Fut Zeqir e qit Sotir..
Shkoi Zeqiri m'Greqi me punu ke Vasili me Vasiliqinė, qi ishin i ēift greknish ka ato qi nuk i rrjedh ēesmja (=nuk pjellin). Vasili i tha se pa u bo kaurr e pa nėrru emnin nuk kishte pėr ta morė m'punė. Kshuqi Zeqiri, gjithė siklet, shkoi ke qisha me u pagzu. E kapi prifti, e xhėveshi n'mes t'miletit ene e zhyti tre herė mei kazon me ujė "tė beku" tu i thonė pėr ēdo herė: "Fut Zeqir, qit Sotir! Fut Zeqir, qit Sotir! Fut Zeqir, qit Sotir!" Masi u bo Zeqiri Sotir, filloi punė ke Vasiliqija ne ke Vasili.
Erdh' kreshmja ene, simas adeteve t'kaurrve, Sotiri nuk duhet t'hajte mish. Po a mun rrite "Sotiri" pa mish?! Kshu qi, boni ē'boni e u nrejt notėn e poqi i pulė t'modhe. Mirpo erdh' era deri nolt ke Vasiliqija, qi u nre e fugoi pėr m'guzhinėt. E kapi "Sotirin" gjallė ene i tha: "Sotiiir! Po mėkaton, more i paudhė! C'ėshtė ajo pulė qė ke vėnė nė zjarr?!" "Po nuk o pulė, mi, se o pras!" Vasiliqija u shkėly sysh: "Uėėė, more mavri, po ē'thua, mo?" "Pras, mi, pras!" njulte komė "Sotiri". "Me kė tallesh, more malukat?! Si u bėka pula presh?" "Po bohet, mi zoje, bohet! E shtje tre herė n'ujė ene i thu: fut pulė, qit pras, fut pulė, qit pras, fut pulė, qit pras..."