Ish-presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu reagon pėr herė tė parė publikisht pėr skandalin e marrėveshjes sė kufijve detare me Greqinė. I pranishėm nė njė konferencė mbi integritetin e drejtuesve, ish-kreu i shtetit kritikoi dhe bėri pėrgjegjės autoritetet dhe negociatorėt se kanė trajtuar nė mėnyre jokompetente kėtė ēėshtje delikate gjatė hartimit tė marrėveshjes me palėn greke.
“Mendoj se nuk ėshtė e vėshtirė tė konkludohet se nė kėtė mes ke tė bėsh me njė veprim qė duket qartė qė ėshtė trajtuar me njė mėnyrė jo kompetente, nga ata qė ishin ngarkuar pėr tė menaxhuar hartimin e saj”, tha Moisiu

Ish-presidenti i vendit vlerėsoi rolin e medias si njė faktor pozitiv qė realizoi transparencėn e marrėveshjes. “Fakti qė njė pjesė e mirė e medias sė pavarur u angazhua me tė drejtė dhe me forcė nė bėrjen sa mė transparente tė problemit mendoj se ishte njė faktor tepėr ndihmues pėr tė qartėsuar se ēfarė ishte e drejtė dhe ēfarė jo. Gjithashtu fakti qė miratimi i marrėveshjes u shty mė tej tregon se forca e opinionit publik dhe e medias kur tregohet integritet nė trajtimin e problemeve dhe mbahet qėndrim i tillė, jep rezultate positive“, tha Moisiu.