Italia dhe Sllovenia kanė ndėrmarrė njė tjetėr nismė pėr tė pėrshpejtuar procesin e liberalizimit tė vizave pėr Shqipėrisė.
Ministrat e Jashtėm tė kėtyre dy vendeve, pėrkatėsisht Franco Fratini dhe Samuel Zbogar, i kanė dėrguar njė letėr Presidencės suedeze tė Bashkimit Evropian ku kėrkojnė qė pėr Shqipėrinė procesi i udhėtimit pa viza pėr qytetarėt shqiptarė tė pėrshpejtohen.
Liberalizimi i vizave pėr tre shtete ballkanike, si Serbia, Mali i Zi dhe Maqedoni do tė bėhet gjatė muajit dhjetor, ndėrkohė qė pėr Shqipėrinė dhe Bosnjėn ėshtė lėnė e hapur mundėsia qė sapo tė plotėsojnė kriteret e kėrkuara, tė futen nė zonėn “Schengen”.