Emrat e studentėve tė rinj qė do tė pėrfitojnė tė drejtėn pėr tu pranuar nė universitete nė Shqipėri do tė shpallen deri nė datėn 15 shtator.
Lajmi u bė i ditur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės, sipas tė cilės, ka nisur procesi i lidhjes sė emrit tė maturantit me pikėt qė ai ka fituar dhe procesi i pranimeve tė studentėve tė rinj pėr vitin e ri akademik tashmė po pėrfundon.
11 universitetet publike nė vend kanė propozuar rreth 22 mijė kuota pėr studentėt konkurrues.
Ashtu si edhe vitet e kaluara, numrin mė tė madh tė pranimeve do ta ketė Universiteti i Tiranės, qė ka propozuar pėr tė tetė fakultetet e tij pėrbėrėse rreth 7200 kuota pranimi pėr sistemin me kohė tė plotė.