Ministria e Shėndetėsisė e Republikės sė Kosovės ka konfirmuar se tė shtunėn, nė vendin tonė ėshtė shėnuar rasti i parė i vdekjes nga virusi i ri pandemik A H1N1.
H. A. E, i lindur mė 1978, nė fshatin B. tė Drenasit, ka ndėrruar jetė sot nė orėn 7 e 10 minuta nė Klinikėn Infektive tė Qendrės Klinike Universitare tė Kosovės.

Shenjat e para tė sėmundjes, nė mesin e te cilave edhe temperatura e ngritur mbi 38 shkallė celsius, tek i ndjeri ishin paraqitur me datė 25 tetor 2009, ndėrsa ndihma e parė mjekėsore nga ai ėshtė kėrkuar te mjeku familjar nė Drenas mė 8 nėntor 2009.

I ndjeri ėshtė hospitalizuar nė Klinikėn Infektive me datė 12 nėntor 2009 nė orėt e mesditės, ku i ėshtė nėnshtruar tė gjitha ekzaminimeve mjekėsore dhe trajtimit me Tamiflu, ndėrsa tė nesėrmen, Qendra Kombėtare pėr Grip e Institutit Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike, ka konfirmuar praninė e virusit A H1N1 tek i dyshuari pėr gripin e ri.

Mirėpo, pėrkundėr angazhimit tė shtuar dhe trajtimit mjekėsor, pacienti ka ndėrruar jetė nė ditėn e sotme.

Nė tė njėjtėn kohė, tek i ndjeri ishin konfirmuar edhe probleme tė tjera shėndetėsore si insuficiencė kardio-respiratore, infiltrime pulmonare dhe deficiencė tė shprehur imunitare.

Duke shprehur keqardhje pėr kėtė rast dhe duke i shprehur ngushėllime tė sinqerta familjes pėr humbjen e familjarit tė tyre, Ministria e Shėndetėsisė u ka bėrė thirrje tė gjithė qytetarėve pėr vigjilencė tė shtuar dhe paraqitje sa mė tė shpejtė te mjeku, sapo tė hetojnė shenja tė dyshimta tė gripit, e nė veēanti ngritje tė temperaturės mbi 38 shkallė celsius.

Njėkohėsisht, MSH ka bėrė thirrje qė tė mos krijohet panik, duke qenė se nė vendin tonė po zbatohen tė gjitha masat e rekomanduara nga OBSH pėr menaxhimin e Pandemisė sė gripit A H1N1 dhe Grupi pėr menaxhimin e situatės, do tė vazhdojė tė zbatojė secilėn masė qė do tė jetė e nevojshme, nė mėnyrė qė pasojat nga virusi i ri nė vendin tonė, tė jenė sa mė tė vogla.

Qė nga paraqitja e rasteve tė para tė Gripit A H1N1 nė Kosovė janė konfirmuar 32 raste me AH1N1 pozitive. /Telegrafi/