Pėr rreth njė orė do tė fiken dritat nė 2848 qytete nė vende tė ndryshme duke filluar nga ora 20:30 e ditės sė sotme, me synimin pėr tė mbledhur rreth vetes njė miliardė persona. Ka nga ana qė e cilėsojnė si eventin global tė tė gjithė kohėrave. Ora e Tokės, do tė jetė njė ola e madhe nė errėsirė, duke nisur nga piramida e Koloseut, nga Kulla Eiffel e Golden Gate, e duke vazhduar mė pas me kaskadėn e Niagarės.
Mesazhi i lėshuar nga kjo iniciativė ėshtė mėse i qartė: emergjenca nuk ka sesi tė pėrballohet ndryshe dhe kjo ka tė bėjė me ndryshimet klimaterike. Kjo errėsirė do tė bėjė xhiron e saj nė mbarė botėn. Gjithēka do tė fillojė nė orėn 20.30 me orėn tonė ditėn e sotme ndėrsa shtetet e tjera do tė aplikojnė mė nė fillim kėtė fikje, ku pėrmendet kėtu Islanda. Mė pas duke nisur nga Zelanda e Re, do tė vazhdojė me fikjen spektakolare tė dritave nė Sidnej, Pekin, Tokio, Bangkok, Mumbai, duke kaluar nė Romė, Paris, Athinė, Madrid, Kopenhagen dhe do tė mbarjė me Rio de Janeiro, New York, San Fransisko. Maratonėn do ta mbyll Las Vegas.