[align=justify]Trajtim i ri i diabetit; Dieta e vazhdueshme me perime ndihmon kujtesėn
Pėr njerėzit qė vuajnė nga diabeti humbjet e gjymtyrėve pėrbėjnė njė shqetėzim tė vazhdueshėm. Por njė procedure e re trajtimi duket se po i ndihmon kėta tė sėmurėve.
Ray Drogos vuan nga neuropathia, njė komplikim i rėndė i diabetit. Qarkullimi i dobėt i gjakut ka shkaktuar mpirje nė pjesė tė gjymtyrėve dhe njė plagė nė kėmbėn e tij ėshtė keqėsuar si pa u kuptuar. Ai pohon se mjekėt i thane se do tu duhet ti presin gjysmėn e kėmbės, ose gjithė kėmbėn deri tek kyēi e ndoshta deri tek gjuri.
Por kėmba e tij nuk do tė pritet falė njė procedure tė re trajtimi nė qėndrėn mjekėsore Aleksian Brothers nė Elk Grove tė shtetit Ilinoi. Pėr tė shmangur prerjen e kėmbės, Roy i ėshtė nėnshtruar njė terapie intensive me oksigjen nė kėtė pajisje tė mbyllur. Pajisja nė formė cilindri *ėshtė mbushur me 100 pėrqind oksigjen nė njė nivel mė tė lartė se atmosfera normale dhe pacienti rri i shtrirė nė tė.
Doktor Xhejms Pavlikovski thotė oksigjeni nė njė nivel tė tillė koncentrimi ėshtė aktualisht ilaē. Ky oksigjen stimulon rritjen e venave tė reja tė gjakut dhe ndihmon mbylljen e plagės. Mjekėt thonė se personat me diabet duhet ti kontrollojnė kėmbėt e veta rregullisht dhe tė shkojnė menjėherė tek mjeku nėse pėsojnė ndonjė prerje ose ēarje nė lėkurė.
Dieta e vazhdueshme me perime ndihmon kujtesėn
Dihet se perimet ndihmojnė shėndetin fizik. Por njė studim i akademisė amerikane tė neurologjisė zbulon njė tjetėr tė mirė tė perimeve. Perimet ndihmojnė edhe shėndetin mendor, thuhet nė studim.
Shkencėtarėt vėzhguan rreth 3 mijė e 700 pensionistė nė zonėn e Ēikagos, tė cilėve iu kėrkua qė tė shėnon si nė njė ditar se ēfarė ushqimesh pėrdornin gjatė njė dite. Pas 6 vjetėsh, shkencėtarėt krahasuan tė dhėnat e grumbulluara dhe vunė re se personat e moshuar qė kishin pėrdorur perime tre here nė ditė kishin pėsuar njė humbje tė kujtesės me njė ritėm 40 pėrqind mė tė ngadaltė se sa tė tjerėt qė nuk kishin pėrdorur perime rregullisht.
Studimi tregoi gjithashtu se perimet *jeshile si brokolli dhe spinaqi ishin mė tė efektshme nė kėtė drejtim, por edhe perime tė tjera si kungulli, karrota, patllexhani gjithashtu pėrmbanin vlera premtuese. Ekspertėt thonė arsyeja qė perimet ndikuan kaq pozitivisht nė forcimin e kujtesės mund tė jetė se ato janė tė pasura me vitaminė E.
Ēuditėrisht, studimi tregoi se pėrdorimi i frutave nuk ndikon nė ruajtjen e kujtesės. Pėr tė vėrtetuar tė gjitha kėto tė dhėna, nevojitet punė e mėtejshme kėrkimore. Megjithatė, studimi tregon se ngrėnia e perimeve, 3 deri 5 herė nė ditė ndikon pozitivisht nė shėndetin mendor.
nga Astrit Lulushi
Zėri i Amerikės, Uashington[/align]