Fundi tragjik i Antonio Puertas!
Lojtari i Seviljes, Antonio Puerta, ka "ndėrruar jetė" dje nė spitalin e Seviljes. Futbollisti 22-vjeēar ishte i shtruar nė spital qė nga dita e shtunė dhe gjendja e tij sa vinte e pėrkeqėsohej. Antonio Puerta pėsoi njė infarkt nė ndeshjen e parė tė kampionatit spanjoll midis Seviljes dhe Getafes nė "Sanchez Pizjuan". Ishte pikėrisht minuta e 30-tė e takimit, ku pas njė kundėrsulmi i lojtarėve tė Getafes, Puerta, i pashqetėsuar nga askush, ra pa ndjenja nė fushėn e lojės. Menjėherė, Dragutinoviē, njė tjetėr lojtar i Seviljes, ka vrapuar drejt tij dhe nuk e ka lejuar qė t'i zihej frymėmarrja. Pas kėsaj, Puerta ėshtė shoqėruar pėr nė spital, ku ka marrė mjekimet e para. Gjatė rrugės pėr nė spital, lojtari spanjoll kishte humbur dy herė frymarrjen dhe doktorėt kanė bėrė tė pamundurėn pėr ta kthyer nė jetė. Megjithatė nuk ishte e thėnė. Lojtari i Seviljes, pas tre ditėsh i shtruar nė spital, nuk ka mundur t'i mbijetojė vdekjes. Gjendja e tij ka qenė shumė e pėrkeqėsuar dhe kėtė e kanė konfirmuar edhe vetė doktorėt tė cilėt i kanė ndenjur afėr. Antonio Puerta ishte njė nga futbollistėt mė me vlera nė futbollin spanjoll dhe atė europian. Lojtari 22-vjeēar kishte debutuar mė parė me kombėtaren spanjolle. Me fanellėn e Seviljes, Puerta ka arritur tė fitojė pesė tituj (dy Kupa UEFA, njė Superkupė Europe, njė Superkupė Spanje dhe njė Kupė Mbreti). Loja dhe gjendja e tij e mirė, e bėri Puertėn njė nga lojtarėt mė tė kėrkuar nė Spanjė dhe Europė.