Cilat janė dhjetė armėt e sė ardhmes
Luftėrat do tė ishin shumė mė tė lehta, pėr palėn qė do kishte nė dispozicion armėt perfekte. Kėto janė armėt e sė ardhmes, robotė tė armatosur qė nuk vėnė nė rrezik jetėn e ushtarėve, automatikė tė lehtė si pupėl, pushkė me saktėsi qė deri mė sot nuk ka ekzistuar. Janė kėto armėt qė janė nė testim e sipėr ose disa prej tyre dhe janė pėrdorur pėrgjithėsisht nė luftėn nė Irak. Revista elektronike Askmen ka kompozuar njė listė tė armėve mė inteligjente e efikase qė janė krijuar deri mė sot.
Mitraloz 8 Megajoule Electromagnetic Railgun
Prodhues: Marina amerikane
Kjo armė pėrbėn hapin e parė tė marinės amerikane pėr tė krijuar njė armė qė mund tė gjuajė me tetė herė shpejtėsinė e zėrit. Arma nuk pėrdor energji shpėrthyese, por krijon njė fushė elektromagnetike. Mitralozi i ri mund tė shėrbejė pėr tu dhėnė fund luftėrave mė shpejt se zakonisht duke shpėrndarė njė ngarkesė vdekjeprurėse tė njėjtė me bombėn atomike. Gjithashtu mund tė mbrojė mė shumė ushtarėt duke qenė se arrin tė mbulojė njė sipėrfaqe tė madhe. Mendohet se kėto do jenė nė pėrdorim nė vitin 2020.
Parzmore trupi lėkure Dragon Skin
Prodhues: Pinnacle Armor, SHBA
Parzmorja e forcave tė armatosura amerikane ėshtė zakonisht i pėrbėrė nga pllakėza qeramike dhe sa mė shumė plumba tė marrė nė njė vend aq mė tė mėdha janė gjasat qė ajo tė thyhet. Ndėrsa Dragon Skin ka forcė e fleksibilitet dhe jo vetėm qė pėrballon mė shumė goditje, por gjithashtu mund tė shpėrndajė goditjen nė njė sipėrfaqe mė tė madhe. Ky jelek anti-plumb u ėshtė nėnshtruar testeve tė panumėrta me goditje nga tė gjitha anėt dhe ka dalė i padėmtuar, por me ca probleme tė vogla. Aktualisht disa jelekė anti-plumb pėrdoren nga skuadrat speciale, por ėshtė vendosur tė mos pėrdoren nė luftė deri sa tė mos ketė dyshime pėr cilėsinė.
Predha Metal Storm Stacked Projectiles
Prodhues: Metal Storm Technology, Australi
Kėto predha kombinojnė tytėn me karikatorin. Kur shkelet kėmba, impulset elektronike mbėrrijnė tek plumbat duke i ndezur tė gjithė ato me njė shpejtėsi tė rrufeshme dhe me njė shkallė prej 16 mijė xhirosh nė sekondė. Metal Storm gjithashtu mund tė modifikohet pėr lėshimin e granatave me njė shkallė prej gjysmė milioni xhirosh nė minutė. Kjo ėshtė arma automatike mė e shpejtė nė botė. Metal Storm ėshtė akoma nė njė fazė testimi dhe duhet tė certifikohet pėr pėrdorim. Kjo armė gjithashtu do tė bashkohet me iRobot pėr krijimin e njė roboti tė armatosur.
Bomba CBU-97 Sensor Fused Air Deployed Bomb
Prodhues: U.S. Air Force, SHBA
CBU-97 ėshtė bomba mė inteligjente e Forcave Ajrore. Ajo mund tė kėrkojė nė njė rreze prej rreth 500 metrash dhe mund tė fshijė nga faqja e dheut njė fushė beteje tė mbushur me tanke, automjete dhe bunkerė. CBU-97 ėshtė si njė raketė hapėsinore e lėshuar sė prapthi. Ēdo njėsi pėrdor fuqinė e raketės dhe njė parashutė tė vogėl qė ndihmon pėr tė rrotulluar aparaturat kėrkuese qė eksplorojnė vendin me anė tė sensorėve me lazer. Bomba CBU-97 ėshtė pėrdorur pėr herė tė parė nė mars tė vitit 2003 gjatė pushtimit tė Irakut.
CheyTac Intervention M-200
Prodhues: CheyTac LLC., SHBA
Pushka CheyTac Intervention M-200 (LRRS) qėllon mė larg se ēdo armė tjetėr deri mė sot. Nė qendėr tė kėsaj arme ndodhet njė sistem balistik, ku shpejtėsia e erės, rezistenca dhe rrotullimi i tokės llogariten nė goditjen e radhės. Kjo armė shėrben pėr saktėsinė qė ka dhe njė gjuajtje e saj ėshtė e barabartė me goditjen e sigurt tė shėnjestrės. Arma CheyTac Intervention M-200 ėshtė njė armė standarde pėr skuadrėn e Forcave Speciale Turke dhe marinėn e ushtrisė turke.
SWORDS Robot i armatosur
Prodhues: TALON Robotics
at Foster-Miller, SHBA
Imagjinoni njė ushtar qė nuk ha e qė nuk fle. Ky ėshtė Swords, roboti i parė i armatosur, tė cilin revista Time e cilėsoi si njė prej shpikjeve mė tė rėndėsishme tė shekullit. Ky robot mund tė pajiset me gjithēka qė prej mitralozit e deri tek hedhėsit e raketave apo granatave. Roboti mund tė ngjitet nė shkallė, mund tė zhytet nėn ujė dhe tė ecė nėpėr borė, rėrė e shkėmbinj. Mund tė shohė nė errėsirė dhe ėshtė i pajisur me dy kamera zmadhuese. Nė vitin 2007 janė pėrdorur tre robotė Talon Swords nė misionet nė Irak.
Avion Boeing YAL-1 Airborne LaserBoeing
Prodhues: Boeing/U.S. Air Force, SHBA
Avioni Boeing YAL-1 Airborne Laser (ABL) ėshtė i ndėrtuar pėr ti ndėrprerė rrugėn dhe pėr tė qėlluar raketat me njė lazėr kimik oksigjeni e jodi (COIL) i montuar nė hundėn dhe mbulesėn e sipėrme tė tij. Ky avion mund tė godasė njė raketė me shpejtėsinė e dritės. Ky avion mund tė godasė raketa me njė shpejtėsi mė tė madhe dhe tė saktė se ēdo armė anti-balistike. Ai mund tė shkatėrrojė raketat pėrpara se ato tė dalin nga territori armik. Ky avion ka kryer fluturimin e parė tė testit nė vitin 2002 pėr tė qenė gati nė vitin 2008, por u shty pėr verifikime tė mėtejshme.
CornerShot
Prodhues: Corner Shot Holdings LLC, Izrael
Pistoleta origjinale CornerShot ėshtė njė pistoletė gjysmė automatike me njė nyjė nė qendėr qė lejon tytėn tė rrotullohet nga e majta nė tė djathtė, ndėrkohė qė doreza dhe kėmbėza mbeten tė palėvizshme. Kjo armė shfaqet tek filmi Wanted e pėrdorur nga Angelina Jolie. CornerShot ka avantazhi nė situata pengmarrjeje. Ndėrkohė qė operativi mund tė qėndrojė i sigurt pas njė muri, arma mund tė godasė nga njė cep dhe armiqtė se kuptojnė se nga vijnė goditjet. Kjo armė ėshtė pėrdorur nga forcat speciale nė 15 vende duke pėrfshirė kėtu Izraelin dhe SHBA.
Active Denial System
Prodhues: Ushtria amerikane, SHBA
Active Denial System (ADS) shėrben pėr tė zhdukur armėt e lehta. ADS pėrdor njė rreze elektromagnetike tė padukshme pėr tė krijuar ndjesinė e djegies sė lėkurės tek kundėrshtarėt, por qė nuk ėshtė vdekjeprurėse. ADS shėrben pėr tė ēorientuar, shpėrqendruar dhe shpėrbėrė kampin armik duke pėrdorur njė forcė, e cila nuk ėshtė vdekjeprurėse. Sidoqoftė ka akoma pikėpyetje pėr aplikimin e mundshėm si njė armė torture dhe nėse nuk ka realisht efekte tė mėvonshme mbi trupin e njeriut. ADS pritet tė pėrdoret nė Irak nė fund tė vitit 2008.
Mitralozi TDI KRISS Super V XSMG Submachine
Prodhues: Transformational Defense Industries, Zvicėr
Ndėrkohė qė armėt automatike kanė zmbrapsje tė fortė, TDI KRISS Super V XSMG Submachine ka njė sistem tė rinovuar dhe mund tė pėrdoret duke e mbajtur drejt dhe jo tė mbėshtetur nė shpatull, si armėt e tjera tė kėtij lloji. Me sistemin qė ka, kjo mund tė kthehet nė njė armė lehtėsisht tė pėrdorshme dhe pėrdoruesit e saj mund tė mbajnė edhe nėse janė nė terrene tė vėshtira. Nė fushėbetejė nuk ka mundėsi tė dytė dhe kjo armė ka shpejtėsinė dhe lehtėsinė e duhur tė pėrdorimit. Aktualisht KRISS ėshtė fazėn finale tė testimit.