Ėshtė paralizuar puna nė dy portet e mėdha tė vendit, Durrės dhe Vlorė. Asnjė anije apo traget nuk del dot nė det tė hapur pėr shkak tė motit tė keq.
Burime nga kapitaneria e Durrėsit bėnė tė ditur pėr 'Shekullin' se "anijet e peshkimit dhe ato tė transportit nuk punojnė. Edhe hambarėt janė tė mbyllur pėr shkak tė lagėshtirės".

Nė Durrės, valėzimi i detit ka qenė 7-8 ballė. Moti i keq ka nisur qė nė mesnatė, duke vonuar edhe mbėrritjen e tragetit me pasagjerė nga Italia.

E njėjta situatė paraqitet edhe nė Vlorė. Prej mė se dy orėsh janė bllokuar nė port pasagjerėt e linjės Vlorė-Brindizi, pasi trageti nuk mund tė niset. Kapitaneria thotė se "deti jashtė gjirit ėshtė 8 ballė dhe brenda gjirit, 4 ballė".

Aktualisht asnjė anije nuk del dot nga moli, madje edhe njė prej tyre e ngarkuar me tulla qė u nis nė mėngjes ėshtė kthyer mbrapsht.