Pas pesė vitesh tė ekzistimit dhe 700 milionė dollarėve tė investuar Facebook mund tė lavdėrohet pėr 300 milionė pėrdorues nga mbarė bota.
Popullaritetin tė cilin Mark Zuckerberg dhe ekipi nuk e kanė parė as nė ėndėrr kjo faqe e ka fituar me apetitin e shtuar tė rinjve e tė moshuarve pėr lidhje shoqėrore nėpėrmes internetit.
Themeluesi 25-vjeēar u ka deklaruar mediave se shifra prej 300 milionė pėrdoruesve ėshtė nė radhėn e sukseseve tė fundit tė cilin kjo faqe interneti e ka shėnuar gjatė rritjes sė shpejtė tė popullaritetit.
Megjithatė, Mark Zuckerberg nuk ka fshehur se ekzistojnė plane qė Facebook tė zgjerohet edhe mė shumė, respektivisht se krijuesit e tij janė vetėm nė fillim, shkruan gazeta britanike The Guardian.
"Ėshtė shifėr e madhe, por ne mendojmė se vetėm sa kemi filluar me arritjen e qėllimit tonė, e ai ėshtė lidhim tė gjithė njerėzit", ka shkruar ai nė blogun e tij.
Facebook nuk po zgjerohet vetėm nė Shtete tė Bashkuara dhe nė Britani tė Madhe, por edhe nė pjesė tjera tė botės. Ėshtė paraqitur edhe versioni i lehtė i faqes pėr pėrdoruesit me lidhje tė dobėt interneti, e krejt kjo vetėm pėr tė stimuluar edhe ata tė cilėt jetojnė nė vende si India e Brazili.
Edhe njė gjė pozitive nė krejt tregim pėr Facebookun ėshtė se pas pesė vitesh e gjysmė mė nė fund ka filluar edhe tė fitojnė nga ky projekt.
"Nė fillim tė vitit kemi paralajmėruar se presim gjendje pozitive financiare nė vitin 2010 dhe unė jam i lumtur qė mund tu njoftoj se deri tek kjo ka ardhur pak mė herėt", thotė Zuckerberg. "Pėr ne ėshtė e rėndėsishme sepse Facebook po bėhet shėrbim i pavarur pėr njė periudhė mė tė gjatė", ka shtuar ai.