Mesazhi origjinal i postuar nga
iceman
Luani, bisedoni, lexoni dhe njoftojeni fėmijėn me njerėzit dhe gjėrat sa mė shumė dhe sa mė shpesh qė ėshtė e mundshme.Viti i parė i jetės sė fėmijės ėshtė mė i rėndėsishmi kur ėshtė nė pyetje zhvillimi i qelizave tė trurit. Gjatė kėsaj periudhe truri i fėmijės zhvillohet me shpejtėsi tė pabesueshme, ndėrsa nė kėtė zhvillim ndihmon shumė mjedisi nė tė cilin gjendet fėmija. Prandaj ėshtė shumė i rėndėsishėm ndėrveprimi i pėrditshėm me fėmijėn tuaj, qė mjedisi i tij tė jetė sa mė stimulues pėr zhvillimin e qelizave tė trurit.
Pėr tė arritur kėtė gjė nuk keni nevojė tė blini lodra tė shtrenjta tė cilat i ofrojnė brendėt e ndryshėm, mė e rėndėsishme ėshtė qė fėmijėn ta pėrfshini nė aktivitetet e pėrditshme, por tė cilat janė argėtuese dhe edukuese pėr fėmijėt nė atė moshė. Aktivitetet mund ti pėrfshini nė rutinėn ditore tė fėmijės, qė do tju ndihmojė nė kryerjen e punėve tė caktuara, dhe me kėtė rast edhe tė argėtoni fėmijėn.
Ja disa rekomandime se ēfarė mund tė bėni:
1. Pėrfshijeni fėmijėn nė aktivitete shtėpiake. Tregojani se si duket hapėsira nė tė cilėn jeton dhe ambientin, pavarėsisht a jetoni nė shtėpi, banesė, qytet apo fshat. Po ashtu, mos i lėshoni shėtitjet e rregullta kur ua lejon koha. Njoftojeni fėmijėn me gjėrat qė gjenden nė shtėpi, me ngjyrat, format dhe teksturat e ndryshme. Sigurisht kini kujdes qė fėmija tė mos lėndohet me ato gjėra, sepse nė moshėn deri njė vit, objektet mund ti bien nga dora apo do ti gjuajė, dhe zakonisht ēdo gjė do tė pėrfundojė nė gojė.
2. Lexojini fėmijės libra me fotografi, ndėrsa gjatė leximit prodhoni tinguj tė ndryshėm tė cilėt paraqesin kafshėt e caktuara, flisni emrat e ngjyrave dhe tė formave, emėrtoni objektet. Rrėfeni tregimin tuaj, dhe pėrsėriteni shpesh dhe pėrdorni lidhjet me tregimin me disa situata dhe aktivitetet tjera tė pėrditshme. Fėmijėve do tu pėlqejnė ndryshimet nė zėrin tuaj, karakteret dhe format nė librin me fotografi dhe pėrveē kėsaj sa mė parė ta njoftoni fėmijėn me leximin, aq mė mirė.
3. Njoftojeni fėmijėn tuaj me moshatarė dhe sigurisht me fėmijė mė tė rritur, dhe persona tjerė tė rritur. Shkoni nė parkun apo vendin e lojėrave ku vijnė prindėrit me fėmijė tjerė, organizoni grupe pėr tė luajtur. Lejoni qė fėmija tė luajė me fėmijėt tjerė, sepse kjo do ta ndihmojė edhe nė tė mėsuarit dhe adaptimin e aftėsive shoqėrore.
4. Bisedoni me fėmijėn kurdo qė ėshtė e mundshme. Kur e lani, ndėrroni pelenėn, ecni, e kur e ushqeni ose kur bėni ēfarėdo aktiviteti tjetėr. Flisni pėr ēfarėdo dhe nė situatat e pėrditshme shmangni tė pėrdorni shumė gjestikulimet, shkurtesa apo tė zėvendėsoni me fjalė tė fėmijėve. Kur bėni diēka, shpjegojani fėmijės ēfarė bėni me fjalė tė plota. Nė ndėrveprim me fėmijėn pėrgjigjuni me fjalė tė plota, me fjalor tė thjesht dhe tė rregullt. E gjithė kjo do ta ndihmojė fėmijėn pėr tė krijuar komunikim sa mė tė mirė me ju dhe mjedisin.
5. Kur blini lodra, blini ata qė stimulojnė aktivitetin e trurit, dhe me ketė edhe zhvillimin mė tė shpejtė tė qelizave trunore. Blini lodrat siē janė lojėrat e ndryshme me gjė-e-gjėza dhe ato qė punojnė nė mėnyra tė caktuara tėrheqje, shtyrje, dhe tė cilat pas njė veprimi tė caktuar prodhojnė efekte me tinguj dhe me ngjyra. Luani me fėmijėn duke pėrdorur ato lodra, tregojini se si pėrdoren, por po kėshtu lejoni edhe fėmijėn ta zhvillojė vetė imagjinatėn dhe mėnyrėn e lojės. Argėtohuni me fėmijėn tuaj dhe ai po ashtu do tė argėtohet.
6. Dekoroni dhomėn e fėmijės ose kėndin ku fle fėmija juaj. Le tė jetė e hareshme nė ngjyra tė gėzuara dhe me shumė ngjyra. Stimulimi vizual nxit zhvillimin e qelizave trunore, sepse ngjyrat te fėmija nxisin kureshtjen dhe koncentrimin. Nė mur varni fotografi dhe piktura me ngjyra, nė dysheme tepih shumėngjyrėsh, jastėkė, mbulesat dhe rrethoja le tė jetė me ngjyra tė ndryshme. E gjithė kjo do tė tėrheq vėmendjen e fėmijės dhe do ta gjallėrojė.
7. Fėmijėt kanė karaktere tė ndryshme dhe kėshtu edhe shije tė ndryshme qė nga lindja. Kini kujdes tė kuptoni se ēfarė i pėlqen fėmijės suaj dhe ēfarė nuk i pėlqen, dhe pėrshtateni mjedisin me kėrkesat e tij. Tentoni tė gjeni sa mė shumė gjėra, lojėra dhe aktivitete qė do ti pėlqejnė fėmijės suaj sepse diversiteti nxit zhvillimin e sinapsave trunore.
Burimi: KohaNET