Pershendetje.
Do tju lutesha shume, atyre qe marrin vesh nga kompjuterat te me ndimonin per problemin qe kam ma ndezjen e laptopit.
Kam nje Laptop Acer Aspire.
E fika si normalishte si gjithmone nje nate, dhe kur provova ta ndizja mengjesin tjeter, nuk me ndizej!
Sapo shfaqet Logo-ja e Acerit, menjehere, me del ekrani i zi, me nje mesazh te vetem qe me thote:
'' NTLDR is missing
Pres any key to restart''
Cfare do butoni qe te shtyp ne tastiere, vetem me perserit serish mesazhin e lartpermendur!
As nuk jam ne gjendje qe ta ndez edhe ne SAFE MODE, dhe as nuk mundem ta bej RECOVERY, Laptopin!
Me nje fjale nuk mundem as te shkruaj ndonje KOD apo te zgjedh ndonje opsion tjeter per rrugezgjidhje!
Ju lutem, nese ndonjeri mundet te me ndihmoje, te me jape ndonje sqarim se cka me duhet qe te bej...
Ju faleminderit...