Partia Socialiste kėrkon nga kryeministri Sali Berisha qė tė dėgjojė kėshillat e Brukselit dhe t’i japė zgjidhje krizės nė Shqipėri.
Duke pėrshėndetur deklaratat e komisionerit pėr Zgjerimin, Olli Rehn, i cili njė dite mė parė kėrkoi nga qeveria shqiptare qė tė gjejė rrugėzgjidhjen pėr situatėn nė tė cilėn ėshtė futur vendi, sekretarja pėr marrėdhėniet me jashtė nė Partinė Socialiste, Arta Dade u shpreh se pushteti duhet tė angazhohet seriozisht pėr tė plotėsuar kėrkesat e opozitės.
"Pa hetuar zgjedhjet nuk mund tė ketė demokraci normale nė Shqipėri", u shpreh Dade, e cila ka lajmėruar protestėn e sotme qė opozita do tė organizojė nė Shkodėr.