Ashtu siē po ecėn me hapa tė mėdhenj teknologjia nė Shqipėri me tė njėjtin nivel po ecėn edhe pirateria.

Sipas njė studimi tė kryer nė tregun shqiptar nga “Business Software Alliance” (BSA), qė ėshtė Organizatė e Industrisė sė Programeve Kompjuterike pėr promovimin e njė bote digjitale mė tė sigurt dhe mė legjitime, del se shumica e programeve qė qarkullojnė nė kėtė treg nuk posedojnė licencė.

Gjatė periudhės sė vitit 2008,nė njė hulumtim tė kryer nga IDC rreth piraterisė, del se 77% e softuerit kompjuterik qė pėrdoret nė Shqipėri nuk pėrmban licencė.

Nė njė deklaratė pėr gazetėn “Shqip”, George Hernleben drejtor i BSA pėr Evropėn Qendrore dhe Lindore, tha se "situata ėshtė shumė shqetėsuese dhe presim njė konfirmim nga qeveria pėr tė bashkėpunuar, pasi konsideroheni ndėr tė fundit nė Evropė nė respektimin e sė drejtės. Kemi gati planet tona tė veprimit, duke nisur me trajnimet qė duhen bėrė me inspektorėt tatimorė, nė mėnyrė qė tė njihet ligji mbi tė drejtėn e autorit".

Sipas z. Herrnleben nė qoftė se pas identifikimit nuk do tė merren masa pėr licencimin nga ana e kompanive, gjoba pėr kėtė mosveprim do tė arrijė deri nė 1 milion lekė, por do tė ekzistojė mundėsia edhe pėr dėnim me burg deri nė dy vjet.shkojnė edhe nė burgim. Niveli 77% i piraterisė konvertohet nga Herrnlebent me 8 milionė dollarė, qė tregu i programeve kompjuterike tė palicencuara i ka shkaktuar dėm zyrave ligjore.

"Nė rast se qeveria shqiptare pranon tė bashkėpunojė me BSA-nė, atėherė them me siguri se informaliteti mund tė bjerė me 10 pėr qind, pas 2-3 vjetėsh", pėrfundon Herrnleben.
Tashmė Organizata e Industrisė sė Programeve Kompjuterike ka filluar aktivitetin e saj edhe nė Shqipėri dhe ėshtė gati tė kontrollojė tė gjitha programet kompjuterike tė institucioneve shtetėrore, si dhe tė bizneseve qė janė tė pranishme nė treg, pėr tė vėrtetuar licencimin e tyre.