Njė ēift afrikanojugor pėrshkoi 170 kilometra nėn shoqėrinė e njė kobre helmuese, qė ishte ngjitur nė makinėn e tij gjatė njė qėndrimi nė parkun e famshėm natyror Kruger, njoftoi sot gazeta "Beeld".
Pasi ishte larguar nga ky rezervat kafshėsh nė lindje tė Afrikės sė Jugut, Gordon Parratt ndjeu diēka nė kėmbė. Njė insekt, mendoi fillimisht ai duke e pastruar pa i dhėnė rėndėsi me pjesėn e pasme tė dorės, kur mė pas zbuloi se bėhej fjalė pėr kėtė lloj gjarpėri shumė helmues, 85 centimetra tė gjatė.
"Pėr fat tė mirė, nuk jam njeri qė frikėsohem lehtė", tregoi Parratt, 69 vjeē.
Ēifti nga Pretoria ndaloi disa herė gjatė rrugės sė kthimit pėr ta dėbuar pasagjerin klandestin. Mė kot, kobra nuk gjendej lehtė. Ata arritėn ta gjejnė kur ai ishte mbėshtjellė rreth njėrės kėmbė tė shoferit.
"Koka e tij arrinte deri tek gjuri im!, kujton Gordon Parrat, tė cilit mė nė fund iu desh t'i telefononte njė profesionisti pėr tė shpėtuar nga kobra helmuese, mjaft i pėrhapur nė Mozambikun fqinj.
Sipas drejtorisė sė parkut Kruger, "kjo ngjarje ėshtė e pazakontė! Kjo lloj kobre ėshtė "jashtėzakonisht helmuese", ai e fut helmin nėpėrmjet kafshimit ose duke e hedhur atė nga njė largėsi qė mund tė arrijė deri nė pesė metra, shton zėdhėnėsi i rezervatit, Raymond Travers.
"Ėshtė njė kafshė shumė e rrezikshme. Ai mund tė bėhet agresiv!, thekson Travers, i cili foli nė telefon me AFP-nė.
Parku Kruger, mė i madhi dhe mė i vjetri nė Afrikėn e Jugut, tėrheq ēdo vit 1,3 milionė vizitorė tė cilėt kanė dėshirė tė shohin "Big five" (elefantėt, buajtė, leopardėt, luanėt dhe rinocerontėt) nė ambjentet origjinale tė parkut
Burimi: ShtypiDites