Kompania eBay ka arritur marrėveshje me themeluesit e Skype, pėr shkak tė padisė sė cilėve ka ardhur deri tek problemi me shitjen e njė pjese tė kėtij shėrbimi pėr telefonim nėpėrmes internetit njė grupi investitorėsh pėr dy miliardė dollarė.
Ebay ka njoftuar se marrėveshja ėshtė arritur Niklas Zennstrom dhe Janus Friis, pronarėt e firmės Joltid Ltd. rreth tė drejtave tė kontestuara autoriale mbi softuerin.

Nė fakt, ata kishin pohuar se kompania Skype po pėrdorte teknologjinė e tyre pa leje.

Padia ėshtė ngritur mu nė kohėn e shitjes sė Skype tek njė grup investitorėsh, mirėpo eBay ka arritur qė tė zgjidh tėrė kėtė situatė duke i ofruar Zennstromit dhe Friisit 14 pėr qind tė aksioneve nė Skype.

Pas kėsaj marrėveshje Zennstrom e Friis do tė kanė 14, grupi i investitorėve 56 pėr qind tė Skype, derisa eBay do tė mbaj pėr vete 30 pėr qind tė aksioneve.