Adobe ka konfirmuar se sulmet nė rrjetin e saj janė tė lidhura me hakerėt kinez tė vėnė nė skenė sė fundi nga Google
Gjatė ditės sė djeshme, Google deklaroi se ishte e gatshme tė largohet nga tregu Kinez pas njė serie tė sulmeve nė serverėt e saj dhe nė serverėt e sė paku njėzet kompanive tjera tė mėdha nga njė bashkėsi e gjerė e bizneseve – duke pėrfshirė internetin, financėn, teknologjinė, median dhe sektorėt e kimisė”.

Interneti ishte i mbushur me spekulime rreth kėtyre kompanive tjera dhe Adobe me qetėsi u paraqit nė skenė duke postuar nė blogun e saj se ka kuptuar qė “njė incident sigurie kompjuterik, pėrfshiu njė sulm tė sofistikuar dhe tė koordinuar kundėr sistemeve tė rrjetės sė korporatės tė menaxhuar nga Adobe dhe nga kompani tjera”.

Adobe ka deklaruar se ėshtė ende duke bėrė hetime, por incidenti dhe rasti i paraqitur nga Google janė tė ndėrlidhura.

Ėshtė ende e paqartė sesi hakerėt kanė menaxhuar tė infiltrojnė rrjetet e Google dhe Adobe, megjithatė hulumtuesit e sigurisė kanė sugjeruar se ata mund tė kenė pėrdorur PDF tė dėmshėm qė kanė keqpėrdorur lėshimet nė Adobe Reader.

Kjo ishte edhe taktika e sulmit “GhostNet cyber spook network”, pėr tė cilin hulumtuesit thonė se ka qenė i hostuar ekskluzivisisht nė Kinė dhe ėshtė pėrdorur pėr tė hakuar 1.295 kompjuterė nė 103 shtete, duke pėrfshirė edhe zyrat e Dalai Lamės.