Ish-drejtori i Shėrbimit Informativ Shtetėror, Fatos Klosi ėshtė paditur nga Policia e Shtetit. Kjo padi erdhi pasi Klosi deklaroi se gjatė protestės sė organizuar nga Partia Socialiste, Policia nėpėrmjet njė mjeti tė vendosur ka pėrgjuar telefonat e deputetėve dhe qytetarėve.
Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit, ka sqaruar opinionin publik se "nė asnjė rast dhe as nė procedurat standarde tė pėrdorura nga strukturat e policisė nuk ėshtė e parashikuar qė Policia e Shtetit tė kryejė veprime tė tilla".

“Sqarojmė opinionin publik se pajisja tė cilės i referohet shtetasi Fatos Klosi ėshtė blerė nga ish-Drejtuesi i Gardės sė Republikės dhe sot Deputeti aktual i Grupit Parlamentar tė Partisė Socialiste, Arben Ēuko, dhe kjo pajisje ka si funksion sigurimin dhe ruajtjen e objekteve tė rėndėsisė sė veēantė nga veprimet e mundshme kriminale”, thekson deklarata.

Nė lidhje me sa mė sipėr, Policia e Shtetit ka depozituar nė Prokurorinė e rrethit Gjyqėsor Tiranė njė kallėzim penal pėr shpifje dhe nxitje tė turmave gjatė protestės pėr shtetasin Fatos Klosi.