Hulumtimet e shkencėtarėve amerikanė tė publikuara nė revistėn Diabetes kanė treguar se gratė tė cilat kanė dhėnė gji kanė mė pak gjasa pėr t’u prekur nga sindroma metabolike, gjendje e cila i paraprin diabetit.
Studiuesit nga kompania Kaiser Permanente kanė bėrė tė ditur se koha sa mė e gjatė e dhėnies gji ka pasur efekt mė tė rritur pozitiv.

Sindroma metabolike ėshtė pasojė e disa faktorėve tė rrezikut qė lidhen me diabetin dhe sėmundjet e zemrės, ndėrsa pėrfshin tensionin e rritur tė gjakut, rezistencėn nė insulinė dhe shtresat yndyrore nė zonėn e abdomenit.

Studimi i ri ku kanė marrė pjesė 704 persona tė cilėt janė pėrcjellė pėr 20 vite, ka treguar se dhėnia gji pėr mė shumė se nėntė muaj ul rrezikun pėr sindromė metabolike pėr 56%