Rėnia e ndjeshme e temperaturave dy ditėt e fundit ka bėrė qė nė verilindje tė Shqipėrisė, nė Dibėr dhe Kukės tė ketė reshje bore nė zonat e thella malore.
Sasia e borės sė rėnė ka qenė deri ne 10 centimetra dhe nuk ka krijuar probleme nė lėvizjen e mjeteve dhe njerėzve.

Temperaturat variojne deri afėr 0 grade Celsius nė disa zona ndėrsa nė pjesėn tjetėr tė vendit ka pasur reshje shiu tė cilat kanė shkaktuar edhe pėrmbytje.

Ne qytetin e Lezhės ku rrugėt kryesore tė qytetit janė pėrmbytur po ashtu janė pėrmbytur edhe disa fshatra veēanėrisht nė Ishull Lezhe.

Hidrovorėt nuk kane punuar pėr tė larguar ujėrat pėr shkak se edhe vetė nėnstacioni elektrik pėr ore tė tėra ka qenė nėn ujė duke lėnė pa energji edhe qytetin e Lezhės dhe rrethinat.

Pėrmbytje ka pasur edhe nė Laē dhe disa fshatra tė zonės fushore. Ndėrkohė nė Lezhė, Shkodėr, Dibėr dhe Kukės janė mbledhur shtabet e emergjencave dhe janė marrė nė shqyrtim situata e rrugėve dhe zonave qė mund tė bllokohen nga dimri nė njė kohė kur kanė nisur edhe reshjet e borės nė disa zona veriore.