Prej kohėsh mė interesonte se si mund tė ndaja njė disk nė disa pjesė duke qenė se disku qė disponoj ka mjaft hapėsirė pėr tė pasur edhe njė pjesė tė dytė tė diskut ku mund tė ruaj dokumente apo fotografi duke mos ngarkuar diskun primar i cili ka edhe sistemin operativ tė kompjuterit brenda. Meqėnėse kjo mundėsi jepet nga Windows Vista, nuk ėshtė e nevojshme tė instaloj njė program shtesė.
Duhet tė kemi parasysh se nė pjesėn e dytė apo tė tretė (varet se nė sa pjesė do e ndajmė diskun) mund tė ruajmė dokumente tė njė rėndėsie tė lartė dhe mė pas tė fusim njė lloj kriptimi qė vetė Windows e ofron. Kriptimi krijon edhe njė ēelės i cili na jepet pasi tė jenė kriptuar tė dhėnat qė kemi vendosur dhe mė pas nėse duam qė tė kemi ndėrhyrje nė diskun ku kemi tė dhėnat, na kėrkohet direkt ēelėsi (Kjo vlen pėr Windows 7 - versioni i ri i Windows). Kjo i ruan tė dhėnat nga njė vjedhje e mundshme qoftė on-line qoftė edhe nė rast se kompjuteri nė tė cilin ne kishim tė dhėnat na ėshtė vjedhur.
Krijimi i dhomave shtesė nė disk nė Windos Vista ėshtė si mė poshtė:
Start --> Control Panel --> System and Maintenance --> Administrative Tools dhe klik i dyfishtė Computer Management. Nėse ju kėrkohet njė fjalėkalim Administratori e jepni ose thjesht konfirmoni veprimin qė jeni duke bėrė.
______
Pasi ėshtė hapur faqja shkojmė tek Storage-->Disk Management. Aty na shfaqen disqet e mundshme qė mund tė kemi apo disku qė kemi tė instaluar nė kompjuter. Klikojmė njė klik tė djathtė mbi diskun C: dhe mė pas nga menuja e shfaqur klikojmė tek Shrink...
Presim pėr disa minuta (ndoshta) deri sa tė shfaqet menuja e ndarjes e cila ka pėrcaktuar paraprakisht njė pjesė tė diskut pėr ndarje. Nėse ne jemi dakort me madhėsinė qė ka paracaktuar vetė programi e lėmė ashtu siē ėshtė, pėrndryshe pėrcaktojmė ne njė madhėsi. Kini kujdes se si i shkruani tė dhėnat. Tė dhėnat shkruhen nė MB-Megabyte dhe ju nėse pėrcaktoni njė madhėsi tjetėr tė diskut duhet qė tė dhėnat ti shkruani pėrsėri nė Megabyte. Duhet tė tregojmė kujdes se ēfarė vlerash i japim dhe gjithmonė duhet tė kėshillojmė edhe treguesin e fundit pėr tė parė se sa sasi ngelet nė disk.
Klikojmė tek Shrink dhe mė pas shohim se kemi pjesėn e re tė diskut qė nė fakt quhet Unallocated pėr momentin:
Klikojmė njė klik tė djathtė mbi volumin Unallocated dhe mė pas klikojmė tek New Simple Volume.
Pasi kemi klikuar, na shfaqet dritjarja e njė Wizard qė do tė na udhėheqė nė pėrfundimin e krijimit tė diskut. Veproni ashtu siē pėrshkruhet nė figurat e mėposhtėme dhe tek New Volume mund tė vendosni njė emėr pėr diskun tuaj tė ri.
Pėr ēdo problem, mos ngurroni tė kontaktoni.
Gjithė tė mirat