Punonjesit e sigurise se nje banke jane tallur dje me policine, teksa kane dhene nje alarm te rreme per grabitje.
Ngjarja ka ndodhur ne nje nga deget e nje banke te rendesishme ne vendin tone, e cila ndodhet prane rruges Sami Frasheri ne zonen e ish-Bllokut.
Burimet policore shpjeguan se menjehere ishin mobilizuar nga frika se po ndodhte ndonje grabitje, apo ngjarje me e rende, por kur kane shkuar aty, kane vene re se kjo ka qene nje shaka pa piper e shefit te sigurise ne kete dege banke.
Sipas te dhenave policore, ngjarja ka ndodhur rreth ores 12:00, kur alarmi i deges se bankes qe ndodhet pikerisht prane sheshit Presidenti Wilson, eshte aktivizuar.
Drita e kuqe eshte ndezur ne zyrat e policise dhe menjehere jane njoftuar sherbimet e Komisariatit Nr. 2, qe patrullojne ne ate zone.
Efektivet e policise kane qene shume prane vendit te ngjarjes, nderkohe qe edhe perforcime te tjera kane mberritur aty shume shpejt.
Me pas, burimet policore tregojne se kane hyre brenda ne banke dhe aty kane takuar shefin e sigurise, i cili ka dale duke treguar se ishte vetem nje alarm fals.
Kur punonjesit e policise jane interesuar me teper ne lidhje me kete alarm fals, ai ka treguar se e kishte kryer kete veprim te papjekur per te testuar sa e shpejte ishte policia.
Uniformat blu kane mbetur te shtangura nga veprimi i rende i kryer prej shefit te sigurise, e me pas ne pamundesi per te kryer ndonje veprim kane lajmeruar eproret.