Facebook ka rritur mė shumė se dyfish numrin e pėrdoruesve tė tij nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nga 54.5 milionė nė dhjetor tė vitit 2008 nė 111.9 milionė vizitorė unik tė kėtij rrjeti nė dhjetor tė vitit tė kaluar, ka njoftuar kompania e hulumtimeve ComScore.
Suksesi i rrjetit online pėr shoqėrim nė vitin e tij tė pestė ėshtė mė i madhi pėr kėtė kompani tė uebit qė prej themelimit.

Facebook aktualisht ka rreth 350 milionė pėrdorues, me ē’rast shtatė pėr qind tė kohės sė pėrgjithshme online nė Facebook i kalojnė pikėrisht pėrdoruesit nga Shtetet e Bashkuara.

Facebooku ishte nisur fillimisht si rrjet i mbyllur tė cilin e kishte nisur Mark Zuckerberg nga Universiteti i Harvardit, pėr t’u hapur pėr tė gjithė nė vjeshtėn e vitit 2006.