Sipas njė raporti nga McAffe, Adobe Flash dhe Adobe Reader pritet tė jenė caqe tė mėdha pėr hakerė nė vitin 2010
Duke pasur parasysh rritjen e vazhdueshme tė njerėzve qė kryejnė transaksione dhe shpenzojnė kohė mė tė madhe pranė kompjuterit, hakerė vazhdimisht janė duke vendosur si caqe softuerin dhe shėrbimet tjera kompjuterike, si rrugė pėr tė vjedhur informacione dhe tė dhėna tjera tė vlefshme. Komuniteti i sigurisė nė anėn tjetėr ėshtė duke punuar mjaft shumė pėr tė parandaluar sulmet e grupeve tė hakerėve, qė tė komprometojnė kompjuterėt e pėrdoruesve anembanė botės.


Kompania e sigurisė McAfee ka shpalosur raportin e saj rreth Parashikimeve tė Kėrcėnimeve nė vitin 2010. Sipas raportit, nė vitin 2010 Adobe do tė tejkalojė Microsoft-in pėr sa i pėrket interesit tė hakerėve. Tradicionalisht hakerė kanė sulmuar produktet softuerike tė Microsoft si Office, mė shumė sesa aplikacionet dhe softuerin prej prodhuesve tjerė.

Figurat e McAfee tregojnė se popullariteti i produkteve tė Adobe si Flash dhe Reader, dy prej aplikacioneve mė tė shpėrndara nė botė, do tė shtyjė qė hakerėt tė kenė si cak kėto aplikacione mė shumė nė vitin 2010. “Shpėrdorimi i produkteve tė Adobe sigurisht do tė tejkalojė ato tė aplikacioneve Microsoft Office nė vitin 2010” raporton McAfee.

Sipas McAffe, Hakerėt gjithashtu pritet tė rrisin nė njė nivel mė tė lartė sulmin ndaj faqeve tė rrjeteve sociale, e gjithashtu rrezik mė i madh do tė paraqitet edhe tek aplikacionet e dorės sė tretė. Hakerėt pritet tė shfrytėzojnė pėrparėsitė e HTML 5 pėr tė krijuar Trojan dhe Botnet, qė janė nė gjendje tė punojnė pėrmes shfletuesve.

“Ne tani po pėrballemi me kėrcėnime tė reja nga rritje eksplozive e faqeve tė rrjeteve sociale, shpėrdorimi i aplikacioneve tė popullarizuara dhe teknikave mė tė avancuara tė pėrdorura nga cyber-kriminelėt, por kemi besim se viti 2010 do tė jetė njė vit i suksesshėm sa i pėrket komunitetit tė cyber-sigurisė” tha Jeff Green nga McAfee.

Shumica e sulmeve nė rrjetet sociale pritet tė bėhen nė formė tė aplikacioneve vjedhėse qė shpėrndahen pėrmes rrjetit dhe tė cilat do tė shfrytėzojnė emrat e pėrdoruesve nė listėn e miqve, pėr t’i mashtruar ata nė klikimin e linqeve tė cilat nė rastin e kundėrt ata nuk do t’i klikonin. McAfee beson se cyber-kriminelėt gjithashtu do tė fillojnė pėrdorimin e botnets pėr tė adoptuar kontrollimin e skemės peer-to-peer.

Pra keni kujdes nga aplikacionet qė lejoni tė kenė qasje nė profilin tuaj tė themi nė Facebook, dhe gjithashtu kushtojuni vėmendje linkave qė klikoni, sepse nesėr mund tė jeni edhe ju cak i sulmit.