Me dėshirėn qė emri i tij qė tė gjendet nė mesin e faqeve tė librit tė rekordeve “Guinness”, njė burrė nga Teksasi i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės ėshtė dorėzuar nė duart e njė “mjeshtri” tė pirseve, i cili e ka shpuar trupin e tij me qindra gjilpėra, duke ia shpuar shpinėn 800 herė.
Teksasiani i pasionuar me “dekorimet” e trupit pohon se ka thyer rekordin e Guinnessit pasi brenda njė ditė tė vetme nė trupin e tij ka vendosur 1.197 pirse. Jeremy Stroud pohon se mė 2 maj pėr rreth pesė orė nė trupin e tij janė futur 800 gjilpėra nė shpinė, nė dorėn e djathtė 300, 50 nė kėmbė dhe 20 nė dorėn e majtė. Thotė se gjilpėrat i janė larguar nė fund tė ditės, por se vragat i kanė mbetur nėpėr tėrė trupin. Afėr Stroudit gjatė tentimit tė tij pėr tė thyer rekordin kanė qenė dy infermierė, si dhe dėshmitarėt e fotografi, i cili me fotoaparat ka regjistruara tentimin e tij pėr tė thyer rekordin. Stroud thotė se e ka pasur pėr qėllim tė bėj 2.000 pirse, mirėpo nė njė moment dhimbja e shkaktuar prej tyre ka qenė tepėr e fuqishme pėr tė vazhduar tutje.