Piratet e rrjetit pa tel.
Vitet e fundit eshte perhapur ne permasa te konsiderushme rrjeti pa tel, i cili eshte bere nje nga mjetet e komunikimit me te preferuara me kosto te arsyshme dhe i lehte ne perdorim. Teknologjia pa tel eshte rritur shume ne perdorusat shtepiake si dhe njerez qe udhetojne. Po rritet numri i pikave te aksesit te internetit pa tel, ne dyqane, kafe, aeroporte, hotele, etj. Per te gjithe ato qe mendojne te kalojne nga lidhjet me tel te desktopave ne lidhje pa tel te laptopave, duhet mbajtur mire parasysh rreziku dhe kercenimet e jashtme qe ky sistem rrjeti pa tel paraqet. Njohja e ketyre rreziqeve, nenkupton, mbrojtjen e rrjetit pa tel dhe perdorimin e laptopit ne menyre te sigurte, per te mbrojtur, sinjalin e internetit nga vjedhjet si dhe ruajtjen e privacise, nga ekspozimi i faqeve qe sheh ne laptop, emailit, fjalekalimeve dhe materialeve te ruajtura ne laptop. Kur flasim per mbrojtje ne fushen e kompjuterave, atehere menjehere na shkon ndermend fjala siguri. Nqs nuk siguron rrjetin pa tel, cdo njeri me nje laptop qe ndodhet brenda rrezes se lidhjes tende te laptopit me piken e aksesit te internetit, mund te arrije te marre te marre internet falas nga laptopi jot. Shkalla e transmetimit te sinjalit te interneti pa tel ne ambjente te brendshme luhatet nga 50 metra deri 100 metra. Kurse ne ambjentet e jashtme shkalla e transmetimit te sinjalit nga pikat e aksesit (akses point) mund te shkoje deri ne 330 metra. Mbajtja e lidhjes se internetit pa tel krejt te pasigurte, krijon shance qe kjo lidhje interneti te perdoret nga njerez te tjere ne lagjen ku jeton dhe ndodhen brenda rrezes se transmetimit te sinjalit nga pika e aksesit. Pasojat ne kete rast jane; Rritja e numrit te lidhjeve te internetit ne serverin. Me ate server nuk lidhet vetem laptopi jot, por edhe laptopa te tjere ne lagje qe vjedhin sinjalin tend. Gjithashtu kjo krijon pasoje ne uljen e bandwidth e cila shoqerohet me shpejtesi te uleta te internetit, shfletimit te faqeve, shkarkimet dhe ngarkimet e aplikacioneve. Por ajo qe eshte me e keqja, perdorusit qe te vjedhin sinjalin, mund te abuzojne me internetin, merren me aktivitete te paligjshme, si hacking, cracking, distribucion droge, tregeti te paligjshme, etj Gjithashtu mund te monitorizohet aktiviteti i laptopit tend nga perdorus te jashtem, te pa autorizuar, mund te vidhen e, lexohen emailat, faqet qe shikon etj. Ekziston mundesia qe ato mund te te hapin skedaret ne laptopin tend, te instalojne skripte, viruse, trojane, spyware deri duke kaluar ne situata ekstreme duke marre kontroll te plote te laptopit tend, per ta fikur, ndezur, aktivizuar programe, aplikacione pa vullnetin tend, hequr, prishur, shkaterruar etj.
Nqs te gjitha sa thashe me lart ndodhin, kjo tregon qe rrjeti pa tel eshte i pasigurte. Praktika e vjedhjes se sinjalit me pak fjale nga pirate sinjali pa tel eshte kjo. Dikush me laptop me njohje te mire te sistemeve te rrjeteve pa tel me nje antene te fuqishme, mund te skanoje per rrjete pa tel te pasigurta ne zonen ku jeton dhe te arrije te krijoje lidhje me keto rrjete te pasigurta duke maskuar identitetin e tyre si hajdute. Ai gjithashtu mund te kryeje nje sulm te menduar ndaj laptopit te pambrojtur. Problemet e sigurise ne teknologjine pa teljane shume me te mprehta dhe me serioze krahasuar me rrjete tradicionale me tel. Per te mbrojtur rrjetin pa tel qe laptopi perdor duhen bere keto gjera: