YouTube definitivisht ka bėrė revolucion nė mėnyrėn me tė cilėn ne shikojmė dhe publikojmė video materialet online dhe pak kohė pas paraqitjes ėshtė bėrė lojtari kryesor nė kėtė pjesė tė tregut, mirėpo mė e mira mbi tė gjitha ėshtė se ky shėrbim ekziston qė vetėm pesė vjet.
Domeni YouTube.com ėshtė regjistruar mė 14 shkurt 2005, derisa ai ishte shpikur nga tre ish tė punėsuar tė kompanisė PayPal - Steve Chen, Chad Hurley e Jawed Karim. YouTube ka bėrė revolucion nė formėn si i shikojmė dhe i publikojmė video materialet, sepse ėshtė shėrbimi i parė i kėtij lloji i cili procedurėn e ka thjeshtuar nė maksimum.
Rritja e popullaritetit tė shėrbimit YouTube ėshtė ndihmuar edhe nga vendimi i kompanisė Google qė ta bėj atė pėr vete. Sa pėr rikujtim, Google nė tetor tė vitit 2006 e ka blerė kėtė shėrbim pėr hiq mė pak se 1.65 miliardė dollarė amerikanė.
Gjatė kėtyre pesė viteve YouTube vazhdimisht avancon shėrbimin e vet duke shtuar mundėsi tė reja dhe dihet qė ky shėrbim tanimė pėrcakton standardet nė kėtė segment tė teknologjisė pėr komunikim dhe informim.