Ministri i Brendshėm i Shqipėrisė, Lulzim Basha priti tė mėrkurėn nė njė takim raporterėt e Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės David Wilshire dhe Jaako Laakso, me tė cilėt ka diskutuar pėr pėrmbushjen e kritereve pėr liberalizimin e vizave.
“Sistemi i aplikimit dhe shpėrndarjes sė dokumenteve tė identitetit, letėrnjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike, ėshtė i sigurt, nga mė modernėt nė Evropė dhe njėkohėsisht ofron shpejtėsinė optimale tė shėrbimit ndaj qytetarėve. Deri mė tani numėrohen 245 mijė aplikime pėr pasaporta biometrike, 234 mijė prej tė cilave janė prodhuar”, u shpreh ministri Basha.

Pėrsa i takon njė kushti tjetėr tė rėndėsishėm pėr liberalimin e vizave, qė ėshtė siguria e kufijve, Basha informoi raporterėt se ėshtė pėrmbyllur instalimi i sistemit TIMS nė tė 26 pikat e kalimit kufitar, nė kėto pika ėshtė mundėsuar lidhja e drejtpėrdrejtė me bazėn e tė dhėnave tė INTERPOL-it, e po kėshtu lidhja me sistemin e analizės sė informacionit kriminal MEMEX.

Ndėrkohė po punohet pėr unifikimin e sistemit tė kontrollit nė pikat e kalimit kufitar nė modelin “one stop shop” qė do tė pėrfshijė jo vetėm kontrollin e dokumentacionit, por edhe kontrollin doganor, fitosanitar etj. Nė tė njėjtėn mėnyrė nė bazė tė vendimit tė qeverisė po punohet pėr funksionimin e Qendrės Operacionale Detare pėr kontrollin e kufirit detar.

Gjatė takimit me raporterėt Wilshire dhe Laakso, Ministri Basha informoi edhe pėr luftėn e vazhdueshme me tolerancė zero kundėr krimit tė organizuar dhe trafiqeve tė paligjshme.

Raporterėt e Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės David Wilshire dhe. Jaako Laakso vlerėsuan progresin e arritur nė fushėn e pėrmbushjes sė kritereve pėr liberalizimin e vizave tė Shqipėrisė me BE duke e cilėsuar punėn e kryer deri mė tani si mjaft efektive dhe tė suksesshme.