Seksualiteti
Edhe pse shumica e grave e eksplorojnė seksualitetin nė marrėdhėniet e tyre me meshkujt,
shumė tė tjera e bėjnė kėtė me femra, ose me tė dyja sekset. Tėrheqjet tona seksuale
mund tė ndryshojnė me kohė. Kur ne pohojmė dhe mbėshtesim zgjedhjet qė bėjnė tė
gjitha gratė se kė do dashurojnė, atėhere dhe vetė ne arrimė tė kuptojmė dhe shijojmė mė
plotėsisht seksualitetin tonė. Shoqėria formon dhe kufizon pėrvojat tona seksuale. Pėr
shembull, mund tė na thuhet qė nėse pamja jo nė nuk pėrputhet me idealen - po qe se jemi
tė shėndosha, ose plaka, apo me ndonjė cen - atėherė ne nuk paskemi tė drejtė tė jemi
seksi. Shumė gra pėrballen me tė tjera stereotipe.
Thyerja e heshtjes
Kur lėvizja e grave doli sėrish nė sipėrfaqe nė fund tė viteve 60, shumė gra filluan tė
flisnin nė grupe tė vogla pėr pėrvojat dhe ndjenjat e tyre seksuale. Tė flasėsh mė hapur
pėr seksin nuk ėshtė gjithmonė e lehtė si fillim, por ne kemi shumė pėr tė mėsuar nga
njėra-tjetra. Tė tilla diskutime mund tė jenė argėtuese, tė shkaktojnė dhimbje dhe tė
shėrojnė. Ne mund t'i pohojmė njėra-tjetrės ndjenjat tona, ta ndihmojmė njėra-tjetrėn pėr
tė sfiduar deformimet shoqėrore tė seksualitetit, ta nxisim njėra-tjetrėn nė aventurat
tona seksuale, si dhe tė mėsojmė sė bashku se si tė jemi mė afirmuese kur vjen puna pėr
nevojat dhe dėshirat tona seksuale.
Kėto 30 vitet e fundit, shumė prej nesh kanė filluar ta ripėrkufizojnė seksualitetin e grave
sipas pėrvojave tona, dhe jo sic e pėrfytyrojnė atė "ekspertėt" meshkuj. Duke dashur tė
bėjmė mė shumė sesa thjesht tė reagojmė ndaj modeleve seksiste qė nuk na pėlqejnė, ne
pyesim: Ēfarė duam? Ēfarė imazhesh, fantazish, praktikash ēelin forcat e fuqishme
erotike brenda nesh?
Seksizmi dhe pushteti nė marrėdhėniet seksuale me burrat
Pėr ato ndėr ne qė kanė marrėdhėnie seksuale me burra, ka disa elementė qė duhen
konsideruar qė lidhen me dallimet qė ekzistojnė pėrsa i takon pushtetit qė kanė burrat dhe
gratė. Burrat si grup kanė nė shoqėri mė shumė pushtet sesa gratė. Edhe pse ti ndihesh e
bararbartė me bashkėshortin, tė dashurin, mikun, kolegun, ose bashkėpunėtorin, kultura
jonė vlerėson mė shumė meshkujt. Ky superioritet i hamendėsuar (edhe pse partneri
yt seksual mund tė mos ndihet aspak superior) luhet nė seks nė rrugėt qė vijojnė:
· Ti duhet tė bėsh dashuri me tė kur ai tė dojė, pavarėsisht nėse je nė humor pėr kėtė apo
jo.
· Ti je ajo qė duhet tė kujdesesh pėr planifikimin familjar pasi prezervativėt ndėrhyjnė nė
kėnaqėsinė e tij, ose nuk duhet t'i pėrdorni fare nėse ai nuk do.
· Ti duhet tė bėhesh tėrheqėse pėr tė kur ai kthehet nga puna (pavarėsisht se edhe ti ke
qenė nė punė, brėnda ose jashtė shtėpisė, ose qė tė dyja bashkė).
· Ti duhet tė sigurosh qė fėmijėt nuk do t'iu ndėrpresin ndėrsa bėni dashuri.
· Ti duhet tė kalosh nė orgazėm qė ti tregosh atij se ēfarė dashnor i mirė ėshtė.
· Nėse nuk mund tė kryeni aktin seksual, ti duhet qė, tė paktėn, ta ēlirosh atė nga tensioni
i tij seksual, duke bėrė seks oral ose duke e masturbuar. (Pėr njė burrė mospasja e
orgazmės nuk ėshtė mė e dhimbshme nga ē'ėshtė pėr njė grua).
Stereotipet e roleve seksuale
Tradicionalisht, "mendohet" se meshkujt dinė mė shumė pėr seksin, se janė ata qė e
fillojnė atė, se janė ata qė kanė shtysa mė tė forta seksuale. "Mendohet" se gratė janė
marrėse pasive ose studente tė vullnetshme. Mendohet se ata duan seks dhe ne duam
dashuri. Njė klasifikim i tillė i ngurtė i njerėzve, sipas pėrkatėsisė gjinore ėshtė i
gėnjeshtėrt dhe i dėmshėm. Ndoshta ēėshtja nuk ėshtė fare te shtysa seksuale e
meshkujve, por te fakti qė meshkujt janė rritur me tė tjera mėnyra tė tė shprehurit tė
ndjenjave tė tyre. Akti seksual ėshtė njė prej atyre pak mėnyrave tė lejueshme pėr njė
burrė qė ai tė tregojė afėri pėr dikė. Pėr shumė meshkuj, ky ėshtė i vetmi moment i
pranueshėm nė tė cilėn ata mund tė shprehin ndjenjat e tyre tė butėsisė dhe tė dashurisė.
Ndoshta ėshtė ky kufizim, dhe jo ndonjė shtysė e lindur seksuale qė nuk mund tė shtypet,
qė i nxit meshkujt kaq shpesh tė ndėrmarrin nismėn pėr aktin seksual, duke ēuar nė idenė
e gabuar se gratė janė mė pak seksuale se burrat. Stereotipia mund tė jetė krijuar edhe nga
frika e ngulitur thellė kulturore nga pasioni dhe pushteti seksual i gruas. Ndoshta disa gra
iniciojnė mė shpesh se burrat shprehi tė tjera seksualiteti.
Pėrkufizimet konvencionale tė tė bėrit dashuri
Shumė njerėz mėsojnė ta pėrkufizojnė seksin me njė burrė kryesisht me aktin seksual, njė
formė e tė bėrit dashuri qė pėrshtatet mirė me orgazmėn dhe kėnaqėsinė meshkullore,
por qė nuk na pėrshtatet domosdoshmėrisht neve. Sipas pėrkufizimeve mashkullore
standarte tė gjitha prekjet, lėpirjet, thithjet dhe pėrkėdhelitė qė na ndezin quhen
pėrgatitėset e aktit tė madh - aktit seksual. Disa tekste madje na quajnė me ērregullime,
ose tė ftohta nėse nuk kalojmė nė orgazėm gjatė kryerjes sė aktit. Ky nuk ėshtė njė
pėrkufizim femėror i kėnaqėsisė seksuale.
Theksi tek performaca dhe synimet
Shumė libra pėr seksin pėrqėndrohen te teknikat dhe pak thonė pėr ndjenjat. Ne
shqetėsohemi si tė jemi sa mė seksi, ta "bėjmė" aq mirė sa tė mund tė kėnaqim partnerėt
tanė. Edhe orgazmat mund tė shndėrrohen nė njė objektiv: Disa partnerė punojnė me orė
tė tėra pėr ta arritur, me dėshirėn qė tė na kėnaqin, ose qė tė tregojnė se ē'dashnorė tė mirė
janė. Kohėt e fundit, shumica e ēifteve e kanė "problem" mungesėn e interesit pėr seks.
Kjo gjė mund tė pasqyrojė problemet qė ekzistojnė nė marrėdhėniet e tyre, ose mėnyrėn
se si bėjnė dashuri. Por ajo qė ekspertėt po e quajnė interes tė pamjaftueshėm nė seks
mund tė jetė fakti qė dėshirat tona krahasohen me standartet gjithnjė nė rritje seksuale qė
ekzistojnė sot. Mund tė jetė edhe njė reagim ndaj teprisė sė pėrgjithshme tė seksit nė
media. Ose, ndoshta, ėshtė thjesht etja mishtore -nevoja pėr t'u prekur nga njė tjetėr
qėnie njerėzore, "pa shkuar deri nė fund".
Virgjėria dhe abstinenca
Tradicionalisht, e virgjėr quhet dikush qė nuk ka kryer aktin seksual. Edhe pse sipas kėsaj
dhe meshkujt quhen tė virgjėr para se tė kenė kryer aktin seksual, trysnia kryesore
pėr tė qėnė e virgjėr ushtrohet mbi femrat. Sot nė lidhje me virgjėrinė ne hasim trysni
kontradiktore. Mamaja mė ka thėnė se ajo ėshtė njė dhuratė qė tė jepet vetėm njė herė,
ndaj bėj mirė ta shtrėngoj fort. Ideja e virgjėrisė ėshtė e vjetėr. Grekėt dhe romakėt e
lashtė e pėrdornin kėtė term pėr t'iu referuar njė gruaje (apo njė perėndeshe) qė ishte e
pavarur, vetėm, e pazotėruar nga ndonjė burrė. Mė vonė, filloi tė pėrdorej pėr t'iu referuar
vetėm virgjėrisė seksuale dhe, pėr ironi, pėr tė pasqyruar imazhin mbizotėrues tė grave si
pronė e burrave. Qėndrimi e virgjėr deri nė martesė garantonte qė gruaja do tė ruante
nderin e familjes, duke kaluar nga babai te burri, si njė mall i papėrlyer. Duke qenė se
nuk kishte kontroll tė besueshėm mbi lindjet, kjo garantonte edhe qė foshnjat tė lindeshin
vetėm nga ēiftet e martuara. Sot, shumė prindėr nuk janė edhe aq tė shqetėsuar pėr tė
ruajtur virgjėrinė e vajzave tė tyre, sa ē'janė pėr tė siguruar qė ato tė bėjnė seks tė sigurt
dhe pėr tė siguruar se nė c'moshė dhe me kė kanė marrėdhėnie seksuale vajzat e tyre.
Disa prindėr i respektojnė dhe i nxisin vendimet e vajzave tė tyre pėr seksin. Por nė
shumė familje tė tjera mesazhi vazhdon tė jetė "Rri e virgjėr!" Ne mund "tė bėjmė
gjithēka", por jo tė kemi kontakt seksual. Kjo gjė mund t'i ngatėrrojė mė keq disa vajza tė
reja qė teknikisht mbesin tė virgjėra, por pėrsėri janė po aq tė pėrfshira emocionalisht dhe
fizikisht sa edhe po tė kishin marrdhėnie . Prapėseprapė, sot ka shumė trysni nga media,
muzika dhe nga bashkėmoshatarėt qė vajzat e reja tė j enė aktive seksualisht. Disa
adoleshentė i janė pėrgjigjur kėsaj trysnie duke formuar njė lėvizje abstenuese qė e vė
theksin nė zgjedhjen e ndėrgjegjshme tė tė bėrit seks. Ne mund tė zgjedhim tė abstenojmė
dhe tė mos kemi marrdhėnie seksuale pėr shkak tė frikės nga njė sėmundje e
transmetueshme seksualisht, tė shtatzėnisė, besimit fetar, edukatės qė kemi marrė qė nga
lindja, ose thjesht ngaqė nuk jemi gati. Pėr mė tepėr, ne mund tė zgjedhim abstenimin
pasi jemi tė interesuara qė tė zhvillojmė pjesė tė tjera tė vetvetes, si aftėsitė tona krijuese,
intelektuale dhe atletike. Ne mund tė shprehim intimitetin nė mėnyra tė tjera joseksuale,
nėpėrmjet marrėdhėnieve shoqėrore dhe familjare.
Ne duhet tė jemi tė lira tė bėjmė seks apo jo, si c'e gjykojmė mė mirė. Seksi zakonisht
sjell shumė ndryshime nė marrėdhėnien dhe jetėn tonė. Duke qenė se shpesh kjo pėrbėn
njė vendim tė madh, ėshtė e arsyeshme tė mendohet mė parė, tė diskutohet me shoqet dhe
me personin me tė cilin je e lidhur, tė zgjidhet njė formė pėr tė kontrolluar lindjet, kur
ėshtė e nevojshme. Ėshtė e drejta jonė t'i themi jo dikujt qė na shtyn tė bėjmė seks
ndėrkohė qė ne nuk duam. Nėse ne bėjmė zgjedhje tė lira nė lidhje me seksin, tė shtyra
nga respekti pėr ndjenjat dhe trupat tanė, do tė ketė mė tepėr tė ngjarė qė ne ta vėmė
veten nė situata pėr tė cilat tė ndihemi krenare.
Mėnyra se si ndjehemi pėr trupat tanė ndikohet nga mesazhet qė marrim nga familjet, tė
dashurit, kolegėt, mjekėt, trajnerėt tanė, si dhe shumė tė tjerė. Ne ndikohemi nga imazhet
qė shohim nė revista, nė videot muzikore, nė TV, nė filma dhe nė reklama. Dėgjojmė
pėrshkrimet e trupave tė grave nė muzikėn popullore. Mund tė mos na pėlqejnė trupat
tanė pasi ata nuk pėrkojnė me pritshmėritė, apo standartet qė dhe ne tashmė i kemi bėrė
tonat. E gjithė kjo mund tė ndikojė negativisht nė jetėt tona seksuale.
Dhuna ndaj grave
Fakti qė shumė gra abuzohet pėrbėn njė realitet tė hidhur e mizor pėr ne. Seksi mund tė
pėrdoret si armė, si nga burrat, edhe nga gratė. Inēestet, pėrdhunimet, ngacmimet
seksuale nga shefi, kolegu ose mėsuesi, hyrja me dhunė nė shtėpi, tė gjitha kėto mund tė
ndikojnė nė jetėn tonė seksuale. Nėse ne nuk e provojmė dhunėn nė mėnyrė tė
drejtpėrdrejtė, mundėsia mund tė na jepet vagėllimthi nga pornografia, ngjarjet e lajmeve,
filmat, shakatė e ndyra, e kėshtu me radhė.
Tė rritesh Racizmi
Kombinimi i racizmit dhe i seksizmit i vė pėrpara pėrgjegjėsive tė mėdha tė gjitha gratė
me ngjyrė qė pėrpiqen tė jenė dhe tė ndihen tė fuqishme. Shumė stereotipe raciste janė tė
pėrqendruara te seksualiteti ynė dhe kėtė e bėjnė duke pėrdorur mitet raciste.Tė flasėsh
pėr seksualitetin mund tė jetė e vėshtirė pėr shkak tė mėsymjeve tė stereotipeve, por
mund tė provojmė tė flasim me njė a me dy shoqe. Mund tė mėsojmė tė vlerėsojmė
tėrėsinė e seksualitetit tonė, duke u bazuar te shpirtėrorja dhe inteligjenca. Ne mund tė
pėrqendrohemi nė njė marrdhėnie tė veēantė me njė burrė a njė grua, duke mėsuar se si ta
pėrfshijmė tėrė veten tonė nė atė marrdhėnie.
Tė rritesh
Pėrvojat dhe kujtimet e fėmijėrisė i japin formė seksualitetit tonė. Atė kohė mund tė kemi
mėsuar se seksi ėshtė njė gjė e ndaluar, e pistė dhe e turpshme. Me shumė prej nesh kanė
abuzuar seksualisht. Pėr familjet tona ėshtė me dobi tė flitet pa siklet dhe hapur pėr seksin,
duke respektuar kufijtė tanė. Kur kalojmė nė adoleshencė trupat tanė nė rritje, zakonisht
pėrbėjnė njė mister pėr ne . Mund tė zbulojmė se ajo qė media dhe shumica e njerėzve e
konsiderojnė si tė bukur, i pėrket njė kategorie tė ngushtė. Ne mund tė humbasim
respektin pėr aromėn dhe format tona trupore. Mund ta gjykojmė veten duke e krahasuar
atė me tė tjerėt. Mund tė ndodhė qė ne tė ndihemi tė izoluara. Duhet kohė -ndonjėherė
vite tė tėra - dhe pėrvoja pozitive qė tė heqim qafesh kėto ndjenja negative e shpesh edhe
tė turpshme. Shumė prej nesh qė kanė fėmijė tė vegjėl, kanė dėshirė t'i ndihmojnė ata qė
tė rriten duke u ndierė mirė me trupat dhe seksualitetin e tyre, edhe pse shpesh ėshtė e
vėshtirė qė ne tė shikojmė pėrtej mėnyrės se si jemi rritur vetė.
Biseksualiteti
Historikisht nė SHBA, biseksualiteti ka qenė i damkosur ose thjesht s'pranohej.
Megjithatė, nė 25 vitet e fundit aktivistet biseksuale kanė dhėnė ndihmesėn e tyre qė
biseksualiteti tė ligjėrohet si njė identitet i pranueshėm seksual. Nė disa raste, gratė
biseksuale kanė mundur ta mbėshtesin punėn e tyre nė atė tė lėvizjeve feministe, si dhe
tė atyre pėr tė drejtat e gejve, edhe pse nė disa raste tė tjera, ne na ėshtė dashur tė
luftojmė qė tė njiheshim dhe brėnda kėtyre komuniteteve.
Beqaria
Tradicionalisht fjala "beqari" i ėshtė referuar zgjedhjes pėr tė mos u martuar. Sot shumė
njerėz e pėrdorin me kuptimin qė nuk bėjnė seks pėr njė periudhė kohore tė caktuar. Kjo
mund tė thotė tė mos bėsh seks me dikė, por edhe tė mos masturbohesh. Ndonjėherė ne
zgjedhim beqarinė si kundėrveprim ndaj theksit tė tepruar qė shoqėria jonė ka vėnė mbi
seksin, si shkėputje nga ndjenja se ne duhet tė jemi tė lidhur seksualisht me dikė gjatė
gjithė kohės. "U lodha sė qeni e detyruar tė them po ose jo gjithė kohės". Ose mund tė
jetė njė aventurė personale.
Kėnaqėsia seksuale
Gratė i pėrjetojnė kėnaqėsitė seksuale nė shumė mėnyra: fizike, emocionale, shpirtėrore,
si dhe nė aspektin intelektual. Mund tė ndiejmė kėnaqėsinė e njė pėrkėdheljeje tė butė,
njė kėrcimi erotik ose njė orgazme qė tė bėn ujė nė djersė. Tradicionalisht, pėrshkrimet e
studiuesve meshkuj fokusohen nė ndjesitė e organeve gjenitale dhe nė fazat e eksitimit
(epshndjelljeve). Por erotika dhe kėnaqėsia janė shumė mė tepėr se kaq. Tingujt, pamjet,
aromat dhe prekjet mund tė na ndezin ndjenjat tona seksuale, po ashtu si fantazitė, njė
foshnjė qė tė thith gjirin, aroma e njė trupi me tė cilin je familjarizuar, tė veshėsh njė
fustan provokues, njė bashkėbisedim qė tė bėn pėr vete ose njė kėngė e preferuar. Erotika
mund tė bėhet njė burim pozitiv energjie. Erotika nuk ėshtė vetėm ajo qė ndodh nė
dhomėn e gjumit, por ėshtė dhe trokitja nė ndjenjat tona mė tė thella, nė energjitė
tona krijuese, tė cilat depėrtojnė nė tė gjitha aspektet e jetės sonė. Mund tė jetė pėr faktin
qė ne ndihemi tė lidhura -me fuqitė tona, me tė dashurit tanė, me natyrėn, me njė pushtet
mė tė lartė. Megjithatė, pėr shumė arsye ne mund tė mos ia shpalosim veten tonė
kėnaqėsive seksuale. Ne mund tė jemi mbartės tė mesazheve tė kulturave seksiste, raciste
dhe homofobike sipas tė cilave trupat dhe ndjenjat tona tė epshit nuk vlejnė. Mund tė
ndihemi tė pasigurta fizikisht apo emocionalisht. Mund tė kemi frikė se mbetemi
shtatzėnė ose infektohemi me HIV. Mund tė na kenė abuzuar seksualisht dhe disa situata
mund tė na sjellin kujtime tė frikshme. Ndoshta na duhet tė punojmė me orė kaq tė
zgjatura sa nuk kemi as kohė dhe as energji tė mjaftueshme pėr seks.
Pėr disa prej nesh, tė themi hapur ato qė duam apo nuk duam seksualisht -domethėnė "tė
vėmė kufij" - na bėn tė ndihemi tė sigurta dhe tė pėrjetojmė mė shumė kėnaqėsi. Duke
ndarė pėrjetimet tona tė kėnaqėsive, duke ditur edhe kufizimet me tė cilat pėrballemi,
mund tė shkojmė drejt njė mirėkuptimi mė tė madh dhe pėrmbushjes sė erotikės sė grave.
Modele tė reagimeve seksuale
Ndėrsa eksitohemi ne pėsojmė njė sėrė ndryshimesh fizike dhe emocionale ndonjėherė tė
quajtura "pėrgjigje seksuale". Nė fillim tė eksitimit seksual, venat nė pelvis, vulvė dhe
klitor fillojnė tė zgjerohen (tė hapen) dhe tė mbushen me gjak, duke e bėrė tė gjithė zonėn
qė gradualisht tė ndihet plot. (Kjo quhet vasokongjestion - vėrshim i gjakut nė vena). Nė
vaginė, kjo enjtje jep njė reagim "djersitjeje", duke prodhuar kėshtu lėngun qė i bėn buzėt
e vaginės tė lagėshtohen - shpesh kjo merret si njė shenjė e parė qė ne po eksitohemi
seksualisht (Gratė qė e kanė kaluar menopauzėn mund tė mos kenė kaq shumė
lubrifikim). Vėrshimi i madh i gjakut bėn edhe qė mitra tė zgjerohet dhe tė ngrihet brenda
kavitetit tė pelvisit (legenit, baēinit). Tensioni seksual ngrihet nė tė gjithė trupin ndėrkohė
qė muskujt fillojnė tė tendosen ose tė kontraktohen (myotonia). Frymėmarrja mund tė
shpeshtohet, thithat e gjirit mund tė forcohen e tė ngrihen lart dhe njė skuqje e lehtė
mund tė na pėrshkojė lėkurėn. Kur reshtim sė bėri dashuri, ne hyjmė nė fazėn e rėnies.
Gjysėm ore ose mė tepėr pasi bie fryrja e orgazmės, muskujt ēlirohen dhe klitori, vagina
dhe mitra kthehen nė pozicionet e tyre tė zakonshme.
Orgazma
Masters-i dhe Johnson-i mbronin teorinė se tė gjitha orgazmat janė tė njėjta
fiziologjikisht (tė provokuara nga klitori, me kontraktime qė bėhen kryesisht nė njė tė
tretėn e jashtme tė vaginės). Megjithatė, disa gra pėrshkruajnė orgazma qė nuk pėrshtaten
me kėtė model. Njė orgazėm e tillė arrihet me penetrim tė vaginės dhe ndihet "thellė" ose
"nė mitėr". Pėrqendrimi i tensionit ndonjėherė pėrfshin edhe mbajtjen e frymės pėr njė
kohė tė gjatė nė mėnyrė tė pavullnetshme. Me arritjen e orgazmės e nxjerr atė nė mėnyrė
shpėrthyese. Duket se nuk ka ndonjė kontraktim tė njė tė tretės sė jashtme tė vaginės.
Shumė gra me probleme tė shtyllės kurrizore qė nuk ndiejnė asgjė nė zonėn e pelvisit,
kanė raportuar qė kanė pėrjetuar orgazma dhe ndjesinė qė tė sjell ajo diku tjetėr nė trup.
(Shih Seksi dhe Invaliditeti). Edhe gratė qė nuk kanė invaliditete mund tė pėrjetojnė tė
tilla ndjesi. Tė kėrkosh modelin e vetėm, "tė saktė" tė orgazmės sė femrave, nuk pasqyron
diversitetin e pėrvojave qė kalojnė gratė.
Roli i klitorit
Mund tė jetė eksituese tė na ledhatojnė nė cilėndo pjesė tė trupit, eksituese tė na
pėrkėdhelin kofshėt ose tė na ndukin qafėn ose tė na thithin gjinjtė. Mund tė zbulojmė
zona tė tjera erogjene veē organeve tona gjenitale, duke pėrfshirė kėtu gishtat e duarve
dhe tė kėmbėve dhe bulat e veshėve. Pėr shumė gra, klitori ėshtė organi mė i ndjeshėm
ndaj stimulimit qė ka njė rol qėndror nė rritjen e tensionit seksual. Deri nė mes tė viteve
60-tė, shumica e grave nuk e dinin se sa i rėndėsishėm ishte klitori. Edhe nėse ne vetė e
dinim, askush nuk fliste pėr tė. Tekstet mjekėsore dhe manualet martesore (tė shkruara
nga burra) ndiqnin thėnien e famshme tė Frojdit sipas tė cilės njė grua "e pjekur" kalonte
nė orgazėm atėherė kur vagina, dhe jo klitori i saj stimulohet. Kjo teori e bėnte penisin
objekt qėndror pėr kėnaqėsinė seksuale tė njė gruaje. Duke pasuar Frojdin, teoritė e
hershme psikoanalitike e zvogėloni rolin e kėnaqėsisė sė masturbimit te gratė duke e
etiketuar atė si "tė papjekur" dhe seksin e lezbikeve si njė imitim tė zbehtė tė "gjėsė sė
vėrtetė". Tė mėsuarit pėr klitorin ka rritur kėnaqėsinė seksuale tė njė numri tė madh grash
dhe ēliroi shumė prej nesh nga vite tė tėra tė menduari se ne ishim "tė ftohta". Klitori
shpesh ėshtė quajtur "butoni i kėnaqėsisė", gjė qė nėnkupton se ai ėshtė njė pikė e vo gėl.
Nė fakt, klitori ka shumė pjesė.
Roli i vaginės, mitrės dhe cerviksit (qafės sė mitrės)
Gratė kanė potencialin qė t'i pėrgjigjen eksitimit seksual me tė gjithė hapėsirėn e pelvisit
(legenit). Kur ne ndizemi, indi erektil rreth njė tė tretės sė jashtme tė vaginės mbushet
dhe sistemi nervor i asaj zone bėhet mė i ndjeshėm ndaj stimulimit dhe presionit. Kur
muskujt rreth kėsaj pjese tė vaginės (muskujt pubococcygeus) janė tė fortė dhe tė
ushtruar mirė shumė gra kanė zbuluar se ato e kanė mė tė lehtė tė kalojnė nė orgazėm
(shih ushtrimet e Kegel-it fq. 214). Lindja e rrit sistemin e venave nė pelvis, shpesh duke
bėrė qė ne tė ndizemi mė shpejt dhe mė fort seksualisht. Pika G ose pika Grafenberg12*
ėshtė zona me ind sfungjeror qė rrethon uretrėn dhe qė mund tė ndihet pėrmes
murit ballor tė vaginės. Mund tė duket si njė kokėrr e vogėl, nė mes tė rrugės qė tė ēon
nga kocka pubike te qafa. Ėshtė e mbushur me enė gjaku dhe gjendra dhe pėr disa prej
nesh stimulimi i kėsaj zone jep kėnaqėsi. Nėse doni tė prekni pikėn tuaj G, njė mėnyrė do
tė ishte tė uleshit mbi tualet dhe tė fusnit gishtin nė vaginė. Eksploroni pėrgjatė murit tė
sipėrm ballor tė vaginės duke e shtyrė atė lart nė drejtim tė kėrthizės. Mund tė jetė e
vėshtirė ta arrini vetė kėtė pikė pėrveē rasteve kur keni gishtėrinj tė gjatė ose vaginė tė
shkurtėr. Kur e prek kėtė zonė pėr herė tė parė mund t'ju duket sikur doni tė urinoni por
kjo ndjesi mund tė fashitet pas pak sekondash masazhi. Pika juaj G mund tė stimulohet
edhe nga gishti ose penisi i njė partneri, njė dildo ose njė vibrator i pikės G. Stimulimi i
pikės G mund tė kontribuojė qė ne tė arrijmė orgazmėn. Megjithatė ėshtė e rėndėsishme
qė ne tė mbajmė mend se pika G nuk ėshtė njė "buton magjik" qė prodhon ekstazė me t'u
shtypur. Ne mund tė me ndojmė pėr tė si pėr njė pjesė tjetėr tė trupit tonė qė duhet
eksploruar pėr tė shtuar kėnaqėsinė tonė seksuale. Stimulimi i vazhdueshėm i pikės G
mund tė bėjė edhe qė disa gra tė derdhin (ejakulojnė) lėng nga uretra (kjo derdhje
mund tė ndodhė edhe pa ngacmimin e pikės G). Ejakulacioni i femrave, qė mund tė
ndodhė me ose pa orgazmė, mund tė na bėjė tė ndihemi mrekullisht mirė ose mund tė na
vėrė pak nė siklet, tė na vijė turp se mos kemi "urinuar" nė shtrat. Analizat kimike,
gjithsesi, kanė treguar se lėngu i lėshuar gjatė ejakulimit ndryshon nga urina. Akoma mė
lart nė vaginė ndodhet qafa e mitrės dhe mitra, tė cilat pėr shumė gra janė pika kyēe tė
orgazmės. Edhe pse dy tė tretat e brendshme tė vaginės dhe tė vetė qafės sė mitrės janė
pak tė ndjeshme, njė gisht, njė penis, njė vibrator qė ushtrohet vazhdimisht mbi to, do tė
bėnte qė mitra dhe nė fakt e gjithė pjesa e brendshme e kavitetit abdominal (peritoneum)
"tė ngjeshet, shtypet". Kjo mund tė japė ndjesi tė brendshme krejt tė ndryshme si para
dhe gjatė orgazmės. Gratė qė kanė bėrė histerektomi totale, gjatė tė cilės kanė hequr
mitrėn dhe qafėn e mitrės, mund tė kenė nevojė tė fokusohen nė tė tjera lloje stimulimesh
dhe ndjesish seksuale.
Masturbimi
Masturbimi ėshtė njė mėnyrė e veēantė pėr tė kėnaqur vetveten. Kur ishim tė vogla ne
kėnaqeshim teksa preknim dhe luanim me trupat tanė. Mė pas prindėrit, e mė tej shkollat
dhe institucionet fetare, na mėsuan se ne nuk duhet ta preknim veten tonė seksualisht.
Masturbimi na jep kohėn dhe hapėsirėn qė na nevojitet pėr tė eksploruar dhe
eksperimentuar me trupat tanė. Mund tė mėsojmė se ēfarė fantazish na ndezin, llojet e
prekjeve qė na e ngrenė epshin dhe na pėlqejnė, ēfarė tempi dhe ku. Ne mund tė mėsojmė
modelet tona tė reagimit seksual pa na u dashur tė mendojmė pėr nevojat dhe mendimet e
partnerit. Pastaj, nėse ne vendosim, atėherė kur ne tė vendosim, mund t'i themi partnerit
pėr atė qė kemi mėsuar ose t'ua tregojmė duke i drejtuar duart e tyre nė vendet ku
na pėlqen tė na prekin. Si gra qė pėr kaq kohė na kanė mėsuar tė presim qė tė jetė burri ai
qė na ndez, ne fitojmė lirinė duke mėsuar se si t'i japim kėnaqėsi seksuale vetes sonė.
Tė mėsosh tė masturbosh
Nėse kurrė mė parė nuk ke masturbuar por do qė tė masturbosh, nė fillim do tė ndjeheni e
ēuditshme, e vetndėrgjegjshme, madje edhe pak e frikėsuar. Ndoshta do tė tė duhet tė
luftosh me zėrat brenda kokės tėnde qė tė thonė "vajzat e mira nuk bėjnė nga kėto gjėra",
ose "njė grua e lumtur me martesėn e saj nuk do ta dėshironte njė gjė tė tillė". Ndoshta ke
frikė se tė del vetja jashtė kontrollit, ose ndoshta tė vjen turp e ndihesh fajtore qė po i jep
vetes tėnde kėnaqėsi seksuale. Shumė prej nesh ndihen kėshtu, por me kalimin e kohės
njė gjė e tillė mund tė ndryshojė. Disa sugjerime: Gjeni njė vend tė qetė ku mund tė jeni
vetėm pa ju ndėrprerė askush. Rehatohuni sa mė shumė tė mundni: Po pritni tė dashurin
dhe ky i dashur ėshtė vetja juaj! Bėni njė banjė ose dush qė ju ēlodh. Fėrkojeni tė gjithė
trupin me krem, locion, vaj apo ēfarėdo tjetėr qė ju bėn tė nd iheni mirė. Me ngadalė
eksploroni, me duar dhe me sy format e trupit tuaj. Prekeni veten tuaj nė mėnyra tė
ndryshme, vini njė muzikė qė ju pėlqen, ulni dritat, ndizni njė qiri nėse doni. Mendoni
pėr njerėz ose situata qė ju ndezin seksualisht. Lėreni mend jen t'ju fluturojė e lirė nė
fantazi. Lėreni trupin tuaj tė ētendoset. Sigurisht qė njė atmosferė qetėsuese ose e veēantė
nuk ėshtė gjithmonė e mundur -dhe as e nevojshme. Dėshira mund tė na rrėmbejė
nė momentet mė tė papritura. Mund tė eksitohemi seksualisht dhe tė masturbojmė ndėrsa
jemi duke gatuar, duke udhėtuar me autobus, duke punuar nė zyrė, duke ngarė njė kalė
ose njė biēikletė ose duke punuar nė kopėsht. Gratė masturbojnė nė shumė mėnyra. Mund
tė njomim gishtėrinjtė (me pėshtymė, lėng nga vagina ose njė lubrifikues) dhe tė
fėrkojmė me to pėrreth dhe sipėr klitorit. Mund ta fėrkojmė butėsisht ose ta tėrheqim lart,
mund tė fėrkojmė kėsulėn e klitorit ose njė zonė mė tė gjerė rreth tij. Mund ta fėrkojmė
atė lart e poshtė, ose rreth e pėrqark dhe tė tentojmė presione dhe ritme tė ndryshme. Disa
prej nesh masturbojnė duke kryqėzuar kėmbėt dhe duke ushtruar njė presion tė
vazhdueshėm dhe ritmik nė tė gjithė zonėn gjenitale. Mund tė fusim diēka nė vaginė gisht,
njė kastravec tė qėruar me temperaturė dhome, njė dildo. Mund tė fėrkojmė gjinjtė
ose pjesė tė tjera tė trupit. Shumė prej nesh kanė mėsuar tė pėsojnė njė tension muskular
nė tė gjithė trupin.
Masturbimi me njė partner
Kur dikush nė njė lidhje dėshiron tė bėjė mė shumė seks ose tė ketė mė shumė orgazma
se tjetri, njė mundėsi ėshtė edhe masturbimi.
Prekja dhe sensualiteti
Masazhet, fėrkimet e shpinės, tė shputave tė kėmbėve, tė kokės -kėto janė gjithmonė tė
mrekullueshme. Si pjesė tė proēesit tė tė bėrit dashuri, kėto mund ta bėjnė seksin mė tė
ngadaltė dhe mė sensual. Kur njė ēift ka probleme me seksin, mund tė zbulohet se ata
janė fokusuar kaq shumė nė organet gjenitale tė tjetrit dhe nuk kanė lėnė kohė pėr tė
mėsuar se si ta prekin dhe ledhatojnė me dashuri njėri-tjetrin nė tė gjithė trupin.
Shumė burra janė mė tė fokusuar se gratė nė organet gjenitale dhe kėta kanė nevojė tė
mėsojnė mbi kėnaqėsitė e tė prekurit.
l Penetrimi vagina
Disa prej nesh ndiejnė njė kėnaqėsi tė jashtėzakonshme kur i dashuri apo e dashura na
futet nė vaginė me gisht, grusht, dildo apo ndonjė gjė tjetėr. Nėse jemi me tė dashurėn
mund tė na pėlqejė tė hyjmė brenda saj. Penetrimi nė vaginė mund tė jetė i butė, argėtues,
intim ose plot pasion (Pėr penetrimin me penis shih "Mardhėnia seksuale vaginale" mė
poshtė). Disa gra, gjithsesi, nuk e pėlqejnė fare penetrimin dhe parapėlqejnė stimulimin e
jashtėm. Si edhe me seksin, kėtu ka rėndėsi tė komunikohet dhe tė respektohen si dėshirat
e tua, ashtu edhe ato tė partnerit. Penetrimi nė vaginė mund tė mendohet si diēka
reciproke : njėra pej jush mbėshtjell dorėn e tjetrės ndėrsa ajo penetron dhe eksploron.
Nėse doni qė partnerja juaj t'iu penetrojė, atėherė sigurohuni qė vagina juaj tė jetė e
lagėsht me lėng vaginal ose lubrifikant. Nė rast se doni tė penetroni ju te partnerja,
atėherė hiqini tė gjitha unazat dhe shikoni qė thonjtė t'i keni tė limuar mirė. Vini doreza
lateksi tė papudrosura ose gishtėzė (i ngjashėm me gishtin e prerė tė njė doreze) qė tė
mbroheni nga transmetimi i HIVI-it/ AIDS-it nėpėrmjet ndonjė tė ēare qė mund tė kemi
nė gishta. Me duar mund tė eksploroni nė shumė mėnyra: duke pėrkėdhelur, ēikur lehtė,
rrotulluar, shtyrė. Eksperimentoni me ritme dhe shpejtėsi tė ndryshme. Pėrpiquni tė
stimuloni pikėn e saj G. Mund tė fusni njė ose mė shumė gishta brenda saj dhe, nėse ju
pėlqen tė dyjave, gradualisht futeni tė gjithė dorėn (grushtin) brenda saj. Nga brenda
vagina e saj mund tė ndihet e ngrohtė, e lagėsht dhe e mrekullueshme.
Akti seksual vaginal
Nėse bėni dashuri me njė burrė mund tė dėshironi tė kryeni aktin seksual -tė ndieni
penisin e tij nė vaginė. Mendojeni aktin seksual si diēka reciproke - ti hapesh qė ta
pėrfshish atė brenda teje ėmbėlsisht, e rrethon fuqishėm dhe ai penetron brenda teje. Kjo
gjė mund tė jetė pafundėsisht e ngadaltė dhe e butė, e fortė dhe shpuese, ose tė dyja
bashkė - nė rastin mė tė mirė, njė pjesė e jashtėzakonshme e proēesit tė tė bėrit dashuri.
Qė marrėdhėnia seksuale t'ju japė kėnaqėsi, ju duhet tė ndiheni tė ndezura, tė eksituara
seksualisht, vagina juaj tė jetė e lagėsht dhe e hap ur. Nė tė shumtat e rasteve gratė kanė
nevojė pėr mė shumė kohė, ndonjėherė shumė mė shumė kohė se meshkujt qė tė
eksitohen. Pėr tė shtuar "lėngun" ju ose partneri juaj mund tė aplikojė lubrifikues me bazė
ujore ose prezervativ me lubrifikues; disa njerėz pėrdorin pėshtymėn. Mos pėrdorni
vazelinė ose ndonjė lloj vaji. Ato i shkatėrrojnė prezervativėt ose diafragmat. Nėse nuk
keni pėrvojė seksuale, jeni tė frikėsuara, nuk jeni gati, nuk jeni nė humor ose jeni e
inatosur me partnerin, ose keni njė partner qė praktikon vetėm aktin seksual me futjenxjerrje
dhe jo dashurinė qė e qarkon kėtė proēes, atėherė penetrimi (sidomos kur vagina
juaj ėshtė e thatė) mund tė jetė i mėrzitshėm, i papėlqyeshėm, madje edhe i dhimbshėm.
Ndonjėherė do tė ndiheni menjėherė e hapur dhe gati pėr penetrim; nė tė shumtat e
rasteve ju do tė keni nevojė qė partneri juaj mė parė t'ju prekė, t'ju fėrkojė, t'ju puthė ose
t'ju lėpijė vulvėn dhe klitorin, duke pėrdorur duart, gojėn dhe penisin e tij. Disa pozicione
nė momente tė caktuara do t'ju duken mė eksituese se disa tė tjera. "Burri lart" nuk ėshtė
aspak njė pozicion mė i mirė prej "natyre". Ju mund tė uleni ose shtriheni mbi tė ose nė
krah tė tij. Uluni mbi kėmbėt e tij me penisin e tij brenda jush. Ose ai mund t'ju hyjė nga
prapa dhe tė arrijė t'ju pėrkėdhelė klitorin. Nėse doni njė penetrim tė thellė dhe presion nė
qafėn e mitrės zgjidhni pozicione qė e bėjnė tė mundur kėtė. Tė gjitha ne kemi forma tė
ndryshme dhe kemi nevojė pėr pozicione qė tė na pėrshtaten. Nėse jemi invalide ose
kemi dėmtime, tė qėnit krijuese dhe pėrdorimi i jastėkėve pėr mbėshtetje mund tė
na shtojė rehatinė. Marrėdhėnia seksuale bėhet qė tė dy tė fitojnė kėnaqėsi dhe tė lidhen
mė fort dhe jo pėr tė arritur me patjetėr orgazmėn. Shumė gra nuk pėrjetojnė orgazėm
gjatė aktit seksual. Ndonjėherė duke u pėrpjekur tė arrish nė orgazėm ti mund tė
ndėrgjegjėsohesh dhe tė ftohesh. Nga ana tjetėr tė lodhesh pėr tė arritur orgazmėn ėshtė
eksituese. Nėse ti nuk je gati pėr tė arritur orgazmėn dhe mashkulli ėshtė shumė i ndezur
kur ju filloni aktin seksual, ai mund tė kalojė nė orgazėm shumė shpejt pėr ju nėse lėviz
paraprapa brenda jush dhe nėse ju e lėvizni baēinin tuaj karshi tė tijit shumė shpejt. Qė tė
dy mund t'i ngadalėsoni lėvizjet derisa edhe ju tė eksitoheni mė shumė. Eksperimentoni
duke mbajtur trupin pa lėvizur pėr pak kohė kur ai futet brenda jush, pastaj tė dy bashkė
filloni tė lėvizni me ngadalė. Lėvizjet e ngadalta mund t'i ndihmojnė meshkujt qė ta
vonojnė ejakulacionin, gjė qė mund ta bėjė aktin seksual mė tė kėndshme pėr tė dy.
Presioni i penisit nė qafėn e mitrės mund tė bėhet ēelėsi i orgazmės pėr disa gra,
ndėrkohė qė tė tjera kanė stimulimin e klitorit dhe vulvės.
Seksi oral
Ndonjėherė seksi oral duket si forma mė intime e dashurisė. Ne mund tė thithim ose
lėpijmė organet gjenitale tė partnerit. Kur ushtrohet te gruaja ky veprim quhet
cunnilingus (nė gjuhėn e rrugės, i hyri me gjuhė, llapė) dhe kur ushtrohet te njė burri
quhet fellatio (nė gjuhėn e rrugės, ia mori nė gojė). Pėr disa prej nesh seksi oral ėshtė mė
i sigurti pėr tė sjellė orgazmėn se shumė forma tė tjera tė tė bėrit dashuri. Ne bėjmė seks
oral dhe ai ėshtė gjithmonė i gatshėm dhe i vullnetshėm. Thotė "A do tė kesh orgazėm?"
Dhe pastaj zbret poshtė meje. Fantastike! Qė tė na shijojė seksi oral, do tė ishte mirė tė na
pėlqenin organet gjenitale tė partnerit dhe tė ndihemi mirė me tonat. Gjithsesi, neve
shpesh na vjen turp nga "pjesėt tona private". Njė nga pluset e seksit oral me meshkujt
ėshtė qė nuk ngelesh shtatzėnė. Por, me burra a me gra, rreziku i transmetimit tė HIVI-it
dhe AIDS-it apo ndonjė sėmundjeje tjetėr tė transmetueshme seksualisht vazhdon
tė mbetet. Ne mund tė bėjmė seks oral mė tė sigurtė nėse pėrdorim kėllėf dhėmbėsh dhe
/ose prezervativ. Dhe si gjithēka tjetėr nė seks, ed he kjo ėshtė e mirė nėse ne kemi dėshirė
ta bėjmė.
Stimulimi anal
Anusi mund tė stimulohet me gishta, gjuhė, penis, dildo ose me ēfarėdo objekti tė hollė.
Stimulimi anal mund t'i jepet dhe tė merret me njė partner femėr ose mashkull. Pėr
shumė prej nesh kjo ėshtė njė zonė shumė e ndjeshme seksualisht.
Fantazitė
Pothuajse ēdo njeri ka fantazi, ose nė formė imazhesh kalimtare ose historish shumė tė
detajuara. Ato shprehin atė ēka gjendet thellė nė ndėrgjegjen tonė, pjesė tė sė cilės ne
duhet t'i eksplorojmė dhe t'i njohim. Mendimet dhe imazhet qė ne mbartim nė mendje
mund tė provokojnė reagime tė forta fizike. Disa studiues seksologė pranojnė se
truri ėshtė organi mė i rėndėsishėm qė jep kėnaqėsi seksuale dhe disa gra kanė pranuar se
ato mund tė arrijnė nė orgazėm vetėm duke fantazuar. Nė fantazi ne mund tė jemi
gjithēka qė ne imagjinojmė.
Luajtja e roleve
Me partnerėt ne mund tė simulojmė situata dhe fantazi qė na eksitojnė, si psh, sikur jemi
fėmijė qė po na kapin, ose sikur po bėjmė dashuri nė njė ve nd publik. Mund tė
maskohemi, mund tė sillemi si fėmijė, si tė rritur, si tė fuqishėm fizikisht ose si energjikė,
ose si nevojtarė. Nė lojėn seksuale sadomazohiste (S/M) loja aktrore bazohet nė situata tė
fantazuara tė dominimit dhe nėnshtrimit. Partnerėt luajnė role si zotėria-shėrbėtori,
policiqytetari, monarku-nėnshtetasi. Njėri do tė ushtrojė vullnetin e tij te tjetri, shpesh
duke eksperimentuar me aktivitete qė pėrfshijnė dhimbje fizike derisa tjetri tė japė
sinjalin "stop". Praktika S/M ngjallin shumė polemika midis feministeve dhe ka ngjallur
debate dhe pėrēarje midis lezbikeve. Gratė qė e mbėshtesin S/M vėnė nė dukje se kur tė
dy partnerėve ju pėlqen njė gjė e tillė , loja S/M mund t'i rrisė kėnaqėsitė seksuale dhe tė
nxjerrė nė pah problemet e fshehura tė pushtetit tė cilat janė tė pranishme nė shumicėn e
intimiteteve mes njerėzve .
Erotika
Kėto vitet e fundit gratė kanė filluar tė ēajnė nė industrinė e dominuar nga meshkujt tė
zbavitjeve erotike. Njė pjesė e mirė e pornografisė tradicionale ėshtė e bazuar nė fantazitė
e meshkujve dhe i pėrshkruan trupat e femrave si objekte pa personalitet. Sot ne mund tė
zgjedhim prej njė morie videosh, revistash, librash dhe lodrash seksuale tė krijuara
nga gratė pėr gratė e tė gjitha prirjeve seksuale. Pėrsa i pėrket kėtyre materialeve ka
shumė, pėr tė gjitha shijet. Lodrat dhe ndihmėsit e seksit mund t'i shtojnė kripė
takimeve seksuale, ta bėjnė seksin e sigurt mė argėtues dhe tė shėrbejnė si burim
krijimtarie. Mund tė provojmė tė ngjyrosim trupin me bojra ushqimore ose prezervativė
me shije ēokollate ose njė vibrator elektrik nė formėn e vezės; njė dildo nė formėn e
Venusit; njė antologji me tregime erotike ose njė video me seks.
Komunikimi pėr seksin
Gjuha e vėrtetė e seksit mund tė jetė verbale, por edhe joverbale. Ndonjėherė fjalėt dhe
imazhet tona ofrojnė shprehi tė dobėta tė ndjenjave tė thella qė kemi brenda nesh dhe qė
na lidhin bashkė. Nė shqip ka shumė pak fjalė qė duken tė pėrshtatshme pėr tė
transmetuar qėndrimet dhe vlerat tona. Termat "e saktė" klinikė: vaginė, penis, akti
seksual - duken tė ftohtė, tė largėt, tė ngurtė. Termat e gjuhės sė folur - pidh, kar,
palloj, bythė -duken si degradues ose vulgarė. Eufemizmat si "tė bėsh dashuri" janė tė
paqartė. Ne pėrdorim fjalė tė ndryshme me tė dashurit, fėmijėt, miqtė dhe mjekėt. Shumė
prej nesh po pėrpiqen qė tė krijojnė njė gjuhė seksuale me tė cilėn tė ndihemi rehat.
Si ta themi atė qė duam vėrtet
Tė gjithė ne pėrballemi me tė tilla ēėshtje nė njė situatė seksuale, qoftė kjo me njė person
me tė cilin dalim, me njė tė dashur tė hershėm apo me njė bashkėshort: Si ndihem tani? A
dua tė jem e afėrt seksualisht me kėtė person? Si? Po sikur tė mos e di - a mund tė them
qė jam e hutuar? Pastaj, a mund ta them qartė se ēfarė dua, se ēfarė nuk dua? Mund tė na
kenė edukuar me mendimin se "lėvizjen e parė" duhet ta bėjnė burrat, jo gratė, se "vajzat
e mira nuk e fillojnė seksin tė parat", dhe se "gratė liberale e duan gjithmonė". Nėse e
nxisim ne seksin, mund tė pėrballemi me mundėsinė qė "tė na refuzojnė". Nėse nuk duam
seks, shpesh pėrballemi (kryesisht nga burrat) me hipotezėn se "gratė nuk e kanė
seriozisht kur thonė jo". Ose dikush mund ta interpretojė faktin qė ne nuk duam seks si
shenjė refuzimi ose "ftohtėsie". E vėrteta ėshtė qė ndonjėherė ne na pėlqen tė na
detyrojnė tė bėjmė seks dhe ndonjėherė urrejmė tė ndihemi nėn trysni. Ajo qė mund tė
bėjmė ne ėshtė tė pėrpiqemi tė jemi sa mė tė ndėrgjegjshme qė tė jetė e mundur pėr
ndjenjat tona nė atė moment, tė jemi tė sinqerta me veten nė lidhje me to dhe tė bėjmė
praktikė qė t'ia themi kėto gjėra qartė dhe pa i kėrkuar falje burrit apo gruas me tė cilėt
jemi lidhur. Komunikimi nė lidhje me nevojat tona seksuale ėshtė njė proēes i
vazhdueshėm. Njė grua qė gjeti kurajon tė fliste me tė dashurin pėr marrėdhėnien
e tyre seksuale, thotė tepėr e zhgėnnjyer: "I thashė njė herė se ēfarė mė pėlqen, kėshtu qė
pse nuk e di tani? E harroi? Nuk do t'ia dijė?" Edhe nė marrėdhėniet me mė shumė
dashuri, tė kėrkosh atė qė do ėshtė shumė e vėshtirė.
· Kemi frikė se nė qoftė se ajo qė duam ne do ta kėrcėnojė tjetrin.
· Partneri ynė del nė mbrojtje dhe mund ta interpretojė sugjerimin tonė si kritikė ose si
kėrkesė.
· Na vjen turp edhe nga vetė fjalėt.
· Ndjejmė se seksi duhet tė vijė natyrshėm dhe tė kesh nevojė tė flasėsh pėr tė do tė thotė
se ka njė problem.
· Kemi vite (ndoshta dekada) qė bėjmė dashuri me tė njėjtin person dhe duket si gjė me
rrezik tė nxjerrėsh mendime tė reja.
· Nuk e dimė se ēfarė duam nė njė moment tė caktuar ose kemi nevojė qė tė reagojmė
ndaj diēkaje qė bėn partneri.
· Edhe me partnerė tė zellshėm, ne si gra mund tė ndiejmė njė pengesė tė madhe pėr tė
pranuar hapur seksualitetin tonė ose me krenari, dhe kjo do tė ishte ajo ē'ka ne do tė
bėnim nėse do t'i deklaronim hapur nevojat dhe dėshirat tona erotike. Pengesat mund tė
jenė brenda nesh, jo thjesht mes nesh dhe partnerit.
Si tė punojmė pėr tė arritur njė komunikim mė tė mirė nė seks? Tė bėsh dashuri ėshtė njė
nga momentet e veēanta kur mund tė pėrdorim mė shumė se fjalė pėr t'iu afruar njėritjetrit.
Merrjani dorėn partnerit dhe vėreni nė njė vend tė ri, lėshoni tinguj qė e lejojnė atė
tė kuptojė se po na pėlqen, pėrshpejtoni ose ngadalėsoni lėvizjet e baēinit, shtrėngojani
shpatullėn me dorė pėr t'i thėnė "mė ngadalė"
- ka shumė mėnyra komunikimi qė mund tė pėrdorni nėse doni t'i pėrdorni.
Seksi dhe invaliditeti
Disa nga gratė qė flasin pėr seksualitetin nė kėtė kapitull kanė njė sėmundje kronike ose
invaliditet, ose e fshehtė si diabeti ose epilepsia, ose e dukshme si distrofia muskulare
dhe verbėria. Ato qė janė tė sėmura dhe invalide ndihen krenare qė kanė seksualitetin e
tyre. Pavarėsisht se kemi lindur tė shurdhėta ose me spina bifida, ose sėmuremi nga
skleroza e shumėfishtė ose humbasim njė gjymtyrė mė vonė nė jetė, gratė invalide shpesh
ndiejnė se tė tjerėt mendojnė se ato nuk janė qenie seksuale.Invalidėt e kuptojnė mė herėt
dhe me mė shumė dhembje atė me tė cilėn pėrballen tė gjitha gratė: se identiteti ynė si
gra dhe si qenie seksuale matet me pamjen dhe dėshirimin tonė nga meshkujt.
Invalidėt e kuptojnė mė herėt dhe me mė shumė dhembje atė me tė cilėn pėrballen tė
gjitha gratė: se identiteti ynė si gra dhe si qenie seksuale matet me pamjen dhe
dėshirimin tonė nga meshkujt.
Kujdesi pėr shėndetin seksual
Shėndeti seksual ėshtė gjėndja e mirėqėnies fizike dhe emocionale qė na lejon tė shijojmė
dhe tė ndikojmė nė ndjenjat tona seksuale. Pėr tė qėndruar tė shėndetshėm nga ana
seksuale, tė gjithė ne duhet tė ndjekim disa proēedura kujdesi rutinė.
· Njė kontroll gjinekologjik.
· Kujdesi ndaj infeksioneve. (Shih kapitullin 14, Sėmundjet e transmetueshme
seksualisht) Nėse keni ndonjė infeksion nė vaginė ose nė rrugėt urinare, duhet tė
bėni diēka pėr tė menjėherė.
· Dushi.Vagina ndjek njė proces pastrimi tė natyrshėm.
Pėrveē rasteve kur jeni kėshilluar nga njė mjek, ju kurrė nuk duhet tė bėni dush vaginal
(ta lani atė). Larja e shpeshtė e vaginės dhe pėrdorimi i deodorantėve vaginalė mund tė
ndryshojnė ekujlibrin e acideve dhe bazave nė vaginėn tuaj dhe tė bėhen shkak pėr
infeksione. Aromat e pėrdorura nė deodorantėt vaginalė mund tė shkaktojnė edhe
reaksione alergjike. Shumė prej nesh u ėshtė thėnė se si femra ne kemi nevojė tė lahemi.
Nėse doni tė vazhdoni ta bėni njė gjė tė tillė, pėrpiquni qė kjo tė ndodhė veē njė herė nė
muaj, pa pėrdorur kimikate tė dėmshme. Sugjerohet tė bėhet larje me ujė dhe uthull ose
me ujė dhe me kos.
· Shpėlarja gjenitale. Nė vėnd qė tė bėni dush vaginal, ose tė pėrdorni deodorantė
vaginalė, ju mund tė bėni njė shpėlarje tė thjeshtė ditore me ujė tė ngrohtė. Ndajini
buzėt e jashtme dhe tėrhiqeni mbrapsht kėsulėn e klitorit pėr tė larguar sekrecionet e
mbledhura pėrreth tij. Sekrecionet dhe aromat e trupit tonė janė pjesė e natyrshme e jona,
kėshtu qė nėse jemi mirė me shėndet dhe lahemi rregullisht, ne kundėrmojmė dhe kemi
shije tė mirė. Megjithatė shumė prej nesh kanė dėshirė t'i lajnė gjenitalet e tyre para se tė
bėjnė dashuri. Veproni si t'ju bėhet mė mirė.
Kontrolli mbi lindjen. (shih kapitullin 13 "Kontrolli mbi Lindjen"). Nėse jeni fertile dhe
nuk doni tė mbeteni shtatzėnė ndėrkohė qė keni marrėdhėnie seksuale, do t'ju duhet tė
diskutoni me mashkullin qė keni pėrkrah se ēfarė masash tė merrni dhe se kush duhet t'i
marrė ato masa. Nėse ju e keni tė vėshtirė ta diskutoni njė gjė tė tillė me tė, ose ai me ju,
atėherė ju duhet ta vendosni vetė kėtė gjė. Edhe pse nuk kryeni aktin seksual, nėse
sperma depozitohet diku afėr vaginės, ajo mund tė notojė brenda saj nėpėrmjet
sekrecioneve vaginale dhe tė ngjitet lart qafės sė mitrės drejt vetė mitrės dhe tubave
fallopianė dhe tė bashkohet me vezėn.
· Mbrojtja ndaj sėmundjeve tė transmetueshme seksualisht dhe ndaj HIV/AIDS-it (shih
kapitullin 14, Sėmundjet e Transmetueshme Seksualisht dhe kapitullin 15, HIVi,
AIDS-i dhe Gratė)
· Menstruacionet. Ėshtė mirė tė bėsh seks gjatė menstruacineve nėse tė bėn tė ndihesh
mirė. Pėr disa prej nesh, orgazma largon edhe dhimbjet e menstruacioneve.
· Shtatzėnia.
Roli i testoteronit nė seksualietit
Disa hormone luajnė rol nė ndjenjat seksuale, nė aktivitetin seksual dhe intensitetin e
orgazmės. Mė ndikuesi nga tė gjithė ėshtė testosteroni, ndonjėherė i quajtur hormoni i
dėshirės dhe herė tė tjera hormoni mashkullor. Testosteroni, njėlloj si estrogjeni, ėshtė i
pranishėm edhe te burrat, edhe te gratė, edhe pse nė raporte tė ndryshme. Te femrat ky
hormon prodhohet nga gjendrat mbiveshkore (2 gjendra tė vogla afėr veshkave) dhe
vezoret. Roli i testosteronit nė seksualitet shpaloset nė shumė mėnyra. Kur hiqet njė
gjendėr mbiveshkore, gratė tregojnė pėr njė rėnie dramatike tė interesit seksual, tė
ndjesive dhe shpeshtėsisė sė orgazmės. Edhe heqja e vezoreve bėhet shkas pėr njė
humbje tė ngjashme me tė parėn. Nivelet e testosteronit janė mė tė ulėta te gratė qė kanė
kaluar nė menopauzė dhe pas heqjes sė vezoreve (ophorectomy) se ē'janė te gratė e reja
dhe tė shėndetshme, qė i kanė vezoret, gjė qė sugjeron se me rėnien dhe ndalimin e
funksionimit tė vezoreve prodhohet mė pak testosteron. Duket tė ketė njė lidhje
domethėnėse midis niveleve tė testosteronit dhe ndjeshmėrisė dhe kėnaqėsisė seksuale.
Duke e ditur rėndėsinė e testosteronit, gjendrave mbiveshkore dhe vezoreve, ne mund tė
bėhemi mė tė vėmendshme pėr tė mbrojtur seksualitetin tonė nga heqja pa nevojė e
vezoreve dhe gjendrave mbiveshkore. Pėr ato gra qė kanė rezultuar tė kenė nivele
testosteroni mė tė ulėta se vlerat normale (nga 25 mg/ml deri nė 100mg/ml) zėvendėsimi i
testosteronit do tė ishte i dobishėm pėr tė kthyer interesin dhe epshin seksual.
Megjithatė rivendosja e testosteronit nuk ėshtė zgjidhja e parė qė duhet marrė parasysh
nga tė gjitha ato femra qė kanė pėsuar rėnie tė dėshirės seksuale. Shkaqet mė tė
rėndomta tė rėnies sė dėshirės seksuale kanė pėr bazė marrėdhėnien vetė (Shih seksionin
qė vijon) ose janė faktorėt psikologjikė ose tė situatės, jo mungesa e hormoneve.
Edhe medikamentet antidepresion mund tė shkaktojnė ulje tė dėshirės seksuale dhe tė
orgazmės. Nė tė tilla raste, tė flasėsh me partnerin, ta mbyllėsh njė lidhje qė nuk po
funksionon, tė shkosh pėr kėshillim, ose tė ndėrpresėsh mjekimet mund tė na ndihmojnė
mė shumė se trajtimet hormonale.
Problemet me seksin
Shumė prej nesh, nė njė moment apo nė njė tjetėr, kanė probleme me seksin. Lexoni pėr
shkaqet dhe trajtimet e problemeve qė keni, sidomos nėse janė tė rėnda (shih
burimet). Problemet seksuale nė njė lidhje shpesh janė probleme tė vetė lidhjes. Shkaqe
tė rėndomta janė mungesa e informacionit. Komunikimi i dobėt, pritshmėritė e roleve
tė mashkullit dhe tė femrės, mungesa e besimit ose devotshmėrisė ose konfliktet e
pazgjidhura. Njė partner abuzues mund ta pėrdorė seksin si armė pėr tė na lėnduar
dhe dominuar; nė njė rast tė tillė, problemi e ka emrin "abuzim". Pėr mė tepėr, historitė e
abuzimit seksual, pėr njėrin nga partnerėt apo pėr tė dy, mund tė prekė edhe lidhjet
aktuale. (Edhe me partnerėt meshkuj mund tė jetė abuzuar). Ē'ka ne mendojmė apo
ndjejmė pėr veten tonė dhe seksin, prek ndjeshėm edhe mėnyrėn se si pėrgjigjen trupat
tanė. Ndjenja e fajit, e turpit, e frikės, konfliktit dhe injorancės, tė gjitha kėto mund ta
bllokojnė ose pengojnė ndjeshmėrinė seksuale. Nėse ne kemi ndonjė nga problemet qė
vijojnė, i detyrohemi vetes sonė tė marrim mė tepėr informacion. Nuk duhet tė presim
apo tė kalojmė nė agoni totale para se tė fillojmė tė kėrkojmė ndihmė. Problemet seksuale
janė tė zakonshme.
Problemet me orgazmėn
Shumė prej nesh e kanė tė vėshtirė qė tė kalojnė nė orgazėm. Turpi qė tė eksplorojmė dhe
tė prekim veten tonė na pengon qė tė mėsojmė se si tė arrijmė vetė nė orgazėm nėpėrmjet
masturbimit. Njė sėrė problemesh na pengojnė tė kemi orgazma kur jemi me dikė tjetėr.
Mė poshtė jepen disa arsye:
· Ne nuk e vėmė re ose e keqkuptojmė atė qė po ndodh me trupat tanė teksa ndizemi.
Jemi shumė tė preokupuar me gjėrat abstrakte -si ta bėjmė mirė, pse ne nuk na ecėn mirė,
ēfarė mendon i dashuri pėr ne, nėse i dashuri ynė ėshtė i paduruar, nėse i dashuri ynė
e mban dot - ndėrkohė qė ne shumė mirė mund tė pėrqendroheshim te ndjenjat dhe jo te
mendimet.
· E ndiejmė ekstimin, por kemi frikė se nuk do tė kemi orgazėm dhe nuk duam tė
bezdisemi me prova, ndaj i shtypim ato reagime seksuale.
· Kemi frikė tė kėrkojmė tepėr dhe tė dukemi shumė kėrkuese
· Kemi frikė se nėse i dashuri pėrqėndrohet te kėnaqėsia jonė, do tė ndihemi kaq nėn
trysni pėr tė kaluar sa nuk do tė jemi as tė afta - dhe pastaj nuk kalojmė.
· Po pėrpiqemi tė kemi orgazma tė njėkohshme, gjė qė rrallė ndodh pėr shumė prej nesh.
Kėnaqėsia mund tė jetė njėlloj edhe nėse vijnė veēmas.
· Jemi nė konflikt me personin me tė cilin po flemė, ose tė inatosur me tė. Nė mėnyrė tė
pandėrgjegjshme ne mbajmė pėrbrenda orgazmėn si tė ishte njė rrugė vetpėrmbajtjeje.
· Ndihemi nė faj qė po bėjmė seks dhe nuk ia lejojmė vetes qė ta shijojmė atė me tė
vėrtetė.
Mungesa e interesit pėr seksin: Kundėrshtimi seksual
Pėr ndonjė prej nesh, konfliktet qė kemi me vetveten dhe seksin janė kaq tė thella se nuk
jemi kurrė tė interesuara pėr tė. Ne mund tė ndjejmė njė ndjeshmėri tė shtuar, tė
pakėndėshme ndaj prekjes ose tė jemi aq tė ndjeshme ndaj gudulisjeve saqė tė mos mund
tė relaksohemi. Trupat tanė kanė njė arsye qė reagojnė nė kėtė mėnyrė dhe na mbrojnė
nga pėrvoja seksuale qė nė kėtė pikė nuk do tė mund t'i kontrollonim dot mė. Ky do tė
ishte njė moment kur ne mund tė fillonim tė kėrkonim ndihmė profesionale.