Kryeministri shqiptar Sali Berisha, kėrkon qė mes Shqipėrisė dhe Kosovės tė realizohet bashkimi i kombit, duke nėnkuptuar me kėtė, “zhdukjen e kufijve” madje lajmėroi se sė bashku me homologun Thaēi, “ne kemi njė projekt qė t’i bėjmė shqiptarėt tė ndjejnė bashkimin nė ēdo gjė”. Shefi i qeverisė shqiptare i ka bėrė pohimet nė njė intervistė qė i dha televizionit Klan Kosova nė Prishtinė.

Berisha ka folur jo vetėm pėr lidhjet mes dy vendeve por edhe pėr pėrplasjet e fundit mbi atė qė u cilėsua nga media tė Prishtinės si ndėrhyrje e Berishės nė politikėn e Brendshme tė Kosovės.

Lidhjet mes dy vendeve

Kryeministri shqiptar duke folur pėr raportet e tij me Kryeministrin e Kosovės, Hashim Thaēin, ka theksuar se “marrėdhėniet e mia me z.Thaēi janė tė shkėlqyera”.

“Unė kam pėruruar tunelin me Kryeministrin e Kosovės dhe gėzimi ynė atė ditė ka qenė i papėrshkrueshėm, pasi ajo ditė pėrbėnte njė simbolikė tė jashtėzakonshme pėr kombin”, - ka sjellė ndėr mend Berisha, ditėn e para pak muajve kur u shemb tuneli qė ndante dy vendet.

Berisha foli nė intervistė dhe pėr marrėdhėniet ndėrshtetėrore dhe projektet mes dy vendeve:

“Pas pavarėsisė sė Kosovės dhe hyrjes sė Shqipėrisė nė NATO, projekti i dy qeverive tona ėshtė bashkimi i kombit, nė kuptimin e zhdukjes sė kufijve dhe lehtėsimit tė bashkėpunimit mes bizneseve tė tė dyja vendeve”, - theksoi Berisha.

Kurse vijoi: “Ne do tė punojmė, sapo tė krijohet Qeveria e re, qė t’i zhdukim tė gjitha dallimet qė i mundojnė qytetarėt shqiptarė kur vijnė nė Shqipėri apo kur tė shkojnė nė Kosovė. Nė kėtė kontekst, me z.Thaēi ne kemi njė projekt dhe ky projekt ėshtė qė t’i bėjmė shqiptarėt tė ndjejnė bashkimin nė ēdo gjė”, ka thėnė Berisha.

Kryeministri i Shqipėrisė kėmbėngul se asgjė nuk mund ta prishė kėtė projekt madhor tė tė dyja vendeve.

“Kurrė rotacionet e pushtetit nuk mund tė rrezikojnė kėtė projekt nė tė cilin shqiptarėt kanė shumė punė pėr tė bėrė. Mendoj se janė fare primitive interpretimet jashtė kėtij konteksti”, ka thėnė ai.

Forcat politike

Sakaq, pas replikave tė fundit mbi atė qė u cilėsua nga media tė Kosovės ndėrhyrje nė punėt e brendshme, Berisha ka deklaruar se ka dhe dėshiron tė ketė raporte tė mira me tė gjitha partitė kryesore nė shtetin mė tė ri nė botė.

Kryeministri nuk mohoi se ka “raporte tradicionale me Lidhjen Demokratike tė Kosovės”, por menjėherė mė pas, shtoi se “kam raporte tė shkėlqyera me Partinė Demokratike dhe me Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės e parti tė tjera”.

Nga ana tjetėr, nuk ka fshehur dhe preferencėn pėr kreun e PDK, kryeministrin e Kosovės, Hashim Thaēi, me tė cilin theksoi se “kemi njė projekt tė veēantė, qė shqiptarėt ta ndjejnė bashkimin nė ēdo gjė”.

“Unė mbaj kontakte tė mira me ēdo forcė politike dhe ēmoj rolin e secilės prej tyre, nė arritjen e madhe, pavarėsinė e Kosovės”, tha Berisha.

Nga ana tjetėr, pohoi: “Partia Demokratike ka pasur marrėdhėnie tradicionale me Lidhjen Demokratike tė Kosovės, sepse ato ishin dy forcat kryesore”.

Por, kėtu Berisha u pėrpoq tė sigurojė se “kjo nuk pėrbėn asnjė lloj pengese pėr tė ruajtur dhe zhvilluar marrėdhėnie tė shkėlqyera me Partinė Demokratike tė Kosovės, me Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės dhe me tė gjitha forcat tjera”, duke shtuar se “unė vlerėsoj rolin e secilit prej tyre” dhe evidentuar se ata “kanė kontribute tė mėdha”.

Sipas Berishės, kėto forca politike, “kanė kontribute nė lartėsimin e ēėshtjes sė Kosovės, kanė kontribute tė mėdha nė Ekipin e Unitetit, kanė kontribute tė jashtėzakonshme nė procesin pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės”.

Si nisi debati

Deklaratat e dhėna nga Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, erdhėn pas debatit qė u hap pėr “ndėrhyrjet e tij nė skenėn politike tė Kosovės”.

Gjithēka erdhi pasi Berisha takoi pėrfaqėsues tė LDK nė Tiranė dhe u shprehu mbėshtetje duke u dėshiruar fitoren nė zgjedhjet e pritshme tė Kosovės, ēka u transmetua dhe nga komunikata zyrtare e Kėshillit tė Ministrave nė Shqipėri dhe selisė sė LDK nė Kosovė.

Por komunikata e qeverisė shqiptare u ndryshua disa orė mė vonė, duke hequr pikėrisht fjalėt qė ndezėn debatin.

Kurse Kryesia e LDK-sė kishte lėshuar njė komunikatė pėr media ku thuhej se “Kryeministri Sali Berisha rikonfirmoi mbėshtetjen e tij pa rezerva pėr zhvillimin e mėtijshėm tė LDK-sė dhe interesimin e tij tė thellė qė LDK, si parti lidere e djathtė nė Kosovė, t’i fitojė zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare”.

Mirė me tė gjithė

Citimet e mėsipėrme, u interpretuan si anim i mirėfilltė politik i Kryeministrit shqiptar dhe nga disa analistė tė Kosovės, u parapa dhe si njė deklaratė qė mund tė kishte pasoja nė bashkėpunimin e mėtejshėm mes dy qeverive nė Prishtinė dhe Tiranė.

Pikėrisht kėtė gjė nuk dėshiron kryetari i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė Sali Berisha dhe e theksoi fort nė intervistėn qė i dha mbrėmė televizionit tė Prishtinės:

“Raporti im me faktorin politik nė Kosovė ėshtė i shkėlqyer. Unė kam raporte tė mira, vėllazėrore, si me koalicionin qeveritar, ashtu edhe me opozitėn. Jam i bindur se ky rregull funksionon dhe duhet tė funksionojė edhe pėr autoritetet zyrtare dhe spektrin politik tė Kosovės. Nė tė gjithė qėndrimet tona, gjykoj se ne nuk duhet tė bėjmė dallime pėr sa i pėrket pėrkatėsive partiake”, ishte deklarata mėse sqaruese e kryeministrit shqiptar Berisha, nė intervistėn dhėnė televizionit Klan Kosova.