Nė qoftė se nuk ia del dot vetė, lexoji mė poshtė metodat mė efikase. Nė pritje tė ilaēeve te reja dhe tė njė vaksine antinikotine.
Pos nikotinės dhe katranit, njė njė cigare gjenden madje edhe 4000 kimikalie tė ndryshme, nga tė cilat 200 sosh kanė cilėsi toksike, kurse 43 kanė cilėsi kancerogjene, ndėrkaq tė gjitha kėto nėpėrmjet pirjes sė duhanit hyjnė nė secilėn qelizė tė organizmit.
Sipas disa hulumtimeve, pos nikotinės, katranit, hekurit, aluminit dhe zinkut, nėpėrmjet pirjes sė duhanit nė organizmin e njeriut hyjnė kimikaliet tė cilat mund t'i gjejmė nė mjetet pėr pastrimin e dyshemeve, bakterieve, nė karburante tė anijeve kozmike (metan), nė helm pėr minj (arsen), nė gaz pėr shkrepsa (butan), dioksid tė karbonit, e madje edhe disa elemente tė gazit qė shfrytėzohen nė komorat pėr ekzekutim.
Substanca kryesore psikoaktive e duhanit ėshtė nikotina, alkaloid i cili ngrit tensionin e gjakut dhe shpejton punėn e zemrės, andaj shkakton varėsi tė rėndė fizike. Gjysmėkoha e matabolizimit tė nikotinės ėshtė dy orė, pas sė cilės kohė sasia e nikotinės nė gjak bjen dhe paraqitet nevoja pėr ndezjen e cigares tjetėr.
Disa nga sėmundjet e mundshme janė ndezja e traktit tė frymėmarrjes, bronkitisi kronik, emfizema, kanceri nė mushkėri, infarkti, ērregullimet e qarkullimit tė gjakut, sėmundjet e dhėmbėve, pika nė tru, keqėsimi i tė pamit dhe tė tė dėgjuarit, madje edhe verbimi te personat e moshės 65 vjeē.
Cigaret mund tė zvogėlojnė efektin e barnave dhe fuqinė seksuale, mund tė keqėsojnė tretjen e ushqimit dhe tė shpejtojnė plakjen, ndėrkaq prija e duhanit lidhet edhe me gėrhitjen, vėshtirėsimin e frymėmarrjes gjatė gjumit, pastaj ndikon edhe nė shtimin e qimeve tė trupit te femrat.
"Nuk kam pasur ndonjė herė kaq kollė sa tani qė e kam lėnė duhanin", ėshtė kjo ankesa tipike e ish-duhanxhinjve, tė bindur se ishin mė mirė kur pinin njė paketė cigare nė ditė. Nė fakt kolla dhe gėlbaza shfaqen shpesh dhe nė mėnyrė insistuese tek ata qė e kanė lėnė duhanin. Por kjo ėshtė njė shenjė e mirė, sepse vjen ngaqė pushi qė vesh pjesėn e brendshme tė bronkeve fillon tė funksionojė, ndėrkohė qė mė parė ishte paralizuar nga duhani dhe nė kėtė moment nxjerrin gėlbazen e depozituar nė bronke.
Femrat, sipas disa studimeve, posaēėrisht rrezikohen nga pirja e duhanit - mė lehtė sėmuren nga kanceri nė mushkėri, ndėrsa mė sė vėshtiri mund ta braktisin duhanin.
Pirja e duhanit gjatė shtatzėnėsisė mund tė jetė shumė e rrezikshme pėr shėndetin e fėmijės sesa konsumimi i kokainės; mund tė paraqiten ērregullime tė ndryshme, shtohet rreziku i sėmundjes nga astma si edhe zvogėlimi i peshės sė fėmijės. Vetė shtatzėnat qė pijnė duhan shtojnė rrezikun e sėmundjes nga kanceri nė mitėr dhe nga gjakderdhja vagjinale.
Studimet mė tė reja tregojnė se duhani shkakton edhe rrudhat. Nikotina krijon probleme me kėmbėt, qė me kalimin e kohės mund tė bėhen kronike.
Sipas disa studimeve, nikotina nė sasi tė mėdha vepron nė mėnyrė stimulative dhe euforike sikurse kokaina dhe amfetamina.
Hulumtimet e ndryshme flasin pėr njė sėrė efektesh pozitive tė nikotinės, si p.sh. pėrmirėsimi i koncentrimit dhe tė mbamendjes, ndėrkaq ekzistojnė edhe aktivistėt tė cilat tentojnė tė dėshmojnė sesi tė gjitha tregimet negative pėr duhanin janė produkt i padijes dhe i paranojės, sesi asnjė efekt negativ nė tė vėrtetė nuk ėshtė dėshmuar andaj pirja e duhanit madje zgjat jetėn(!)
Pos terapisė grupore, ekzistojnė edhe disa metoda tė tjera pėr braktisje tė duhanit: flasterėt dhe ēamēakėzėt (pėrmbajnė nikotinė dhe ndihmojnė nė pėrballimin e krizės sė abstinencės), hipnoza, joga, akupunktura dhe psikoterapia, ndėrkaq kėtu bėjnė pjesė edhe spreji nikotinė pėr hundė, tableta nė bazė tė bupropionės (antidepresivėt) dhe injeksionet tė cilat do tė nxirren nė tregun botėror.
Tė gjitha dobitė pėr ata qė e lėnė duhanin
T'i thuash lamtumirė cigares, ėshtė pa dyshim e vėshtirė. Sepse nikotina ėshtė njė substancė qė krijon varėsi, me tepėr se drogat dhe shkakton simptoma abstinence edhe tė forta: vėshtirėsi pėrqendrimi, irritueshmėri, depresion, ankth, pagjumėsi.
Pas dy orėsh
Nikotina e cigares fillon tė eliminohet nga trupi nėpėrmjet urinės.
Pas 12 orėsh
Monoksidi i karbonit zhduket nga organizmi, kėshtu qė gjaku ėshtė nė gjendje tė ēojė mė me efikasitet oksigjen nė inde.
Pas njė jave
Tė gjitha shqisat, e nė mėnyrė tė veēantė, ajo e shijes, bėhen mė tė mprehta. Fryma pėrmirėsohet, dhėmbėt e flokėt janė mė tė pastėr. Edhe lėkura ka njė ngjyrė mė roze. Zhduken simptomat e abstinencės.
Pas njė muaji
Epiteli me push i rrugėve tė frymėmarrjes, i dėmtuar nga duhani, riformohet dhe kėlbaza hiqet nga bronket. Bie rreziku i infeksionit tė rrugėve tė frymėmarrjes.
Pas njė viti
Rreziku i patologjive kardiovaskulare, d.m.th infarktit apo iktusit, bie nė mėnyrė tė ndjeshme.
Pas 6/7 vjetėsh
Rreziku i zhvillimit tė njė tumori nė mushkėri nuk rritet dhe pas disa vjetėsh mund tė arrijė afėrsisht nė nivelin e njė njeriu qė nuk ka pirė kurrė duhan.