Ata tė cilėt dėshirojnė tė jetojnė gjatė dhe tė jenė tė shėndoshė duhet tė mendojnė pėr tė vrapuar. Vrapimi zvogėlon rrezikun nga sulmi nė zemėr, pastaj nga kanceri dhe sėmundjet neurologjike, siē ėshtė sėmundja Alzheimer, thonė hulumtuesit nga Universiteti i Stanfordit nė Kaliforni.
Personat nė moshė tė mesme, tė cilėt vrapojnė rregullisht, janė dyfish mė pak tė rrezikuar nga ndonjė sėmundje qė ua kėrcėnon jetėn, nė raport me personat tė cilėve iu mungon aktiviteti fizik.

Gjatė njė studimi nėntėmbėdhjetėvjeēar, nga grupi i ‘vrapuesve’ kanė vdekur vetėm 15%, ndėrsa nga grupi i ‘jovrapuesve’ 34%, njoftojnė autorėt e studimit. “Cilado qoftė formė e ushtrimeve energjike jep rezultate tė mira pėr shėndet. Edhe mendja e shėndoshė edhe shkenca pohojnė se nė vrapim nuk ka magji, por ėshtė thjeshtė aktivitet fizik i cili ėshtė i nevojshėm pėr jetė tė shėndoshė’, thotė njėri nga shkencėtarėt.

Ky grup ekspertėsh ka analizuar edhe mbi 280 anėtarė tė klubeve tė vrapuesve anekėnd Amerikės, si edhe numėr tė ngjashėm individėsh tė cilėt kanė qenė pjesė e grupit tė kontrollit. Tė dy grupet kanė qenė tė moshės mbi 50-vjeēare dhe kanė pasur karakteristika tjera thuajse identike. Anėtarėt e klubeve tė vrapimit kanė treguar rezultate shumė mė tė mira shėndetėsore nė ēdo vlerėsim gjatė studimit i cili ka filluar nė vitin 1984.