Receta Gatimi

Shen Valentini, dashuri ne kohen e krizes


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Shen Valentini, dashuri ne kohen e krizes

    Tė gjithė flasin pėr krizė ekonomike, por ka mjaftuar ardhja e ditės sė Shėn Valentinit, qė askush tė mos mendojė se sa do tė shpenzojė pėr atė qė i do zemra mė shumė. Mė tė kėnaqurit nė kėtė ditė “tė ngjyrosur me tė kuqen e dashurisė”, duket se janė tregtarėt. Ata qė fshihen pas vitrinave tė mbushura me dhurata, pellusha nga mė tė ndryshmit, ku natyrisht nuk mungojnė fjalėt e dashurisė tė shprehura… vetėm nė anglisht. Por edhe ata qė sheshin bizhuteri, parfume dhe lule nuk mbesin prapa.

    Janė ngritur kėtė herė nė lartėsinė e dhuratave tė festave edhe dyqanet e pajisjeve elektronike, njė joshje e pakundėrshtueshme nė rritje e sipėr, pėr meshkujt e tė gjitha moshave.

    Tregtarėt, ndonėse edhe vetė janė pjesė e festės, kėtė ditė e shijojnė ndryshe, por me po aq dėshirė. “Sa mirė qė ka Shėn Valentin, 7-8 mars, Vit tė Ri, Krishtlindje. Kėto janė ditėt qė po shesim se pėr tė tjerat ē‘tė themi ju e shikoni vetė nuk ka fuqi blerėse”. Kėshtu komenton Kristina, pronarja e njė dyqani bizhuterish, qė mė shumė se sa pėr veten nė kėtė ditė e ka mendjen tek shitjet dhe klientela. Pėr vete as qė i shkon ndėr mend pėr ndonjė dhuratė. Tashmė e konsideron veten tė thyer nė moshė dhe pėr Shėn Valentinin thotė “le ta gėzojnė tė rinjtė, ne i hėngrėm tonat”.

    Tė duash a tė marrėsh

    Por duket se dhuratat nė kėtė festė kanė kapėrcyer shprehjen e dėshirės, tė joshjes apo faljes sė kėnaqėsisė. Ēdo vit e mė fort ato marrin pėrmasat e njė detyrimi, ku mburrja njė ditė mė pas e femrave me dhurata tė majme, nuk ka se si t‘i shpėtojė “petaleve tė dashurisė”. “Gjithmonė pėr Shėn Valentin marr dhurata tė shtrenjta. Zakonisht e zgjedh vetė atė qė dua, se po tė jetė pėr burrat nuk dinė asnjėherė tė zgjedhin”, pohon Greta, njė e sapofejuar e lumtur, punonjėse nė njėrin nga institucionet ndėrkombėtare nė Tiranė. E tėrhequr pas modės sė fundit, ajo edhe kėtė vit e ka shfaqur hapur dėshirėn e saj dhe nuk ėshtė se do tė mahnitet nga ndonjė surprizė e paparė. “Kam zgjedhur kėpucėt qė mė pėlqejnė, janė firmė dhe kushtojnė jo pak”, shton ajo, ndėrsa pėrpiqet qė tė justifikojė veprimin si e zėnė nė faj: “Edhe unė i kam blerė bashkėshortit butona ari, ku kam gdhendur inicialet tona”.

    Por shijet ndryshojnė nga njė ēift te tjetri dhe sigurisht edhe portofolat e festės. Ata mė tė rinjtė qė shijojnė ēdo ditė si tė ishte njė Shėn Valentin special pėrpiqen qė tė sajohen me ē‘tė mundin, ama jo tė ngelin pa gjė. “Po ja, kam marrė ca lekė borxh dhe do t‘i blej tė dashurit njė shall dhe njė unazė nga kėto qė vihen te gishti i madh”, tregon si pa tė keq 17 vjeēarja, F.M. gjimnaziste nė Tiranė. Rrėfimi i saj edhe pėr dhuratat e shoqeve pėr tė dashurit e tyre, tė mbush jo pak me optimizėm pėr jetėn, qė mund tė shijohet edhe me “veprime modeste”.

    Tė martuarat e moshės sė mesme, qė pėrjetojnė rritjen e fėmijėve me kėrkesa tė shtuara, qė pėrmbushen mes mundėsive ekonomike “shtrėngo e liro”, janė ato mė tė shtrėnguarat. Pushtojnė dyqanet e veshjeve dhe ulin e ngrenė kėmishat, pantallonat apo pulovrat e burrave nė dilemėn mes ēmimit dhe cilėsisė, por edhe tundimit tė dizenjove a nevojave. “Ėshtė e vėshtirė t‘u mbushėsh mendjen grave. Me zor vendosin pėr tė blerė. Ēdo gjė u duket e shtrenjtė”, ngre zėrin Olti, pronari i njė butiku nė njė rrugė tregtare mjaft tė njohur nė kryeqytet. Duket i mėrzitur nga ndonjė kliente e vėshtirė.

    Burrat dhe sekreti

    Mė tė ndrojtur nė rrėfimin e dhuratave janė burrat, qė bėjnė sikur nuk u intereson edhe aq shumė festa. Ndėrkohė qė nė telefona kanė tė regjistruara edhe prenotimet qė kanė bėrė nė restorante pėr drekėn ose darkėn e festės. “Do kalojmė njė ditė pushimi, fat qė qėllon ditė e shtunė”, thotė pak i sikletosur Vasili, drejtor i rėndėsishėm nė njė ministri. Kur e pyet pėr dhuratėn pėr bashkėshorten pėrgjigja tė vjen gati dhe e paketuar. “Eh, kėto janė gjėra qė i pėrkasin familjes”. Tė gjithė pėrpiqen tė bėjnė nga pak indiferentin, ndėrsa nxitojnė tė pėrmbushin kėrkesėn e parathėnė apo tė paramenduar tė sė shoqes apo tė sė dashurės.

    Fluturimet jashtė

    Kureshtarė, por edhe me disa mundėsi mė shumė: paratė dhe tė drejtėn pėr tė udhėtuar jashtė kufijve. Elita e re e pasanikėve, por edhe atyre qė punojnė fort pėr “ca ditė tė bardha” preferon njė tjetėr mėnyrė tė festuari. Tendenca mė nė modė nė ditėt e sotme ėshtė “pushime jashtė shtetit”. Parisi, qyteti mė i bukur nė botė, sot do tė mbajė nė rrugėt e tij edhe shumė shqiptarė, tė cilėt kanė zgjedhur si mėnyrėn e shprehjes sė dashurisė, njė udhėtim romantik nėn aromėn dehėse tė Champs Elysees, mahnitjes sė kopshteve tė Tuilerive apo qoshkat rinore tė San Mishel. Por nė krye tė listės qėndrojnė edhe shumė kryeqytete tė tjera evropiane, tė promovuara fuqishėm dhe me oferta “bujare” nga agjencitė turistike. Drejtuesit e kėtyre tė fundit pėrgjithėsisht janė tė kėnaqur me ecurinė e biznesit. Madje njė kompani e njohur turistike ka shpėrndarė nėpėr botė, plot 300 shqiptarė pėr tė festuar nė paketa tė shkurtra tre ose katėr ditore Shėn Valentinin. Ēmimet nuk kanė ndryshuar as kėtė sezon. “Ndėrkohė qė pėr kėtė vit ėshtė rritur numri i vizave qė jepen nga ambasadat tė cilat janė nė ‘schengen‘. Ky numėr ėshtė 2 ose 3 fishuar” shprehet drejtori i kėsaj agjencie turistike.

    Burimi: Gazeta Shqip

  2. #2
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    Sigurisht qe perballe ndjenjes se dashurise dhe paraja e
    humbet disi vleren e saj.
    Pastaj vetem nje dite eshte ajo!!!!!!!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Shen Valentini-sa shume stres dhe dhurata
    Nga ReniX nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-07-2013, 11:50 PM
  2. Neser Shen Valentini!
    Nga erinda nė forum Chit Chat
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 14-02-2012, 12:09 PM
  3. Ēfarė ėshtė per ju Shėn Valentini???
    Nga Kliton nė forum Chit Chat
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 14-02-2009, 10:45 PM
  4. Si lindi Shen Valentini?
    Nga ReniX nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-09-2007, 11:38 PM