kishte pėlqyer si kryefamiljar, arsye qė fillimisht nuk ishte pranuar dhe ai ishte detyruar tė gjente diēka tjetėr. Dhe kėshtu, kishte thėnė se nuk i pėlqente qė Arjoni i merrte gjėrat mė seriozisht se ē’duhej. Arjoni i ka pritur duke qeshur fjalėt e Bjordit. “Me tė vėrtetė nuk e dija qė do tė dilje ti!” – ka shtuar Bjordi mė pas. Arjoni i ka thėnė tė mos mėrzitej, pasi atij nuk i vinte keq pėr kėtė. Ai ka shtuar se Bjordi i ishte ndodhur pranė, atėherė kur ai kishte patur nevojė, ndėrsa tani ishte momenti dhe nė fund tė fundit, mėse normale, qė ai ta bėnte kėtė.


    Gruan e kishe fantastike


    Juna i ka thėnė Qetsorit se gruaja e tij ishte shumė e mirė, shumė fantastike dhe asaj i kishte pėlqyer shumė. “Bravo tė qoftė!”- i ka thėnė ajo e mė pas ka shtuar me shaka se e kuptonte shumė mirė pse e kishte marrė Qetsori atė, por nuk kuptonte pse e kishte marrė ajo Qetsorin.


    Qetsori debaton me Anjezen

    Qetsori i ka thėnė Anjezės se kur i erdhi dhe asaj zėri, qė deri dje po mekej, mos ngeltė njeriu pa i ardhur. Ajo i ėshtė pėrgjigjur se kjo ishte loja e saj, qė zėri t’i vinte tani e jo qė nė fillim. “Mos jep shenja prishjeje ekuilibri!” – i ka thėnė Qetsori. “Unė s’po jap, po i jep ti, mė duket!” – i ėshtė pėrgjigjur ajo. Qetsori ka vijuar duke i thėnė se kėshtu ishte loja e tij dhe Anjeza i ka dhėnė si pėrgjigje, po tė njėjtėn gjė. “Nėqoftėse njėri nga ju nuk shkon nė krevat, do tė rrezikoj njė cift!”- ka thėnė Qetsori. “Presion ėshtė ky?” – e ka pyetur Anjeza. Qetsori i ka thėnė se ajo po pėrpiqej ta sulmonte, por Anjeza e ka mohuar. “Je ti qė e fillove i pari!” –i ka thėnė ajo. “Fillojmė nesėr!”- ka thėnė ai. “Nesėr!”- ka pėrfunduar Anjeza.

  16. #96
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Mimoza eshte si kukull

    Tė ulur jashtė, nė oborrin e shtėpisė, Juna dhe Ari kanė diskutuar pėr njė pjesė tė banorėve dhe pėrshtypjeve tė tyre, lidhur me ta. Pėr Mimozėn, tė dy janė shprehur se ishte shumė e mirė. “Mua mė pėqen shumė!” – ka thėnė Juna. Ari ka shtuar se Mimozės i pėlqen tė jetė nė qendėr tė vėmendjes. Tė dy e kanė komentuar rėndėsinė qė ka pėr tė paraqitje e jashtme apo ndonjė sjellje tė caktuar tė saj, si faktorė tė diktuar deri diku nga mosha. Ari ka thėnė se pėr tė ishte njė kėnaqėsi e veēantė kur e shihte Mimozėn nė mėngjes. Pėr tė pamja e njė femre tė sapozgjuar ishte tregues i bukurisė sė vėrtetė apo mungesės sė saj. “Kur zgjohet nė mėngjes, ėshtė si kukull!”- ka thėnė ai. Veē kėsaj Ari e ka pėrcaktuar Mimozėn si njė person, me tė cilin mund tė qetėsohet, kur atmosfera pėrreth ėshtė e tensionuar.


    Pika ime e dobet eshte nena

    Qetsori, Anjeza dhe Arjonin kanė diskutuar mbi faktin se si njė lojė e tillė si Big Brother, tė bėn tė humbėsh sensin e gjėrave qė ke jashtė. “Kur e kam humbur unė qė kam kaq pak, imagjino juve!” – ka thėnė Anjeza. Qetsori ka thėnė se me pėrjashtim tė djalit, vėshtirėsive me tė cilat po pėrballej e shoqja dhe 3-4 gjėrave tė tjera, gjithcka e kishte fshirė nga mendja. Arjoni e ka pyetur Qetsorin se cila ishte pika e tij e dobėt. “Pika ime e dobėt ėshtė mamaja ime!” – ka thėnė Qetsori.


    Qetsori: Rrezikojme une dhe Arjoni


    Sipas Qetsorit, banorėt qė rrezikojnė kėtė javė, pėr tė dalė nga shtėpia, ishin ai dhe Arjoni. Aida e ka kundėrshtuar duke i thėnė se as “zysha”, as Arjoni, nuk rrezikonin. Njėri nga tė dy, mes saj dhe Qetsorit, do tė ishte ai qė do tė dilte. Ndėrsa Arjoni ka thėnė se ishte ai qė rrezikonte mė shumė dhe ishte ai qė do tė dilte, megjithatė Aida ėshtė shprehur sėrish e bindur pėr daljen e saj..


    Ti je njeri me norma te forta


    Arjoni i ka thėnė Qetsorit se mendonte se jashtė, ai nuk ishte mashtruesi apo dallaveraxhiu qė ishte brenda shtėpisė sė Big Brother. “Mendoj qė ti kėto po luan fort, por jashtė je njė njeri me norma tė forta!” – i ka thėnė ai Qetsorit qė e ka falenderuar. Arjoni ėshtė shprehur se e thoshte kėtė nisur nga ato qė i kishte treguar Qetsori pėr shoqėrinė e tij, shoqėri qė sipas Arjonit, kėrkonte dhe pranonte vetėm njerėz me norma.


    Zbulohet i dashuri i Lirites


    Nė darkėn e sė shtunės, krahas banorėve tė “Big brother”, ishte edhe Lirita e cila po rri gjithnjė e mė shumė nė Tiranė. Kėsaj here kishte ardhur pėr t’i bėrė shoqėri nga Prishtina, edhe Atdhetari, djali me tė cilin ėshtė lidhur prej disa muajsh, fakt qė e ka deklaruar edhe vetė.

    Agoni gjuan Inen


    Agoni njihet tashmė si njė “gjuajtės” i apasionuar mbas femrave. Mbasi ka “eksploruar” botėn femėrore tė vajzave kosovare, ka gjetur njė tjetėr parajsė, atė tė botės femėrore nė Shqipėri. Ai ėshtė gjithmonė prezent nė lokalet e natės, ku tė eliminuarit e programit “Big Brother” mblidhen, si njė qefli i madh i jetės sė natės. Javėn e kaluar, sė bashku me miqtė me tė cilėn ai ndau eksperiencėn e tij tė veēantė, ishin edhe djemtė e vajzat e “Big Brother 1”. Agoni mesa duket ka preferuar tė qėndrojė mė gjatė me Inėn, e cila ka pohuar se kohėt e fundit ėshtė single. Ku i dihet….


    Nuk shikoja mundesi ketu


    Anjeza i tregon Arjonit se nuk e kishte menduar kurrė qė mund tė krijonte njė lidhje brenda nė shtėpi, me asnjė nga meshkujt. Ajo thotė se i ka parė nga jashtė dhe kishte krijuar disa opinione pėr ta jo negative, por nuk e mendonte se mund tė arrinte tė pėlqente ndonjė prej tyre. Sipas saj, duhet shumė kohė qė tė fillosh tė ndjehesh rehat me njė person dhe brenda nė shtėpi, koha i dukej e pamjaftueshme. Ajo shprehet se pėr njė periudhė tė gjatė kohe jashtė, nuk kishte arritur tė lidhej, por ja qė ndodhi aty ku nuk e priste dhe pėr mė tepėr me Arjonin. Ai e pyet se pėrse kishte pak besim qė ai mund tė ndjente pėr tė dhe ndoshta mendimet e saj ndikoheshin nga relatat qė ai kishte patur mė parė me Zhuljetėn dhe Mesidėn. Anjeza e pohon kėtė gjė sepse duke parė qė ai kishte qėndruar afėr me to dhe ndėrkohė nuk kishte patur asnjė marrėdhėnie mė shumė se miqėsia, mendonte se dhe me tė do tė ndodhte e njėjta gjė.

  17. #97
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Djemte si Bjordi jane te rralle

    Juna, duke cituar fjalėt e thėna nga tė tjerėt, ka thėnė se Bjordi ishte vėrtet “sheqeri i vajzave”. Arjoni ka shprehur habinė e tij, pėr faktin se tė gjitha vajzat e shikonin Bjordin si vėllanė e vogėl dhe Juna i ka thėnė se dhe ajo e shihte nė tė njėjtėn mėnyrė. Ajo e ka cilėsuar Bjordin si shumė tė zgjuar, qė ka njė kapshmėri shumė tė madhe ndaj pianos dhe qė kishte goxha interesa. “Mua mė pėlqejnė njerėzit e zgjuar dhe qė kanė interesa!”- ka thėnė ajo. Ajo ka shtuar se djemtė si ai, me tė tilla cilėsi, nė moshėn e tij, ishin shumė tė rrallė. Po ashtu, sipas Junės ai nuk ishte mendjemadh, gjė qė ajo e uurente tek njerėzit.


    Edhe ndjenje edhe loje


    Paralelisht me zhvillimin e debatit mes Arjoni dhe Adelės, Juna dhe Arjoni nisėn tė diskutonin nė lidhje me marrėdhėnien Adela-Bjordi. Sipas Arjonit, nga ana e Adelės, nuk ishte gjithcka reale. Ai ka shtuar se Bjordi ishte njė djalė i zgjuar me tė njėjtat interesa qė kishte edhe Adela, qė e pėlqente kėtė tė fundit dhe jo pa shkak, sepse Adela, sipas Arjonit, ishte njė fėmėr e bukur, por atij i pėlqente edhe ideja pėr tė krijuar njė lloj “intrige’ brenda shtėpisė, gjė qė do ta fuqizonte nė lojė. Ai ka shtuar se mendonte se ndoshta Bjordi e kishte marrė paksa edhe si sfidė “mashkullore” dhe tani nuk mund tė hiqte dorė. Sipas Arjonit ishte hera e parė qė Bjordi, nė kundėrshtim me femrat jashtė apo mentalitetin qė ata ishin mėsuar tė njihnin, po pėrballej me njė mentalitet kaq tė mbyllur, si ai i Adelajdes. Juna e ka pyetur nėse vėrtet besonte se Adela ishte kaq e mbyllur dhe ai i ėshtė pėrgjigjur se deri nė njė farė mase ajo ishte.


    Bjordi: Mos u merr me Aiden


    Bjordi ka pėrfituar nga rasti qė ėshtė vetėm nė kopėsht me Adelajdėn duke e kėshilluar nė lidhje me nominimet. Ai i thotė:-“Mos u merr me njerėzit e keq (pėr Aidėn), se ti je shumė e mirė!” Sipas tij ajo nuk ėshtė vetėdijshme qė ėshtė e tillė. Bjordi i jep kurajo, duke i thėnė qė mos tė ketė frikė kėtė javė. Ato qėndrojnė tė pėrqafuar dhe duke u puthur. Ai shprehet se mund tė rri me tė i pėrqafuar me orė tė tėra.


    Sori: Ari eshte i shperqendruar


    Qetsori dhe Adi duke qėndruar nė kopėsht kanė diskutuar pėr banorėt e rinj nė vecanti pėr Arin. Qetsori thotė qė i duket djalė i mirė, por nė disa momente i duket i shpėrqėndruar. Adi i thotė qė kjo gjė vjen nga fakti qė mund ta humbasė pėrqėndrimin duke menduar pėr ndonjė problem . Ai shton:-“Edhe ti mund tė jesh ashtu, por ne kemi aftėsinė e kontrrollit! Sipas mendimit tė tij ato ndihen tė lodhur dhe tė gjitha bisedat qė zhvillohen i duken tė parėndėsishme, pėrvec kurioziteve nga jeta private. Biseda e tyre kalon tek buxheti duke thėnė qė “Big Brother” gjeti njė mėnyrė tė mesme qė ato u furnizuan me ushqime.


    U be Big Brother cifti ketu


    Aida dhe Eltoni kanė diskutuar pėr pėlqimet brenda shtėpisė. Ai thotė pėr Junėn:-“Juna vdiq pas Adit!” Sipas Aidės brenda shtėpisė afeksionohesh shumė shpejt me njerėzit, dhe gjėrat tė duken ndryshe, dhe shton:-“Tė duket ai, dhe nuk ka tjetėr!” Eltoni shprehet qė i vjen pėr tė qeshur me situatat qė janė krijuar nė shtėpi. Ai thotė:-“Ari vdiq pas Mimozės, Juna pas Adit, u bė “Big Brother” cifti kėtu!” Aida shprehet qė nuk e shqetėsojnė kėto gjėra. Sipas Eltonit kjo gjė mund tė shqetėsojė Qetsorin. Aida i thotė:-“Sori ka frikėn e lojės!”


    Bjordi: S’kapem me ty se je ne nominim


    Banorėt pasi janė zgjuar qėndrojnė nė kopėsht duke dėgjuar muzikė. Ari shikon kapelen e tij tė hedhur nė tokė dhe e bėn objekt diskutimi. Bjordi e kthen diskutimin nėse kapelja do tė ishte e Qetsorit, por ky i fundit replikon duke i thėnė qė ai do tė kapet me tė. Bjordi i thotė:-“Ti e di qė nuk kapem me ty kur je nė nominim!” Qetsori ia kthen:-“Do ma bėsh tė vėshtirė punėn!” Sipas Bjordit Qetsori ka mė shumė ‘armė’ duke i marrė si shembull familjen. Qetsori merr si shembull njė konkurent shqiptar tek “Grande Fratello” , duke thėnė qė dhe atij i thanė tė njėjtėn gjė. Ato vazhdojnė duke diskutuar pėr tė. Banorėt kanė diskutuar pėr “Big Brother 1” nė lidhje me zėnkėn e Mardiolės me Ildėn.


    I flas Bjordit, me pergjigjet Adela


    Arjoni i ka treguar Anjezės se nė disa raste, kur ai fliste me Bjordin, i pėrgjigjej Adelajda. Ai i ka thėnė asaj se po tė kishte dashur mund t’i ishte kthyer, madje po tė donte mund edhe t’i “masakronte me fjalė”, por ai nuk mund ta bėnte kurrė njė gjė tė tillė, sepse jo vetėm qė nuk i interesonte, por edhe nuk ishte tip i tillė. “Nuk ke pėrse!” – ka pėrforcuar Anjeza, mendimin e tij.

    Burimi: Top Channel

  18. #98
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Nuk me dridhet me zemra

    Duke biseduar nė dhomėn e gjumit, Adi ka thėnė se zemra e tij e kishte pėrfunduar ciklin e tė dridhurit pėrpara njė femre, nuk dridhej mė. Objektivat e tij ishin tashmė qė tė ndėrtonte diēka tė bukur pėr tė ardhmen, pasi sic tha ai vet, “dyert e pleqėrisė avash-avash po afroheshin”. “E vėrtetė ėshtė!” – i ka thėnė Qetsori dhe ka shtuar se ēėshtja ishte tė dilnin tė gjithė mirė nga kjo situatė, duke iu referuar lojės nė Big Brother.


    Puthja e zyshes, prove jave


    Adi, Juna, Bjordi, Ari, Qetsori dhe Adelajda janė mbledhur nė dhomėn e gjumit, duke biseduar e duke shkėmbyer batuta me njėri-tjetrin. Ndėrkohė, Ari dhe Eltoni e kishin lidhur Adin me litar dhe mundoheshin ta tėrhiqnin. Mė pas e kanė lidhur kėmbėn e tij me tė Bjordit. Banorėt kanė vazhduar shakatė e tyre, Ari dhe Adi, duke pėrdorur mikrofonat kanė bėrė sikur flisnin nė telefon. Mė pas Adi ka thėnė njė shprehje qė i ka bėrė tė gjithė tė qeshin me lotė e Adelėn tė ulet pėrtokė nga tė qeshurat: “Kjo puthja jote o zyshe, ka pėr tė na u bėrė provė jave!”


    Ari, i zgjuar por naiv


    Eltoni ka thėnė pėr Arin se nuk e shihte nė finale. “Ėshtė shumė “bjond”, pėr tė qenė nė finale!” – ka thėnė ai. “Mos fol kėshtu!” – i ka thėnė Aida. “Pėr bjondet?”- ka bėrė shaka Arjoni. “Jo, pėr Arin!” – ka pėrsėritur ajo. Sipas saj Ari jo vetėm ishte shumė i zgjuar, por me bisedat qė bėnte dhe argumentat qė jepte, ai arrinte tė vinte nė pah defektet e tė tjerėve, pa patur qėllim tė keq, ndėrkohė qė tė tjerėt e bėnin qėllimisht kėtė, pėr t’i nxjerrė keq personat qė sulmonin. Sipas Aidės, nuk duhet detyrimisht tė jesh intrigant apo djallėzor pėr ta nxjerrė dikė “bllof”.


    Bjordi nuk e meriton finalen


    Aida, Arjoni, Eltoni, Arjoni dhe Anjeza kanė diskutuar pėr Bjordin. “Bjordi nuk shkon nė nominim sepse tė gjithė do tė merren me ne tė rinjtė!” – ka thėnė Eltoni, por sipas Arjonit nuk ishte kėshtu. “Bravo i qoftė nėse shkon deri nė finale, por mua si Aidė, do tė mė vinte shumė keq qė kushdo qoftė tė shkonte nė finale, vetėm me njė nominim!”- ka thėnė Aida. Ajo ka shtuar se nuk donte qė Bjordi tė dilte, por qė tė provonte tė njėjtėn gjė qė kishin provuar ata duke qenė aq herė tė nominuar, sepse sipas saj nuk ishte e drejtė qė tė arrije deri aty duke qenė vetėm njė apo dy herė i nominuar, ndėrkohė qė tė tjerėve u ishte “nxirė jeta”. Sipas Arjonit, pėr Bjordin kishte qenė shumė e lehtė, sepse nėse do tė kishte qenė nė nominim me Aidėn apo Qetsorin, do tė ishte sjellė ndryshe. “Bjordi ndihet shumė i sigurtė dhe vec kėsaj, vėshtirė qė publiku ta nxjerrė!” – ka thėnė Ajoni. “Ai nuk e ka pėrjetuar fare lojėn!” – ka thėnė Aida. Duke marrė si shembull, pėr tė argumentuar arsyetimin e saj Adelajden, Aida ka thėnė se pavarėsisht mospėlqimit tė kėsaj tė fundit, Adelajda e meritonte mė shumė finalen apo fitoren, sepse kishte qenė pesė-gjashtė herė nė nominim dhe e kishte pėrjetuar lojėn. Aida ka shtuar se ndoshta “zysha” nuk e meritonte fitoren dhe se nuk kishte shumė pėr tė dhėnė, sepse e vogėl ishte edhe bota e saj, por ajo atė qė kishte, e kishte dhėnė. Pėr mendimin e Eltonit, sigurinė qė Bjordi kishte, ia kishin dhėnė vet ata, sepse ishin pikėrisht ata qė nuk e kishin nominuar. Arjoni ka thėnė se ai dhe Aida nuk bėnin pjesė nė grupimin qė Eltoni fajėsoi. “Ėshtė vėllai i vogėl ai, nuk nominohet!” – ka thėnė Arjoni me ironi. Eltoni ka thėnė se brenda shtėpisė sė Big Brother ata ishin tė gjithė lojėtarė. “Vėlla mbaje jashtė, por jo kėtu brenda!” – ka thėnė ai. Sipas Eltonit dhe Aidės Bjordi ishte shumė i zgjuar, por nuk jepte asgjė, pėrveēse rrinte “pas fustanit tė Adelės” dhe flinte gjumė. “Pėr tė shkuar nė finale, duhet kaluar cdo etapė!” – ka thėnė Aida.


    Kush shkon ne finale?


    Kush janė gjashtė njėrėzit qė pėr ty duhet tė jenė nė finale? – e kanė pyetur Eltoni dhe Arjoni Aidėn. Aida ka thėnė se pėrvec atyre tė katėrtve qė ndodheshin aty, qė do tė thoshte ajo, Arjoni, Eltoni dhe Anjeza, do tė ishte edhe Ari. Ndėrsa sipas Anjezės finalistė do tė ishin Aida, Arjoni, Qetsori dhe Bjordi. “Qetsori nuk ėshtė nė finale- ka thėnė Aida, ndėrkohė qė sipas Eltonit, ai madje do tė dilte qė kėsaj tė shtune. Fjalėt e Aidės dhe Eltonit, ishin shumė tė habitshme pėr Anjezėn, por, sipas mendimit tė Aidės, Qetsori e dinte edhe vet qė nuk do tė shkonte nė finale.

    Burimi: Top Channe

  19. #99
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    I bej qejfin qe te gaboje

    Adela i tregon Sorit se i kishte bėrė dicka pėrshtypje tek Juna, duke parė kėshtu dhe njė ndryshim tek ajo. Ato kishin diskutuar se pėrse mund tė ishin pėrzgjedhur pėr tė marrė pjesė nė kėtė shoė dhe se cfarė mund tė kishin parė interesante tek njera apo tjetra. Juna i ishte shprehur se kėtė gjė nuk e dinte me siguri, por natėn e parė qė kishte ardhur, Sori i kishte thėnė se ia kishte frikėn si lojtare. Adela tregon se ajo kėtė gjė ia kishte thėnė me njė ton qė i ishte dukur si mendjemadhėsi dhe se Juna ishte larguar mė pas nga biseda. Ajo pyet Sorin se pėrse ia kishte thėnė ai kėtė shprehje asaj dhe pėrse qė natėn e parė. Sori, pas shumė insistimesh tė Adelės pėr t’ia thėnė, i tregon se kundėrshtarit duhet t’i thuash fjalė tė bukura herė pas herė; nė kėtė mėnyrė ai fillon t’i besojė ato dhe tė gabojė nė sjelljen e tij, cekuilibrohet sepse fillon tė ushqehet ndjenja e vetėvlerėsimit. Ai kėtė gjė ka pritur qė tė ndodhė me Junėn. Adela i thotė se nuk e di se cfarė mund tė ketė ndodhur me Junėn, por ka vėnė re njė ndryshim tek ajo, por qė sėrish i duket veprim i nxituar ai i Sorit kundrejt Junės, qė natėn e parė tė saj nė shtėpi. Adela fillon tė analizojė fjalėt e Sorit dhe i thotė atij se edhe fjalėt qė i ka thėnė asaj se ėshtė lojtare e fortė, kanė qėnė thjesht gėnjeshtra. Sori ia kthen se ato ndryshojnė nga njera-tjetra dhe se ai Adelėn e ka parė dhe vlerėsuar nė shumė situata dhe realisht i ka pėlqyer reagimi i saj si lojtare e fortė. Ai cilėson se ata luftojnė kundėr njeri-tjetrit e jo pėr njeri-tjetrin.


    Bjordi po behet si Adela


    Disa nga banorėt, tė mbledhur nė dhomėn e gjumit, vazhdojnė tė flasin pėr tė tjerėt. Arjoni thotė se Bjordi, gjatė kėtij diskutimi, foli tė kundėrtėn e asaj qė kishte thėnė mė parė. Ai tregon se Bjordi, gjatė diskutimit tė temave tė tjera, kishte thėnė se respektonte tė gjitha vajzat dhe nuk bėnte asnjė diferencim mes tyre, ndėrsa nė debatin e sotėm ai u shpreh se i pėlqenin vajzat me mentalitet tė mbyllur dhe ato me mentalitet tė hapur i kishte sa pėr tė kaluar kohėn. Arjoni mendon se Bjordi kėtė gjė e tha vetėm se rri me Adelėn e pėr ta pėrkrahur atė, ndqėrkohė qė ai nuk ėshtė ashtu. Ai thotė se nė vend qė Adela tė bėhet si Bjordi, ėshtė bėrė Bjordi si Adela. Aida i konfirmon tė gjitha kėto qė thotė Arjoni dhe u kujton banorėve se cfarė ka thėnė Bjordi nė temėn “Sex and the City”. Ata mendojnė se Bjordi edhe kėtė gjė qė tha, nuk e komentoi sic bėn zakonisht sespe nuk kishte se cfarė tė thoshte. Juna thotė se Bjordi e ka aftėsinė ti komentojė bisedat e tij sepse kėtė gjė e ka vėnė re gjatė diskutimeve me tė dhe shton se ka respekt pėr tė.


    Mjaft me puthjen e tyre


    Juna duke folur sėrish pėr debatin qė drejtoi, thotė se nėse shoqėria shqiptare nuk do tė ishte e emancipuar, atėherė nuk do ta pranonte shown e Big Brother-it. Ajo sjell si shembull se do tė kishin nxjerrė atė nga loja e jo Anin qė kishte njė mentalitet mė tė mbyllur se ajo. Nė kėtė mėnyrė ajo fillon tė diskutojė edhe pėr disa nga banorėt, qė e mbajnė veten si tė emancipuar e ndėrkohė merren gjithė ditėn duke diskutuar mbi njė puthje (tė Bjordit dhe Adelės) qė nuk ka asnjė rėndėsi apo habi nė njė shoqėri tė emancipuar. Ajo thotė se puthja e tyre ėshtė trajtuar shumė si temė. Aida tregon se ėshtė munduar t’i luftojė tė tjerėt qė tė mos merren mė me kėtė cėshtje, madje ajo thotė se nuk arrin as tė konceptojė dot qė njė njeri qė ka ndjenja pėr dikė tjetėr, nuk arrin qė ta konsumojė ndjenjėn e saj me atė person. Sipas saj, kjo gjė ėshtė bėrė film duke i dhėnė shumė rėndėsi. Juna tregon se njė ditė mė parė kishte biseduar me Adelėn nė lidhje me jetėn e saj, prindėrit dhe se cfarė do tė bėnte ajo pėr tė ndryshuar veten; nėse e bėntė do ta bėnte nė shtėpi apo jashtė saj. Adela i kishte thėnė se nė shtėpi nuk kishte ndėrmend tė bėnte asgjė mė shumė nga cfarė kishte bėrė deri mė tani, ndėrsa jashtė ishin tė tjera gjėra. Juna thekson se duke ditur kėtė gjė nga Adela, ėshtė e kotė qė ata tė merren me njė puthje qė nuk ka ndėrmend kush qė ta japė dhe se kjo ėshtė humbje kohe si pėr tė edhe pėr tė tjerėt. Arjoni mendon se Juna ka tė drejtė nė atė qė thotė dhe mendon se duke i kushtuar kaq rėndėsi, Adela dhe Bjordi po bėjnė njė show brenda show-t dhe tė gjithė tė tjerėt janė protagonistė. Juna u kėrkon banorėve qė mos tė merren mė me kėtė gjė sepse ata show-n mund ta bėjnė vetė dhe tė tjerėt tė merren me veten e tyre dhe lojėn pėr tė cilėn kanė ardhur.

    Kam frike te fle aty


    Aida shkon tė flejė nė krevatin ku fle gjithmonė me Arjoni dhe Anjezėn. Ata tė dy janė shtrirė qė mė parė pėr tė fjetur. Aida qėndron pak dhe ngrihet. Ajo thotė se e ndjen veten tė tepėrt tani mes tyre, pėr mė tepėr qė nuk ndodhet dhe asnjė banor tjetėr nė dhomė. Aida shprehet se i flihet, por mund tė ngjajė keq nėse qėndron aty me ta. Ata qeshin me fjalėt e saja. Arjoni i thotė qė tė flejė tek krevati i Arit, por Aida nuk pranon duke thėnė se ka frikė tė flejė aty sepse tė gjithė ata qė kanė fjetur me parė nė atė krevat, kanė dalė.


    Ti ke ndryshuar prej nesh


    Aida gjatė gjithė diskutimit, ngre zėrin me djemtė se ata herė pas here e banalizojnė bisedėn. Ajo ua vė kėtė gjė nė dukje shpesh qė tė bėjnė njė bisedė mė serioze, nė nivel shoqėror dhe jo ta degradojnė atė. Kjo gjė, ndikon qė ajo tė kapet me fjalė me banorėt. Adela ndėrhyn duke i thėnė Aidės qė mjaft ndėrhyri nė debat duke thėnė gjithė kohės tė njėjtat gjėra sepse u kuptua mesazhi i saj. Aida ia kthen se nė radhė tė parė ėshtė arritje qė Adela nė shoqėrinė e tyre dhe nė temat pėr diskutim tė kėtij lloji, qėndron dhe nuk largohet si dikur. Ajo shton se tė paktėn Adela gjeti njė arsye pėr tė ndėrhyrė nė bisedė sepse deri nė atė kohė nuk a folur fare. Juna i jep tė drejtėn Adelės qė tė thojė mendimin e saj dhe ajo tregon se ėshtė plotėsisht dakord me cfarė u tha pėr pėrkufizimin e mentalitetit tė hapur e tė mbyllur. Adela mendon se shoqėria nė tė cilėn rritet dhe jeton njė vajzė, ndikon nė formimin e karakterit tė saj. Ajo shton se kur njė njeri rritet dhe ėshtė nė gjendje qė tė kuptojė, tė logjikojė dhe vlerėsojė se cfarė ėshtė mė e mira dhe mė e drejta pėr tė, vendos qė tė ndryshojė ose jo sjelljen e tij e duke iu pėrshtatur kėshtu mentalitetit tė hapur.


    Dua te jem zgjedhje, jo zgjidhje


    Arjoni hedh nė diskutim pyetjen duke iu drejtuar Arit, nėse ai do tė krijojė lidhje serioze apo martesė me njė vajzė qė ka patur eksperienca nė jetėn e saj. Ari thotė se meqėnėse ai ka patur relacione nė jetėn e tij, ėshtė shumė normale qė edhe ajo tė ketė patur tė sajat. “Nuk dua qė tė jem zgjidhje, dua qė tė jem zgjedhje e saj”- mendon ai. Ari thekson se njė vajzė duhet tė ketė njė sjellje serioze, pavarėsisht eksperiencave tė saj.

  20. #100
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Me trego pak per te dashurat e tua

    “Mė trego pak pėr tė dashurat e tua!”- i ka thėnė Adelajda Bjordit. Ai e ka pyetur se cfarė donte dinte dhe ajo i ka thėnė t’i tregonte sa lidhje tė rėndėsishme kishte patur, cfarė moshe kishin, sa kishin zgjatur dhe si i kishin emrat. Ai ka nisur t’i tregojė dhe mė pas, pas njė komenti tė Adelajdes, ka ndalur. Adelajda i ka thėnė se nuk do tė fliste mė dhe ai ka filluar t’i pėrgjigjet sėrish pyetjeve tė njėpasnjėsshme tė saj. Bjordi tha se kishte patur tre lidhje tė rėndėsishme, njėrėn nė moshėn 17 vjecare, me Sarėn qė ishte 18 vjece, me tė cilėn kishte bashkėjetuar njė vit e gjysmė; tė dashurėn e dytė tė rėndėsishme, Bjordi e cilėsoi si jo tė bukur pasi i kishte kėmbėt mė tė gjata se trupin, ndėrsa e treta kishte qenė Maida, 26 vjecare.


    Adela na beri cift


    “Adelajda ka gjetur njė mėnyrė tė re pėr tė dalė e veēantė, - ka thėnė Aida, - tė gjithė bėhen ēift, vetėm ajo jo!”. Ajo i ka treguar Junės, nė prani tė Arjonit, Anjezės, Eltonit dhe Arjanit se pasi i kishte thėnė Anjezės “thuaji atij burrit tėnd tė mos mė imitojė”, i ishte kthyer dhe Aidės dhe i kishte thėnė “thuaji dhe ti atij shokut tėnd”. “Sheh njė ēift tė ardhshėm tek unė dhe tek Toni!” – ka thėnė Aida, qė ka shtuar se nė fillim kishte mbetur e habitur kur ajo i kishte thėnė ashtu. Juna ka treguar se edhe asaj i kishte thėnė tė njėjtėn gjė nė lidhje me Adin. Aida ka shtuar se i bėnte pėrshtypje reagimi i Adelajdes, kur Arjoni dhe Anjeza putheshin para saj. “Ua po ju mos bėni kėshtu nė sy tonė, se shiko ē’bėn ky (pėr Bjordin)!”- ka imituar Aida Adelėn dhe ka shtuar se nuk mbante mend qė Toni t’i ishte hedhur ndonjėherė nė qafė, kur kishte parė Arjonin tė puthte Anjezėn.


    Dua te me qetesosh prinderit


    Adela i ka terguar Bjordit se pasditen e tė shtunės qė kishte dalė Dritani, ata tė dy kishin biseduar. “E ndiej qė do tė dal unė sonte!- i kishte thėnė ai. Adelajda i kishte thėnė se nuk do tė dilte, por ai ishte i sigurtė pėr kėtė. Ajo i kishte thėnė se shpresonte shumė qė kjo tė mos ndodhte, por nėse do tė ishte e vėrtė ai duhet tė takonte prindėrit e saj. “Nėse janė tė shqetėsuar, dua tė m’i qetėsosh!- i ka thėnė ajo. Bjordi e pyeti se cfarė i kishte thėnė Dritani dhe ajo i tregoi se ai i kishte thėnė qė nuk kishin pse tė shqetėsoheshin me kėtė vajzė qė kishin


    Juna me ka inat


    E ke vėnė re qė dy ditėt e para, Juna vetėm qeshte?- i ka thėnė Adela Bjordit. “Ajo po qesh edhe tani!” – ia ka kthyer ai. “Mė ka inat, prandaj e kam inat! – ka thėnė Adela, - se mė pėrpara nuk e kisha. Sipas saj Juna e kishte inat kot, sepse ajo nuk i kishte bėrė asgjė. “Nuk mė duron dot kur flas!- ka shtuar Adela.


    Ti je me e mire se Moza


    “Nga tė dy Big Brother, Moza ėshtė goca mė e bukur!” – ka thėnė Adelajda. “Dakord!” – ka thėnė edhe Arjani, edhe Qetsori. “Pas Mimozės, vjen ti!”- i ka thėnė Arjani asaj. “Jam edhe unė, po ato janė mė tė mira, mė tė gjata, mė tė bukura…- ka thėnė Adela. Sipas Arjanit varet sesi e shihje, sepse, po sipas tij, nė njė kėndvėshtrim mashkullor, ajo ishte mė e mirė se Mimoza. “Ti je mė “hot”, mė femėr!”- i ka thėnė Arjani asaj. - Ti …. e ke mė tė bukur se tė Mozės!’. Sipas Qetsorit, ajo vetėm ecjen duhet tė rregullonte. Sipas Arjanit, nėse Adelajden e pėrpunoje pak nė veshje, nė ecje dhe nė look, ajo “dilte bombė fare”. Me daljen e saj nga dhoma, Arjani dhe Qetsori kanė vazhduar komentet pėr tė. “Zysha ėshtė femėr, Moza ėshtė bebush!” – ka thėnė Arjani. Ai ka thėnė se njė tjetėr nga defektet e Adelės ishte qafa, mė sakt viza qė kishte nė qafė, por ajo ishte njė femėr shumė ndjellėse. “Bjordi na e zė kot!” – ka thėnė ai. Sipas Qetsorit Bjordi po e mbante peng situatėn.


    Ari: Ti je nje mashtruese


    Arjani duke qėndruar nė kopėsht me Qetsorin dhe Mimozėn thotė:-“Moza nuk mė shikon mė me dashuri!” Qetsori i kthehet Mozės duke i thėnė:-“Po ti pse mė the mua qė tė pėlqen?” Ajo mundohet ta sqarojė duke i thėnė qė ajo kishte thėnė thjesht qė Ari ėshtė i mirė. Qetsori e ngacmon duke i thėnė qė ajo duhet tė mendohet pėr mos tė rėnė nė situatėn “pjo”. Ari i thotė Qetsorit qė banorėt e kanė keqkuptuar sjelljen e tij me tė, dhe shton:-“Unė jam mėsuar qė tė jem unė qė tė zgjedh!” Qetsori e ngacmon nė lidhje me Polin. Ajo nuk e mohon qė e njeh, dhe shton qė e pėlqen dhe kėtė gjė ajo e ka bėrė publike pasi ja ka thėnė dhe Arbanės. Ari thotė qė ajo njė natė kur kishte biseduar me tė i kishte thėnė tjetėr gjė. Ai thotė qė ajo qė vlerėson tek njė femėr ėshtė sinqeriteti, dhe shton:-“Ti je njė mashtruese!” Qetsori vazhdon e ngacmon duke i thėnė qė i ka ulur pikė vetes. Ajo i thotė qė nuk ka gėnjyer. Qetsori mundohet tė kujtojė se kush ėshtė Poli dhe thotė qė ishte ai djali simpatik. Ari shprehet qė nuk i duket simpatik. Ai vazhdon duke i thėnė qė ajo qė ditėn e parė ka ‘mashtruar’ dhe i kujton dhe rastin me tė dashurin homoseksual. Mimoza i thotė qė ajo nuk ka gėnjyer, dhe pėrsa i pėrket rastit qė pėrmendi ai ishte thjesh njė shaka, por ishin banorėt ato qė e bėn tė duket si e vėrtetė.
    

    Nuk ma ben zemra ti them ik


    Adelajda i ka shprehur Mimozės shqetėsimin e saj nė lidhje me tė shtunėn. Ajo thotė:-“Nuk e di nėse dal se si do i shpjegoj gjėrat!” Sipas Mimozės ėshtė jeta e saj dhe nuk ka pse tė mendojė se cfarė thonė njerėzit. Ajo shton:-“Bėj cfarė tė thotė zemra!” Mimoza shprehet se kur tė dalė cdo gjė pėr Adelajdėn do jetė ndryshe, dhe se familja e saj do e kuptojnė. Adelajda thotė qė ajo nuk po sillet keq , por qė nuk e di se sa mund ta kuptojnė tė tjerėt kėtė gjė. Gjatė bisedės Bjordi afrohet pėr tė puthur Adelajdėn dhe kjo i thotė Mimozės:-“Nuk ma bėn zemra qė t`i them ik!” Sipas saj ajo nuk ka anjė arsye pėr ta larguar, pasi ai ėshtė personi qė i ka ndenjur mė afėr nė cdo moment tė bukur ose tė vėshtirė. Mimoza i thotė qė nėse ajo nuk i`a kthen tė njėjtėn djenjė do ishte mė mirė ta largojė. Adela ia kthen:-“Ndihem mirė me tė!” Mimoza i jep kurajo qė ajo ta vazhdojė lidhjen e saj me Bjordin, dhe i thotė qė dhe nėse ajo del nga shtėpia e presin shumė gjėra tė bukura. Adela i thotė:-“Unė dua vetėm tė mė kuptojnė!” Ajo kujton fjalėt e Dritanit para se tė dilte. Ajo i kish lėnė porosi qė tė takonte prindėrit e saj pėr t`i qetėsuar nė rastin se ato do ishin tė shqetėsuar nga sjellja e saj. Ai i kishte thėnė:-“Nuk kanė pse tė jenė tė shqetėsuar me vajzėn qė kanė!”

    Burimi: Top Channel

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Big Brother Albania 5
    Nga labja nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 250
    Postimi i Fundit: 30-05-2012, 01:20 AM
  2. Gjithēka rreth Big Brother Albania 4!
    Nga ReniX nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 190
    Postimi i Fundit: 03-04-2011, 10:12 AM
  3. Nis gara e Big Brother Albania 4
    Nga Kliton nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 09:39 PM
  4. Fituesi i Big Brother Albania! eshte....
    Nga ReniX nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-05-2010, 11:45 PM
  5. Big Brother Albania
    Nga Lirenti nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-03-2008, 05:10 PM

Etiketat pėr kėtė Temė