Dy shahistėt mė tė mirė tė Britanisė, Nigel Short dhe Luke McShane, symbyllur kanė luajtur njė lojė tė shahut, duke e hapur kėshtu turneun e famshėm London Chess Classic.
Tė ulur nė London Eye, prej nga shihet e gjithė Londra, dy shahistėt kanė luajtur me sytė e lidhur, ndėrsa kanė kėnaqur sytė e kureshtarėve tė shumtė.
Kampioni britanik Nigel Short ka thėnė: Ishte gjė e mrekullueshme tė luash shah nė London Eye. Dėm qė nuk pata mundėsi tė kėnaqem me pamjen qė ofron, mirėpo fitorja ndaj Luke e ka kompensuar kėtė gjė.
Ndėrkaq, mjeshtri Luke McShane kėshtu e ka komentuar humbjen e tij: Do tė jetė kėnaqėsi pėr mua tė luaj para publikut vendės. Tė luash shah symbyllur ėshtė gjė argėtuese, mirėpo do ti hakmerrem Nigelit nė turnir, kur do tė kem mundėsi ti shohė tė gjitha figurat dhe 64 fushat e shahut.
Short dhe McShane kanė hapur turnirin London Chess Classic, ku krahas tyre do tė paraqiten edhe mjeshtrit mė tė mėdhenj tė shahut nga e gjithė bota. Me kėtė turnir, Londra ka paralajmėruar kandidaturėn e saj serioze pėr kampionatin botėror tė shahut, qė duhet tė mbahet nė vitin 2012.