1-ZEMRA/MURRIZI
Murrizi, ėshtė shumė i njohur nė vendin tonė. Ajo qė duhet theksuar, lidhet ngushtė me faktin se pėr Mjekėsinė Popullore, murrizi nuk ėshtė vetėm njė shkurre, qė shėrben si ushqim pėr kafshėt, por edhe njė bimė e pasur me substanca, tė cilat ndihmojnė nė parandalimin dhe lehtėsimin e shumė sėmundjeve.
Kryesisht ndihmon tė gjithė ata qė kanė probleme me zemrėn, pasi forcon muskujt e kėtij organi dhe i siguron ritėm normal. Kjo bimė ėshtė e pasur me lėndė vepruese. Pėrmban substanca flavonike, adeninė, adenosinė, guaninė, aminopurinė, krategalaktone dhe derivate tritepenilė. Ēaji ndihmon edhe kur tė sėmurėt ndiejnė dhimbje tė zemrės. Nė kėto raste kėshillohet qė, pėrveē pirjes sė ēajit, i sėmuri duhet tė drejtohet patjetėr pėr vizitė te mjeku pėrkatės. Rezultate tė shkėlqyera jep ky ēaj edhe pėr tė normalizuar goditjet e forta, qė pėson ky organ.
2-MIGRENA/BAR-BLETA
Bar bleta ėshtė njė bimė mjaft e njohur nė mjekėsinė popullore. Prej kohėsh ēaji i pėrftuar nga kjo bimė ka ndihmuar nė parandalimin dhe lehtėsimin e shumė sėmundjeve. Njė rol tė rėndėsishėm lulebleta luan nė qetėsimin e dhimbjeve tė migrenės. Ēaji rekomandohet kryesisht kur ajo karakterizohet nga dhimbje tė forta tė kokės dhe sidomos nė gjysmėn e saj. Nė kėtė rast kėshillohet tė pihet menjėherė njė gotė ēaj barblete. Shumė shpejt tė sėmurėt do shohin rezultatet e shkėlqyera tė bimės. Ky ēaj ndihmon edhe nė parandalimin dhe qetėsimin e sėmundjeve tė shfaqura nė mėlēi.
3-GURĖT NĖ TĖMTH/RIGONI
Bima aromatike shpesh ėshtė me nuancė tė kuqe tė dobėt. Gjethet i ka tė holla dhe nė formė vezake. Kėrcelli i rigonit ka gjithmonė ngjyrė tė gjelbėr. Bima lulėzon nga muaji qershor deri nė shtator dhe ka njė lartėsi deri nė 15 centimetra. Gjendet nė ferra e pyje. Vetitė e rigonit nė kurimin e sėmundjeve e kanė bazėn te pėrbėrėsit e tij. Kjo bimė ėshtė e pasur me vaj kariofilenė, timolo, karvarkrolo dhe terpininė. Janė pikėrisht kėta komponentė, qė i japin bimės vlera. Rigoni ėshtė njė luftuesit kryesorė tė gurėve nė tėmth, pikėrisht pėr kėtė arsye rekomandohet pėrdorimi i rigonit gjatė konsumimit tė ushqimeve tė ndryshme.
4- RĖNIA E FLOKĖVE/HITHRA
Nė mjekėsinė popullore hithra njihet si mbretėresha e bimėve mjekėsore, pėr shkak tė efekteve tė saj pozitive nė shėrimin e disa sėmundjeve. Pėrdorimi i kėsaj bime gjatė periudhės sė pranverės ndihmon nė pastrimin e gjakut dhe te tė sėmurėt me anemi. Nė kozmetikė ndihmon kundėr rėnies sė flokut dhe zbokthit. Personat qė kanė probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokės me lėngun qė pėrftohet nga zierja e hithrės. Ėshtė mirė qė larja tė kryhet dy herė nė javė dhe tė vazhdojė deri nė eliminimin pėrfundimtar tė zbokthit. Larja e kokės me ujin e hithrės kėshillohet edhe pėr ata qė kanė probleme me rritjen e ngadaltė tė flokut.
5- HIPERTENSIONI/LIMONI
Njė mėnyrė mjaft e suksesshme pėr uljen e tensionit tė lartė tė gjakut, ėshtė lėngu i limonit. Mjekėt popullorė rekomandojnė lėngun e pėrftuar nga shtrydhja e tė paktėn 4 kokrrave nė ditė. Lėngu mund tė pihet ashtu siē ėshtė ose i ėmbėlsuar. Kura me limon kėshillohet tė zgjasė pėr 2 muaj. Sėmundja e hipertensionit, ėshtė pasojė e ērregullimeve tė funksioneve tė aparateve nervore qendrore, qė marrin pjesė nė rregullimin e presionit tė gjakut. Por ajo mund tė shfaqet edhe me rritjen e moshės si dhe prej sėmundjeve tė veshkave. Shenjat e sėmundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, nė fazat fillestare, lėkundet me ngritje e zbritje dhe mė vonė stabilizohet me shifra tė ngritura.
6- SPINAQI/ REUMATIZMA
Bima e sinapit para 300 vjetėsh pėrdorej nga kinezėt si erėz pėr ti dhėnė shije ushqimeve. Mė pas njė mjek grek, pas eksperimenteve tė kryera me tė, zbuloi se sinapi mund tė pėrdorej pėr lehtėsimin e dhimbjeve tė reumatizmės. Nė sajė tė esencave, qė lirohen nga farat e sinapit, duke i shtypur dhe mbajtur nė ujė me temperaturė 25 deri 35 gradė, lėngu ka veti tė irritojė dhe tė skuqė lėkurėn. Pėr efektin qė jep nė lėkurė, sinapi nė formė banjash pėrdoret pėr tė aktivizuar qarkullimin e gjakut. Nė kėtė mėnyrė pakėson ose mund ti largojė plotėsisht dhimbjet reumatizmale. Kurimi i sėmundjes mund tė bėhet nė dy mėnyra. Sė pari, farat e sinapit pasi bluhen pėrftohet njė pluhur, i cili pėrdoret pėr tė krijuar njė masė nė formė brumi dhe vendoset nė vendin ku ndihen dhimbjet.
7-MYKU/VAJI ETERIK
Kundėr mykut tė formuar nė lėkurė mjekėsia popullore kėshillon pėrdorimin e dy deri nė tri pika nga masa e pėrgatitur me vaj eterik dhe ujė. Kjo pėrzierje hidhet nė njė shishe me spruco dhe lyhet pjesa e lėkurės, ku ėshtė shfaqur myku. Pėr tė parė rezultatet duhet tė kalojnė plot 10 ditė. Gjatė kėsaj kohe vaji eterik do ta mbysė mykun e formuar dhe do kemi njė lėkurė tė shėndetshme. Specialistė tė kėsaj teorie theksojnė se vaji eterik ėshtė elementi bazė pėr luftimin e mykut, madje edhe medikamentet duhet tė kenė nė pėrbėrjen e tyre patjetėr nga ky lloj vaji. Gjithashtu pėrdorimi i vajit eterik, bėn mirė edhe fėmijėve tė vegjėl, madje parandalon mykun nė tė ardhmen.
8-SHIKIM I DOBĖT/MANAFERRA
Ditėt e sotme po rritet ndjeshėm numri i personave qė kanė probleme me shikimin. Kjo edhe si shkak i pėrdorimit pa kriter tė kompjuterit, me orare tė zgjatura dhe sidomos gjatė orėve tė vona tė natės. Mė mirė sė pėrdorimi i medikamenteve tė ndryshme qė m und tė blihen nė farmaci, pėr tė gjithė ata qė kanė probleme me shikimin vjen njė teori e re nga mjekėsia popullore. Sipas saj pėr tė pėrmirėsuar shikimin e dobėt pihet ēdo ditė njė gotė me lėng karote. Pėr tė pėrmirėsuar shikimin gjatė natės pėrzihen 30 pika lėng manaferrash me 50 gramė ujė. Kjo masė pihet tri herė nė ditė. Gjithashtu mund tė pihen dy gota me lėng manaferre nė ditė.
9- TEMPERATURA E LARTĖ/SHEREBELA
Bima e sherebelės ėshtė njė bimė, qė shėrben jo vetėm pėr qetėsim apo pėr kurimin e disa sėmundjes, por shumė lehtė ajo mund tė ulė edhe temperaturėn e lartė. Ēaji i pėrgatitur nga bima e sherbelės mund tė pihet ēdo mėngjes esėll dhe nė mbrėmje vonė. Kėshillohet tė pihet dy gota prej kėtij ēaji. Bari i etheve ėshtė njė nga bimėt, qė njihet nė mjekėsinė popullore si njė ndėr bimėt mė tė rėndėsishme, qė bėjnė uljen e menjėhershme tė temperaturės, edhe kur ajo pėrsėritet herė pas here dhe nė mėnyrė periodike. Pas zierjes sė barit tė ethes, lėngu i pėrftuar pihet dy herė nė ditė nga njė filxhan. Ēaji mund tė pihet i ėmbėlsuar ose jo sipas dėshirės.
10-PAGJUMĖSIA/ VALERIANA
Bima e valerianės, e njohur pėr aromėn e saj karakteristike jo fort tė kėndshme, ka edhe efekte shumė tė mira nė qetėsimin e sistemit nervor dhe rezultatin e shpejtė, qė jep pėr tė luftuar pagjumėsinė. Rrėnjėt, tė cilat ndihmojnė nė lehtėsimin e sėmundjeve, janė tė pasura me esencė, kamfen, pinen, alkaloide, si dhe shumė acide, si ai valerianik, alkoole e ketone. Janė pikėrisht kėto pėrbėrės, qė i japin bimės aftėsinė e qetėsuesit.
Nėse ndiheni nervoz dhe keni stres kėshillohet tė pini ēajin e valerianės dhe rezultatet do tė jenė tė menjėhershme, por ēaji mund tė pihet edhe nė tė gjitha format e shfaqjes sė nervozizmit. Nė dhimbjet e kokės dhe nė veēanti ato tė migrenės ėshtė e kėshillueshme tė pini ēajin e pėrftuar nga rrėnjėt e valerianės. Ēaji tė pihet 3 herė nė ditė deri nė 1 muaj.
11-DJERSITJA/SYTHET E PLEPIT
Midis bimėve tė shumta tė padėmshme pėr organizmin, qė pėrdoren nė mjekėsinė popullore pėr tė ndalur djersėn e padėshirueshme, kėshillohen edhe sythet e plepit. Sythet janė tė pasura me glukozidinė, salcinė e populinė, taninė, substanca flavonike, esencė. Nė sajė tė kėtyre pėrbėrėsve, ēaji i pėrgatitur me sythet e plepit eliminon djersėn e padėshiruar. Kėshillohet qė ēaji tė pihet pak minuta para se tė dilni nga shtėpia dhe rezultatet do tė jenė tė dukshme. Gjithashtu ēaji me sythet e plepit, me mjaft sukses pėrdoret edhe nė mjekimin e rrugėve tė urinės, pasi pėr shkak tė elementeve pėrbėrės pengon zhvillimin e mikroorganizmave, duke mos lejuar shfaqjen e infeksioneve. Prandaj pėrveē ēajit, shpesh kėshillohet edhe larja e herėpashershme me lėngun e pėrftuar prej sytheve.
12-HELMET NĖ ORGANIZĖM/ KOPRA
Bima e koprės, pėrveē shijes mjaft tė mirė qė jep nė gatime, ndikon dukshėm edhe nė pėrmirėsimin e shėndetit. Nė mjekėsinė popullore bima e koprės njihet qindra vjet mė parė. Ēaji i pėrftuar ka dhėnė rezultate tė shkėlqyera nė shkrirjen e gurėve nė veshka. Mjekėt popullorė rekomandojnė pirjen e 2 deri 3 gotave me ēaj kopre dhe shumė shpejt tė sėmurėt do tė shohin rezultatet. Bima jo vetėm qė ndikon nė veshka, por edhe nė rrugėt urinare dhe shkakton urinim tė shpeshtė, duke ndihmuar nė pastrim tė organizmit nga helmet pėrmes urinimit. Ēaji i koprės ndihmon edhe ata qė vuajnė nga anemia, apo siē i thonė ndryshe, pagjakėsia. Pėr shėrimin e sėmundjes shėrbejnė farat e koprės, 1 lugė kaēė dhe tėrfil. Dhjetė gramė nga kjo pėrzierje hidhen nė 350 miligramė ujė tė nxehtė. Mė pas kullohet dhe kėshillohet tė pihet 3 deri 4 gota nė ditė.